1 Edhe ditën’ e parë të javësë vien Maria Magdhalini te varri ndë mëngjest, tuke qënë po errëtë, edhe sheh gurinë ngriturë nga varri.
2 Ecën me vrap pra, edhe vien te Simon Pietri, edhe tek ay nxënësi tiatrë që donte Jisuj, edhe u thot’ atyre: “E ngritnë Zotinë nga varri, edhe nukë dimë se ku e kanë vënë.”
3 Dolli pra Pietri edhe nxënësi tiatërë, edhe vininë te varri.
4 Edhe të dy bashkë ecëninë me vrap; edhe ay nxënësi tiatërë nxitoj përpara më shpejt se Pietri, edhe erdhi më përpara ndë varrt.
5 Edhe si u kurrus, sheh pëlhuratë tek ishinë, po nukë hyri brënda .
6 Vien pra Simon Pietri tuke ardhurë pas ati, edhe hyri ndë varrt, edhe vë re pëlhuratë që ishinë.
7 Edhe riza që ishte mbi kryet t’ati nuk’ u gjënt bashkë me pëlhuratë, po ishte pështiellë veç mbë një vënt.
8 Atëhere pra hyri edhe ay nxënësi tiatërë, që erdhi më përpara ndë varrt, edhe pa, edhe besoj;
9 Sepse edhe s’e kupëtoninë shkronjënë, se ay duhetë të ngjalletë prej së vdekurish.
10 Nxënësitë pra vanë përsëri ndëpër shtëpiat të tyre.
11 Po Maria rrinte përanë varrit tuke qjarë përjashta; edhe tek po qjante, u kurrus ndë varrt;
12 Edhe vë re dy ëngjëj me rroba të bardha tuke ndenjurë njeri prej kresë, e tiatëri prej këmbëvet, atie ku qe trupi Jisujt.
13 Edhe ata i thonë asaj: “Grua, përse qjan?” U thot’ atyre: “Sepse ngritnë tem Zot, edhe nukë di ku e kanë vënë.”
14 Edhe ajo si tha këto, u këthye prapa, edhe vë re Jisunë tuke ndenjurë, edhe nuk’ e dinte se është Jisuj.
15 Jisuj i thot’ asaj: “Grua, përse qjan? Cilinë kërkon?” Po ajo kujtoj, se është kopështari, e i thotë: “Zot, ndë e ngrite ti, thuamë ku e ke vënë, edhe unë do ta ngre.”
16 Jisuj i thot’ asaj: “Mari!” Ajo këthehet’ e i thotë: “Ravvuni!” Që do me thënë Mësonjës.
17 Jisuj i thot’ asaj: “Mos më piq, sepse edhe s’kam hipurë tek im Atë; po shko te vëllezërit’ e mi, edhe u thuaj atyre: Po hipënj tek im Atë edhe tek Ati juaj, edhe te Perëndia im edhe te Perëndia juaj.”
18 Vien Maria Magdhalini, e u ep zë nxënëset, se pa Zotinë, edhe se i tha asaj këto fialë .
19 Nd’atë ditë pra, të parënë ditën’ e javësë, si u ngrys, edhe dyert’ ishinë mbyllur’ atie ku ishinë mbëledhurë nxënësitë nga frik’ e Judhenjvet, erdhi Jisuj, edhe ndenji ndë mest, edhe u thot’ atyre: “Paqtim mbë ju.”
20 Edhe si tha këtë, u dëfteu atyre duart’ edhe brinjën’ e ti. U gëzuanë pra nxënësitë, kur panë Zonë.
21 Edhe Jisuj u tha atyre përsëri: “Paqtim mbë ju; sikundrë më dërgoj Ati, edhe un’ u dërgonj juve.”
22 Edhe si tha këtë, fryjti, edhe u thot’ atyre:
23 “Merrni Frymë të Shënjtëruarë. Kujve t’u falni fajetë, u janë falur’ atyre; kujve t’ua mbani, u janë mbajtur’ atyre.
24 Po Thomaj, një nga të dy-mbë-dhietëtë, që thuhetë Binjak, nuk’ ishte bashkë me ata, kur erdhi Jisuj.
25 Nxënësit’ e tierë pra i thoshinë: “Pam Zotinë.” Po ay u tha atyre: “Ndë mos pafsha ndë duart t’ati shenjën’ e peronavet, edhe të vë gjishtinë tim ndë shenjët të peronavet, edhe të vë dorënë time ndë brinjët t’ati, s’kam për të besuarë.”
26 Edhe pas tetë diç përsëri ishinë brënda nxënësit’ e ati, edhe Thomaj me ata, Vien Jisuj, ndonëse dyert’ ishinë mbyllurë, edhe ndenji ndë mest, edhe tha: “Paqtim mbë ju.”
27 Pastaj i thotë Thomajt: “Bierë gishtinë tënt këtu, edhe shih duart’ e mia; edhe bierë dorënë tënde, edhe vëre ndë brinjët time, edhe mos u bëj i pabesë, po besëtar.”
28 Edhe Thomaj u përgjeq, e i tha: “Zoti im, edhe Perëndia im.”
29 Jisuj i thotë: “Sepse më pe (o Thoma), besove; lum ata që nukë panë, edhe besuanë.”
30 Edhe shumë çudira të tiera bëri Jisuj përpara nxënëset të ti, të cilatë nukë janë shkruarë ndë këtë vivli.
31 Po këto u shkruanë, që të besoni se Jisuj është Krishti, i Bir’ i Perëndisë, edhe tuke besuarë të keni jetë mb’emërit t’ati.
Krie e njëzetëtë
1 E të parënë ditë të javësë Magdhalini Maria vete që mëngjes pa kdhirë edhe ndë varr, e sheh që qe ngrijturë guri nga varri.
2 U lëshua dha e vate te Simon Petrua edhe te tjatëri mathiti që kish Iisui të dashurë, e u thot’ ature: E ngrijtinë Zotnë nga varri e nukë dimë ku e vunë atë.
3 Dolli dha Petrua edhe tjatëri mathiti, e vijnë ndë varr.
4 E vrapëtoijnë të di bashkë, po ai mathitiu tjatër vrapëtoi më fort se Petrua, e arriu më përpara ndë varr.
5 E si u unj pa çarçafëtë shtirë mbënjanë, po nukë hiri ndë varr.
6 Erdhi dha edhe Simon Petrua tuke ecurë pas atij, e hiri ndë varr, e sheh çarçafetë mbënjanë.
7 Edhe destemelë që pat qënë mbi krie të tij, që nukë qe bashkë me çarçafe, po pështjellturë ndë një vënd mbënjanë.
8 Atëherë dha hiri edhe tjatëri mathiti që pat ardhurë më përpara ndë varr, e pa e besoi.
9 Sepse s’e dijnë edhe kartënë, që ai duhej të ngjallej nga të vdekuritë.
10 U kthienë dha përsëri mathitejtë ndë shtëpi.
11 E Mariaja rrijte përjashta varrit e qaj, e tek qante ujnji kokënë ndë varr.
12 E sheh di Ëngjëj veshurë ndë të bardha, që rrijnë njeri nga krei e tjatëri nga këmbëtë atje tek pasurë qënë kurmi i Iisuit.
13 E ata i thanë asaj: O grua, pse qan? U thot’ ature: Sepse ngrijtinë Zotnë tim, e nukë di se ku e vun’ atë.
14 E poqë tha këto u kthie mbë të prapë, e sheh Iisunë mbë këmbë, po nuk’ e njohu që qe Iisui.
15 I thot’ asaj Iisui: O grua, pse qan? Cilë kërkon ti? E ajo pandehu se qe zoti i kofshtit. I thot’ atij: Zot, ndë more ti atë, thuajmë ku e vure atë, e unë do ta ngrë atë.
16 I thot’ asaj Iisui: Marië. U kthie ajo, e i thot’ atij: Ravuni, që domethënë: Dhaskal.
17 I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj.
18 Vate Magdhalini Maria t’u rrëfejë mathitivet që pa Zotnë, e këto i tha asaj.
19 E si u err atë ditë të parën’ e javësë, kur qenë diertë mbillturë, tek qenë mbëjedhurë mathitejtë nga frika e Çifutet, erdhi Iisui e ndënji ndë mes të ture, e u thot’ ature: Paq mbë juvet.
20 E si tha këtë, u dëftoi ature duartë edhe brinjën’ e tij. E u gëzuanë mathitejtë si panë Zotnë.
21 U thotë dha përsëri ature Iisui: Paq mbë juvet. Sikundrë më dërgoi mua babai, edhe un’ u dërgoj juvet.
22 E si tha këto, frijti mbë ta, e u thot’ ature: Merri Shpirt Shënjt.
23 Kujt t’i ndëjeni fajetë, i janë ndëjierë, e kujt të ja mbai, i janë mbajturë.
24 E Thomai një nga të dimbëdhjetë, që quhej Dhidhimo, nuk’ ish me ata bashkë kur erdhi Iisui.
25 E i thoshnë atij të tjerëtë mathiti: Pam Zotnë. Ma ai u tha ature: Ndë mos paça ndë duar të tij plagën’ e peronavet, e të vë gjishtinë tim ndë vënd të peronavet, e të vë dorënë time ndë brinjë të tij, nukë besoj.
26 E pas tetë ditet pameta qenë mathititë ndë shtëpi, edhe Thomai bashkë me ta. Vjen Iisui ndonëse qenë diertë mbillturë, e qëndroi ndë mes, e u tha: Paq mbë juvet.
27 E pastaj i thotë Thomait: Bjerë gjishtinë tënd këtu e shih duart’ e mi; e bjerë dorënë tënde e vure ndë brinjë time, e mos u bën i pabesë, po beso.
28 E u përgjegj Thomai, e i thot’ atij: Zoti im edhe Perndia ime.
29 I thot’ atij Iisui: Sepse më pe, Thoma, besove. Lum ata që nukë panë, e besuanë.
30 Janë edhe shumë të tjera nishane bërë nga Iisui përpara mathitivet së tij, që s’janë shkruarë ndë këtë kartë.
31 E këto u shkruanë, që të besoni se Iisui është Krishti, i biri i Perndisë, e që si të besoni nd’ëmër të tij, të kini jetë të pasosurë.