1 Kishte pra edhe tenda e parë takse lutëje, edhe shënjtëroren’ e botësë;
2 Sepse u ndërtua tend’ e parë; që mb’ atë ishte edhe kandileri, edhe truveza, edhe parëvënëja e bukëvet, që ajo thuhetë Shënjtërore.
3 Edhe pas kurtinësë dytë ishte tenda që thuhetë Shënjtërorja e Shënjtërorevet,
4 Që kishte një tymtare të artë, edhe arkën’ e dhiatësë mbuluarë rreth mbë gjith’ anëtë me ar, ndë të cilënë ishte një shtëmbë e artë që kishte manënë, edhe shkopi i Aaronit që biu, edhe rrasat’ e dhiatësë.
5 Edhe përsipër asaj ishinë Qeruvimet’ e lavdisë që i lëshoninë hie vëndit përdëllyershim, për të cilatë nuk’ ështënevojë ndashti të them një për një.
6 Edhe tuke qënë ndëtuarë këto kështu, ndë tendët të parë priftëritë hynjënë kurdo të bënjënë lutëjetë.
7 Po mbë të dytënë një herë ndë vit hyn vetëmë kryeprifti, jo pa gjak, të cilin’ e bie kurban për vetëhen’ e ti edhe për fajet’ e llauzit që i bënjënë paditurë.
8 Edhe këtë e dëftente Frym’ e Shënjtëruarë, se edhe s’ishte çfaqur’ udha mbë Shënjtëroren’ e shënjtërorevet, sepse tend’ e parë edhe po qëndronte;
9 E cila ishte formë për atë kohënë që ishte atëhere, kur bininë dhurëtia e kurbane, të cilatë s’munt ta bëninë të kulluarë ndë ndërgjegjëjet atë që lutej,
10 Sepse ishin’ urdhëruarë vetëmë për të ngrëna e për të pira, e për çdo farë të larash, e për takse mishi, gjer mbë një kohë për të ndrequrë.
11 Po si erdhi Krishti, kryeprifti i të miravet që do të vinin, ndëpër një tendë me të madhe e më të hollë, jo bërë me dorë, do me thënë, jo prej kësaj ndërtese,
12 As me anë gjaku ciepësh e viçash, po me anë të gjakut ti hyri një herë ndë Shënjtëroret të shënjtërorevet, edhe fitoj shpërblim të pasosurë.
13 Sepse ndë qoftë se gjaku i demavet e i ciepëvet, edhe hiri i mëshqerësë që përskat të pugërëtë, shënjtëron për pastrimin’ e mishit,
14 Sa më tepërë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymësë pasosurë pruri vetëhen’ e ti për kurban pa palavi te Perëndia, do të pastronjë ndërgjegjëjenë tuaj nga punërat’ e vdekura, që të lusni Perëndin’ e gjallë?
15 Edhe përandaj është meshtar i dhiatësë së re, që me anë të vdekëjesë që u bë për shpërblimin’ e të kapërxyerësë porosiavet mbë dhiatën’ e parë, të marrënë të zotuarët’ e trashëgimit pasosurë ata që janë thërriturë.
16 Sepse atie ku është dhiatë, është nevojë të jetë vdekëj’ e ati që bëri dhiatënë;
17 Sepse dhiata ka fuqi mb’ ata që kanë vdekurë; sepse kurrë s’ka fuqi sa të jetë ghallë ay që bëri dhiatënë.
18 Andaj as e para nukë qe përtëriturë pa gjak;
19 Sepse kur u fol prej Mojsiut çdo porosi pas nomit mbë gjithë llauzinë, mori gjakun’ e viçavet e të ciepëvet, bashkë me ujë e me lesh të kuq e me hyssop, e përskati edhe atë vivlinë edhe gjithë llauzinë,
20 Tuke thënë: “Kyj është gjaku i dhiatësë, që urdhëroj Perëndia mbë ju.”
21 Edhe kështu përskati me gjak edhe tendën’ edhe gjith’ enët’ e shërbesësë.
22 Edhe shkurt me thënë të gjitha qëronenë me gjak pas nomit, edhe pa derdhurë gjak s’ka të falurë fajesh.
23 Ishte nevojë pra format’ e qiellorevet të qëroneshinë me këto, po ato qielloretë ishte nevojë të qëroneshinë me kurbane më të mira se këto.
24 Sepse Krishti nukë hyri ndë shënjtërore të bëra me dorë, që janë kundraformat’ e të vërtetavet, po nd’ atë qiell, që të duketë ndashti përpara Perëndisë për ne.
25 As të bierë kurban vetëhen’ e ti shumë herë, sikundrë kryeprifti hyn ndë shënjtëroret vit për vit me gjak të huajë;
26 (Sepse atëhere duhej shumë herë të pësonte shumë herë që kurë se u ngreh bota), po ndashti u çfaq një herë mbë të pastajmen’ e jetëvet, që të prishnjë fajinë me anë të kurbanit vetëhesë ti.
27 Edhe sikundrë ësht’ urdhëruarë për njerëzitë një herë të vdesënë, edhe pastaj është gjyqë;
28 Kështu edhe Krishti, një herë u pru kurban që të ngrejë fajet’ e të shumëve, do të duketë për së dyti pa faj ndër ata që e presënë për shpëtim.
Krie e nëntëtë
1 Pati pa edhe tenda e parë ritot’ e llatrisë, edhe shënjtërin’ e dheut.
2 Sepse pat qënë dërtuarë tenda e parë, tek qenë kandilieri, e mësalla, e prothesi i bukëvet, ajo që quhetë Shënjte.
3 E pas së ditësë bulicë, tenda që quhetë Shënjte e Shënjtorëvet.
4 Që mba brënda thimiaton’ e artë edhe arkën’ e dhiathiqit mbuluarë me ar mbë çdo anë; mb’atë (qe) Stamn’ e artë tek qe Manna edhe shkopi i Aaronit që biu, edhe pllakat’ e dhiathiqit.
5 E mbi atë (arkë) qenë Heruvimitë e nderçurë, që bëijnë hie. Për ato punëra nukë kam ndashti të thom një për një.
6 E si qenë bërë kështu këto punëra, sa për tendën’ e parë, atje hijnë përdita priftëritë të bëjnë punët’ e priftërisë.
7 E ndë të ditënë pa një herë ndë mot, hin Arhiereu vetëmë, jo pa gjak, që bën kurban për vetëhe, e për faje të llaoit që nuk’ i njihnë.
8 Sepse na dha kështu të shohëmë Shënjti Shpirt, që edhe nukë qe çfaqurë udha e Shënjtorëvet, se qëndron edhe mbë këmbë tend’ e parë.
9 Që ajo ishte ksomblë e asaj kohet atëherë, mb’atë dhurëtira e kurbane birishnë, ato s’mundnë të bëijnë telio mbë sinidhis atë që bën kurbanë.
10 Vetëmë me anë të së ngrënatë e të piravet e të lloi-lloi së laravet e cirimoni të kurmit që qenë dhënë të na bijnë ngjera mbë kohë që do të ndreqishnë.
11 Ma Krishti, si erdhi Arhieref i së miravet që do të vijnë, me anë të një më së lartiet e më së mirësë tendë, jo bërë me duar, domethënë jo nga këta të dërtuarë.
12 As me anë të gjakut Cjepet e Demavet, po me anë të gjakut së tij, hiri një herë ndë Shënjte, e gjeti një shpëtim të pasosurë.
13 Sepse nd’është që gjaku i Demavet e i Cjepet edhe hiri i Mëshqerësë, kur randisej ndë të pëgëritë, i shënjtëron mbë të qëruarë të kurmit.
14 Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?
15 E andaj ësht’ ai mesit i dhiathiqit së ri, që të marrënë të ftuaritë të taksuritë e klironomisë pasosurë, sepse vdekëja (e tij) u bë për të shpërblierë të fajevet që bënishnë ndë dhiathiq të parë.
16 Sepse tek është dhiathiq, pajetërë duhetë të vijë vdekëjë atij që bën dhiathiqnë.
17 Sepse dhiathiqi me vdekëjë veveosetë, sepse ngjera sa rron ai që bëri dhiathiqnë, ësht’ edhe e pafuqi.
18 Andaj as e para nukë u lutej pa gjak.
19 Sepse kur dhiavasi Moisiu ndë llao gjithë porsit’ e nomit, mori gjakn’ e Viçëret e të Cjepet bashkë me ujë e me lesh të kuq e Isop, randisi bashkë me Vivlionë edhe gjithë llaonë.
20 Tuke thënë: Këta është gjaku i dhiathiqit, që porsiti Perndia mbë juvet.
21 E ashtu i randisi me gjak, edhe tendënë, edhe gjithë enët’ e punësë.
22 E afëro gjithë punëtë me gjak qëronenë sikundr’ e ka nomi, e pa derdhurë gjak nukë bënetë ndëjesë e fajevet.
23 Duhetë adha që ksomblët’ e punëravet së Qiellet, me anë të këture punëravet të qëronenë; ma ato punërat’ e qiellet qëronenë me thisi më të mira se këto.
24 Sepse nukë hiri Krishti ndë të Shënjtëruara të bëra me duar, ksomblë së vërtetavet, po hiri nd’atë të Qiellvetë, që të çfaqej ndashti për të mirë tënë përpara Perndisë.
25 Edhe jo për të prurë shumë herë vetëhenë, sikundrë hin Arhiereu nga vit ndë të Shënjtëruara mbë gjak të huaj.
26 (Sepse ndrishe duhej që të kish pësuarë ai shumë herë, që mbë të nisurë të jetësë), ma ndashti u duk një herë mbë të sosurë të motet, për të prishurë fajnë me kurban të vetëhesë tij.
27 E qish është dhiorisurë ndë gjithë njerëz të vdesënë një herë, e pas kësaj mortit është gjuq.
28 Kështu edhe Krishti qe prurë një herë për të prerë fajetë e së shumëvet, e të ditënë herë do të duketë pa faj për shpëtim t’ature që e presënë atë.