1 Edhe ca vetë që sbritnë nga Judhea mësoninë vëllezëritë, se: “Ndë mos u rrethprefshi pas zakonit Mojsiut, s’munt të shpëtoni.”
2 Po passi u bë të çarë, edhe Pavli e Varnava bënë mjaft të kërkuarë me fialë me ata, e panë me udhë të hipënjë Pavli edhe Varnava edhe ca të tjerë nga ata te apostojt’ edhe te pleqtë ndë Jerusalim për këtë të kërkuarë.
3 Ata pra si përcuallnë nga qisha, shkoninë ndëpër Finikë e ndëpër Samari, tuke treguarë të këthyerët’ e kombevet; edhe u bininë një gëzim të madh gjithë vëllezëret.
4 Edhe kur erthnë ndë Jerusalim, u pritnë prej qishës’ e prej apostojvet e prej pleqvet, edhe dhanë zë për gjithë sa bëri Perëndia me anë t’ atyreve.
5 Po u ngritnë ca prej eresisë Farisevet që kishinë besuarë, e thoshinë, se: “Duhetë të rrethpresëm’ ata e t’i porositnjëmë të ruanjënë nomin’ e Mojsiut.”
6 Edhe u mbëlothnë aposotojt’ e pleqtë të shikonjënë për këtë fialë.
7 Edhe passi u bë shumë të kërkuarë me fialë , u ngrit Pietri, e u tha atyre: “O burra vëllezër, ju e dini se që ndë dit të lashta Perëndia sgjodhi ndër mest nesh, që të dëgjonjënë kombetë fialën’ e ungjillit me anë të gojësë sime edhe të besonjënë.
8 Edhe zemërë-njohësi Perëndi martirisi për ata, kur u dha atyre Frymën’ e Shënjtëruarë sikundrë edhe neve.
9 Edhe nukë bëri ndonjë të shquarë ndër mest tënë e atyreve, po qëroi zenërat’ e atyreve me anë të besësë.
10 Tashi pra përse ngisni Perëndinë, e kërkoni të vini sgjedhë mbë qafë të nxënëset, të cilënë as atëritë tanë as neve muntmë ta mbajmë?
11 Po besojmë se me anë të Zotit Jisu (Krisht) do të shpëtojmë, sikundrë edhe ata.
12 Edhe gjithë shumica pushoj, edhe dëgjoninë Varnavën’ edhe Pavlinë që dëfteninë sa shenje e çudira bëri Perëndia ndër kombet me anë t’ atyre.
13 Edhe ata si pushuanë, u përgjeq Jakovi, tuke thënë: “O burra vëllezër, pa më dëgjoni;
14 Simeoni dëfteu se si pa Perëndia kombetë herën’ e parë, që të marrë nga ata një llaus për emërin’ e ti.
15 Edhe fialët’ e profitërvet janë një me këtë, sikundrë është shkruarë:
16 “Pastaj do të këthenem e do të ndërtonj përsëri tendën’ e Dhavidhit që është rrëzuarë; edhe do të ndërtonj përsëri ato që janë rrëzuarë nga ajo, edhe do ta ngre mbë këmbë;
17 Që të kërkonjënë Zotinë njerëzit’ e tierë, edhe gjithë kombetë, mbë të cilëtë thërritet’ emëri im, thotë Zoti që bën këto të gjitha.”
18 Punët’ e tia janë të njohura te Perëndia që përpara jetësë.
19 Përandaj un’ e shoh me udhë të mos i ngasëm’ ata që këthenenë nga kombetë te Perëndia;
20 Po t’u shkruajm’ atyre të heqënë dorë nga ndyrësirat’ e idhujvet, edhe nga kurvëria, edhe nga gjëj’ e mbyturë, edhe nga gjaku.
21 Sepse Mojsiu që prej brezash lashtë ka mbë çdo qytet ata që leçisën’ atë udëpër sinagogjit, kur këndonetë nomi për çdo të shëtunë.”
22 Atëhere u duk mirë apostojvet edhe pleqvet bashkë me gjithë qishënë të sgjedhënë njerës nga ata, edhe t’i dërgonjënë ndë Antiohi bashkë me Pavlin’ e me Varnavënë; Judhënë që qjuhej përmbiemërë Varsava, edhe Sillënë, njerës të parë ndër vëllezërit.
23 Edhe shkruanë me anë të dorës’ atyre këto:
“Apostojt’ edhe pleqt’ edhe vëllezëritë, gëzim qoftë mbë vëllezëritë që gjëndenë prej kombesh ndëpër Antiohinë e ndëpër Syrinë e ndëpër Qiliqinë.
24 Passi dëgjuamë se erthnë ca vetë prej nesh, e u tuntnë juve me fialë, edhe prishnë shpirtëratë tuaj, tuke thënë, të rrethpriti e të ruani nomnë, të cilëtë neve nuk’ i porositëm për këtë ;
25 Na u duk mirë neve që jemi mbëledhurë gjithë bashkë me një zëmërë, të sgjedhëmë njerës, e t’i dërgojmë te ju bashkë me të dashuritë tanë Varnavën’ edhe Pavlinë,
26 Njerës që kanë dhënë jetët’ e tyre për emërin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit.
27 Dërguam pra Judhën’ edhe Sillënë, që t’u thonë juve edhe ata me gojë po ato.
28 Sepse iu duk mirë Frymësë Shënjtëruar’ edhe neve, të mos u vëmë juve tiatërë barrë veç këtyre që janë të nevojëshime.
29 Të hiqni dorë nga kurbanet’ e idhujvet, edhe nga gjaku, edhe nga gjëj’ e mbyturë, edhe nga kurvëria; nga ato ndë ruajçi vetëhenë tuaj, do të bëni mirë. Qofshi me shëndet.”
30 Këta pra si u lëshuanë, erthnë ndë Antiohi; edhe mbëlothnë shumicënë, e u dhan’ atyre ndër duar kartënë.
31 Edhe ata, si e kënduanë, u gëzuanë për këtë ngushëllim që u bë atyre .
32 Edhe Judha edhe Silla, që edhe ata ishin profitërë, ngushëlluanë vëllezëritë me shumë fialë, e i forcuanë.
33 Edhe si ndenjnë atie ca kohë, u dërguanë prapë me paqtim nga vellezëritë tek apostojtë.
34 Po Sillësë iu duk mirë të mbesë aty.
35 Edhe Pavli e Varnava rrininë ndë Antiohi, tuke mësuar’ e tuke leçiturë fialën’ e Zotit, bashkë me shumë vetë të tierë.
36 Edhe pas ca diç Pavli i tha Varnavësë: “Le të këthenemi tashi të shohëmë vëllezëritë tanë qytet mbë qytet, që dham zën’ e mirë për Zotinë ndër ata, vallë si janë.
37 Edhe Varnava donte të marrë bashkë me vetëhe Joanninë që qjuhej Mark;
38 Po Pavlit s’iu duk mirë të marrë me vetëhe atë që qe ndarë nga ata prej Pamfylisë, edhe nuk’ erdhi bashkë me ata ndë punët.
39 Gjau pra një qartë ndër ata , kaqë sa u ndanë njëri prej tietrit; edhe Varnava mori me vetëhe Markunë, edhe lundroj për Qyprë.
40 Edhe Pavli sgjodhi Sillënë, edhe iku, si u dha nga vëllezëritë ndë hir të Perëndisë.
41 Edhe shkonte ndëpër Syri e ndëpër Qiliqi, tuke forcuarë qishatë.
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1 E ca që patnë ardhurë nga Iudhea, dhidhaksnë vëllazëritë, se ndë mos u bëfi sunet sikundrë është adeti i Moisiut, nukë mundni të soseni.
2 E si bënë shumë qartë e filloniqi Pavllua edhe Varnava për këtë punë me ata, apofasisnë të vijnë për këtë punë Pavllua edhe Varnava, edhe ca të tjerë prej suresh, nd’Ierusalim mbë apostoj e mbë pleq.
3 Ata dha, si u përcuallë nga qisha, shkoijnë ndëpër Finiq e ndëpër Samarië, tuke rrëfierë të kthierit’ e miletevet; e ipnë gëzim të madh ndëpër gjithë vëllazër.
4 E si arrijtinë nd’Ierusalim, i priti qisha, edhe apostojtë, edhe pleqësia, e ata rrëfienë sa thavmëra bëri Perndia me anë të ture.
5 Po thoshnë se u ngrenë mbë këmbë ca nga eresi i Farisejvet që patnë besuarë, e thoshnë se duhetë të bënenë sunet ata, e t’i porsitjëmë të ruajënë nomn’ e Moisiut.
6 E u mbëjuadhë apostojtë edhe priftëritë për të ksetaksurë këtë punë?
7 E si u bë shumë kuvënd’ u ngre Petrua, e tha mb’ata: O njerëz vëllazër, ju mir’ e diji se që herën’ e parë ndë mes tuaj zgjodhi Perndia mua që të digjojënë Ethnikotë nga goja ime fjalën’ e Ungjillit e të besojënë.
8 E Perndia që njeh zëmëratë, u dëftua me ta, sepse u dha ature Shënjtinë Shpirt, si edhe navet.
9 E nukë bëri fare të zgjedhurë ndë mes tonë e t’ature, po qëroi zëmërat’ e ture me besë.
10 E ndashti dha pse gucitni ju Perndinë, të viri zgjedhënë mbë qafë të mathitivet, që atë as baballarëtë tanë, as nevet mundm ta mbajëm?
11 Ma besojmë të sosemi me dhurëti të Zotit Iisu Hristoit, kështu si edhe ata.
12 E pushuanë gjithë turma, e digjoijnë Varnavënë edhe Pavllonë që rrëfeijnë sa thavmëra e çudira bëri Perndia ndë të tjera filira me anë të ture.
13 E si pushuanë ata, u përgjegj Iakovoi, e tha: O njerëz vëllazër, digjoni mua.
14 Simeoni dëftoi qish Perndia herën’ e parë pat urdhëruarë të mirr nga të pabesëtë llao mb’ëmër të tij.
15 E mbë këtë venë mbë një edhe fjalët’ e profitëvet, sikundr’ është shkruarë.
16 Pastaje do të kthenem përsëri, e do të dëftoj pagjene tendën’ e Dhavidhit që pat qënë gremisurë, e të gremisurat’ e saj do t’i dërtoj pa, e do ta ngrë atë mbë këmbë.
17 Që të kërkojënë Zotnë gjithë të tjerëtë njerëz edhe gjithë filitë që mb’ato është thirrë ëmëri im, thotë Zoti që bën gjithë këto.
18 Janë njohurë te Perndia që përpara jetësë punët’ e tij.
19 Pra andaj unë gjukoj që të mos gucitenë ata që kthenenë nga filit’ e tjera te Perndia.
20 Po t’u shkruajmë ature që të largonenë nga të pëgërat’ e Idhollëvet, edhe nga kurvëria, edhe nga të mbituratë, edhe nga gjaku.
21 Sepse Moisiu që nga motet’ e lashta ka ndë çdo qutet kush ta dhidhaksjë atë ndë Sinagoje që dhiavasetë çdo të shëtunë.
22 Ahiere u pëlqeu apostojet edhe priftëret me gjithë qishë, që të zgjidhenë njerëz prej suresh, e t’i dërgojënë nd’Antiohi, bashkë me Pavllonë edhe Varnavënë, Iudhënë që quhej Varsava, edhe Sillënë, njerëz të parë ndë vëllazër.
23 E si shkruanë, dhanë mbë dorë këtë të ture kartë apostojtë, edhe priftëritë, edhe vëllazëritë: Mbë vëllazër që janë nga filit’ e tjera nd’Antiohi, edhe ndë Siri, edhe ndë Qiliqi, gëzoni.
24 Sepse digjuam navet që duallë ca prej nesh e u nakatosnë juvet me fjalë, e u prishnë shpirtëretë tuaj tuke thënë të sunepsi e të ruani nomnë; navet ature s’u patm thënë këtë.
25 Na u duk navet mbëjedhurë gjithë bashkë, të zgjedhjëmë njerëz e t’i dërgojëmë mbë juvet, me të dashuritë tanë Varnavënë edhe Pavllonë.
26 Njerëz që kanë dhënë shpirtëret’ e ture për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit.
27 Dërguam dha Iudhënë edhe Sillënë, e ata do t’u rrëfejënë me dhidhahi ato që u shkruajmë.
28 Sepse u duk e mirë nde Shënjti Shpirt edhe ndë nevet, të mos vëmë më mbi juvet tjatër barrë, përveçme këture, që pa ato nukë bën.
29 Të largoni nga ato që therenë ndë Idhollë, edhe nga gjaku, edhe nga të mbituratë, edhe nga kurvëria. Nga këto punëra kur të ruani vetëhenë tuaj, do të bëni mirë. Qofi me shëndet.
30 E ata si u përcuallë, erdhë nd’Antiohi, e mbëjodhë turmënë, e u dhanë kartënë.
31 E si e kënduanë, u gëzuanë për parigori.
32 Iudha pa edhe Silla, si qenë edhe ata profitër, me shumë dhidhahi parigorisnë e forcoijnë vëllazëritë.
33 E si qëndruan’ atje ca kohë, u përcuallë nga vëllazëritë me paq mb’apostoj.
34 Po Sillësë i pëlqeu të mbetej atje.
35 Pavllua pa edhe Varnava, silleshinë nd’Antiohi, tuke dhidhaksurë e tuke qiriksurë Ungjillë e fjalën’ e Zotit bashkë me shumë të tjerë.
36 E pas ca ditet i thotë Pavllua Varnavësë: Le të kthenemi adha të shohëmë vëllazëritë tanë qutet mbë qutet, tek dhidhaksm fjalën’ e Zotit, qish gjëndenë.
37 Ma Varnava duaj të mirr me vetëhe të tij edhe Ioannë, që quhej Marko.
38 E Pavllua e gjen çaiz, që një që qe larguarë prej suresh nga Pamfilia, e nuk’ erdhi bashkë me ta ndë punë, të mos e marrënë atë.
39 E gjau një qartë, kaqë sa të ndahejnë ata njeri nga jatëri, e Varnava të mirr Markonë, e të bën plëhurë për Qipro.
40 E Pavllua zgjodhi Sillënë, e dolli, si u dha nga vëllazëritë ndë dhurëti të Perndisë.
41 E shkon ndëpër Siri e ndëpër Qiliqi tuke forcuarë qishëratë.