1 Ndashti u lutem juve, o vëllezër, për të ardhurit’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, edhe për të mbëledhuritë tënë mb’ atë,
2 Që të mos tundi ju shpet nga mëndëja juaj, as të mos trubëllohi as prej fryme, as prej fiale, as prej karte sikurseu shkrua prej nesh, se vallë u afrua dit’ e Krishtit.
3 Le të mos u gënjenjë juve ndonjë as mbë ndonjë mëndyrë; sepse s’ka për t’ ardhur’ ajo ditë, pa mos ardhurë më përpara të ngrituritë krye, edhe të sbulonetë njeriu i fajit, i biri humbejsë,
4 Ay që rri kundrë e ngrihetë përpietë kundrë çdo farë gjëje që thuhetë Perëndi a lutëje, kaqë sa ay të rrijë ndë tempull të Perëndisë si Perëndi, tuke dëftyerë vetëhen’ e ti se është Perëndi.
5 Nukë mbani mënt se kur ishnjam po përanë jush, u thoshnjam juve këto?
6 Edhe ndashti e dini atë që përmban atë , që të sbulonet’ ay ndë kohë të ti.
7 Sepse fshehësira e paudhërisë ndashti vepëronetë; vetëmë gjersa të hiqetë nga mezi ay që e përmban ndashti;
8 Edhe atëhere do të sbulonet’ i paudhi, të cilinë Perëndia do ta humbasë me frymën’ e gojësë ti, edhe do ta prishnjë me të parët’ e t’ ardurit ti;
9 I cili do të vinjë pas vepërimit të Satanajt me çdo fuqi e me shenje e me çudira gënjeshre,
10 Edhe me çdo kobim të shtrembëtësë, ndërmest atyre që humbasënë; sepse nukë pritnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtonjënë.
11 Edhe përëndaj Perëndia do t’u dërgonjë atyre vepërim kobimi, që t’i besonjënë gënjeshtrësë;
12 Që të gjykonenë për të keq gjith’ ata që nuk’ i besuanë së vërtetësë, po pëlqyenë të shtëmbëtënë.
13 Po neve na duhetë t’i falemi ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllezër të dashurë prej Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve që përpara herësë për shpëtim me shënjtërimin’ e Frymësë, edhe me besën’ e së vërtetësë,
14 Që mb’ atë u thirri juve me anë të ungjillit tënë, për fitimin’ e lavdisë Zotit tënë Jisu Krishtit.
15 Përandaj pra, o vëllezër, qëndroni, edhe mbani ato porosi që u mësuatë, a nga fiala, a nga karta jonë.
16 Edhe vetë Zoti ynë Jisu Krishti, e Perëndia edhe Ati ynë, ay që na deshi e na dha ngushullim të pasosurë edhe shpëresë të mirë më anë të hirit,
17 Ngushulloftë zemratë tuaja, edhe u forcoftë juve mbë çdo fialë e punë të mirë.
Krie e ditë
1 Ndashti u lutemi nevet, vëllazër, për t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, e për të mbëjedhurë tanë për të.
2 Që të mos liri vetëhenë tuaj që të lozë kaqë shpejt nga mëntë tuaj, as të mos trëmbi, as nga Shpirti, as nga fjala, as nga karta qenehu shkruarë nga nesh, sikur u afërua dita e Krishtit.
3 Mos u gënjejë juvet njeri me ndonjë farë punë, sepse (këjo do të mos jetë) ndë mos gjajtë protoparë rebelia, e ndë mos u çfaqtë njeriu i fajit, i biri i humbëjësë.
4 Ai që rri kondrë e ngrihetë lart mbi gjith’ atë që quhetë Perndi, a të falë, kaqë që do të rrijë ai si Perndi ndë Nao të Perndisë e të dëftojë vetëhenë se është Perndi.
5 Nuk’ e mbai mënd juvet, që edhe kur jeshë ndër ju, ua thaçë juvet këto?
6 E ndashti juvet e diji ç’ësht’ ajo që e mban, që të dëftonetë ai ndë kohë të tij.
7 Sepse ai punon gjithënjë mistirë e së paudhësë, vetëmë që ai që e mban ndashti, e mban ngjera sa të dalë nga mesi.
8 E ahiere do të çfaqetë ai i paudhi, që Zoti do ta bëjë të mos duketë me Shpirtin’ e gojësë tij, e do ta humbasë me të llampsurë të s’ardhurit së tij.
9 T’ardhurit’ e atij së paudhit do të jetë me punë të Satanait me gjithë fuqi, e me nishane, e me thavmëra të së rremësë.
10 E me çdolloi gënjeshtrë t’adhiqisë për ata që humbasënë, sepse nukë dheksnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtojnë ata.
11 E andaj do të dërgojë Perndia mb’ata energji të gënjeshtrësë, kaqë sa të besojënë ndë gënjeshtrë.
12 Që të gjukonenë gjith’ata që nukë besuanë mbë të vërtetë, po u pëlqeu e paudha.
13 Ma nevet duhetë të lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër të dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia që herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim të Shpirtit, e me besë të vërtetësë.
14 Mb’atë u thirri juvet me anë t’Ungjillit sonë, për të poktisurë të nderit së Zotit sonë Iisu Hristoit.
15 Qëndroni adha pa luajturë, vëllazër, e mbai porsitë që kini mpsuarë, aqë nga fjala onë, kaqë nga karta onë.
16 E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai që na deshi nevet, e na dha nevet një parigori të pasosurë e një shpëresë të mirë për dhurëti.
17 Le të parigorisjë zëmëratë tuaj, e le t’u forcojë juvet mbë çdo fjalë e punë të mirë.