1 Unë plaku mbë Zonjën’ e sgjedhurë, edhe mbë të bijt’ e asaj, që un’ i dua me të vërtetë; edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që kanë njohurë të vërtetënë;
2 Për atë të vërtetënë që mbet ndër ne, edhe do të jetë bashkë me ne për gjithë jetënë.
3 Qoftë bashkë me ju hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krisht, të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuri.
4 U gëzuashë shumë, se gjeta ca nga bijt’ e tu tuke ecurë ndë të vërtetënë, sikundrë muarëm porosi nga Ati.
5 Edhe tashi të lutem tyj, o Zonjë, jo sikur tuke të shkruarë tyj një porosi të re, po atë që kishim që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë.
6 Edhe këjo është dashuria, të ecëjmë pas porosivet ati. Këjo është porosia, sikundrë e dëgjuatë që përpara herësë, të ecëni mb’ atë.
7 Sepse shumë kobimtarë hynë ndë botët, ata që nukë rrëfenjënë me gojë se Jisu Krishti erdhi ndë mish; i tilli është kobimtari edhe antikrishti.
8 Vështroni vetëhenë t’uaj, që të mos humbasëm’ ato që punuam, po të marrëmë pagë të plotë.
9 Kushdo që kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësim të Krishtit, ay s’ka Perëndi; ay që mbet ndë mësim të Krishtit, kyj ka edhe Atin’ edhe Birinë.
10 Ndë qoftë se vien ndonjë te ju, e nukë bie këtë mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni;
11 Sepse ay që e përshëndet atë, bënetë piesëtar mbë punërat t’ati të ligatë.
12 Ndonëse pata shumë për t’u shkruarë juve, nukë desha me kartë e me mellan, po shëprenj të vinj te ju, edhe të flas gojë me gojë, që të jetë plot gëzimi ynë.
13 Të falenë me shëndet diemt’ e sat motëre të sgjedhurësë. (Amin.)
1 Unë plaku mbë Eklektinë zonjënë, edhe mbë djelm të saj, mb’ata që i dua unë me të vërtetë, edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që njohnë të vërtetënë.
2 Për të vërtetë që është ndër juvet, e që do të jetë bashkë me juvet për jetë.
3 Le të jetë bashkë me juvet, dhurëti e ndëjesë, paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi, i biri i Babait, ndë të vërtetë edhe ndë dashuri.
4 Shumë u gëzuaçë që gjeçë nga djelmt’ e tu që ecëjnë ndë të vërtetë, sikundrë kemi marrë porsi nga babai.
5 E ndashti të lutem tij, o zonjë, jo sikur të shkruaj ti porsi të re, po atë që kemi që krie herësë, që të duamë njeri-jatërinë.
6 E dashuria është këjo, që të ecëjmë sikundrë janë porsit’ e tij, sikundrë patë digjuarë që heriet, t’ecëni mbë të.
7 Se shumë gënjeshtjarë hinë ndë botë, ata që nukë molloisjënë Iisu Hristonë t’ardhurë me kurm. Kij është gënjeshtjari e Antihristoi.
8 Vështroni vetëhenë, që të mos humbasëmë ato që kemi mbëjedhurë, po të marrëmë pagënë të tërë.
9 Cilido që ikën e nukë qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, nukë ka Perndi. Ai që qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, kij ka babanë, edhe të birë.
10 Ndë vjen ndonjë ndër juvet, e nukë bie këtë dhidhaskali, mos e merri atë mbë shtëpi, e mos i thoi atij: Gëzuaç.
11 Sepse ai që t’i thotë atij: Gëzuaç, bënetë shok ndë punëra të tij të ligatë.
12 Shumë punëra keshë t’u shkruajë juvet, nukë desha (ta bëjë) me kartë e me mellan, po shpërej të vij ndër juvet, e t’u kuvëndoj gojë me gojë, që të jetë gëzimi inë i plotë.
13 Të falenë me shëndet djelmt’ e Eklektisë motrësë sate. Kështu qoftë!