1 Edhe e gjykova këtë me vetëhenë time, që të mos vinj përsëri te ju me hidhërim.
2 Sepse unë ndë u hidhërofsha juve, e cili ësht’ ay që më gëzon, veç ay që hidhëronetë prej meje?
3 Edhe u shkrova juve këtë, që, kur të vinj, të mos kem hidhërim nga ata që duhej të kishnjam gëzim; tuke pasurë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi im është juaji të gjithëve.
4 Sepse prej shumë shtrëngimi e acarimi të zemërësë u shkrova juve me shumë lot, jo që të hidhëroneni, po që të njihni dashurinë që kam me të tepërë mbë ju.
5 Edhe ndë pastë hidhëruarë ndonjë, s’më ka hidhëruarë mua, po mbënjanë më ka hidhëruarë , që të mos u rëndonj juve të gjithë.
6 Mjaft është për të tillinë njeri kyj qërtim që u bë prej më të shumëvet.
7 Kaqë sa përkundrë duhetë më tepër t’ia falni atë, edhe ta ngushulloni atë, që të mos përpihet’ i tilli njeri nga hidhërimi i tepërë.
8 Përandaj u lutem juve t’i dëfteni ati dashuri.
9 Sepse përandaj u shkrova juve, që të njoh provënë tuaj, ndë jeni të dëgjuarshim mbë të gjitha.
10 Edhe ati që t’ia falni, ia fal edhe unë; sepse ndë ia kam falur’ unë ndonjërit, kujdo që t’ia kem falurë, për ju e kam bërë këtë , përpara Krishtit, që të mos tepronjë fuqia e Satanajt përmbi ne;
11 Sepse e dimë se ç’ka ndër mënt ay.
12 Edhe kur erdha ndë Troadhë të leçis ungjillin’ e Krishtit, edhe m’u hap një derë për Zotinë, s’pata të prëjturë ndë shpirt tim, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë tim.
13 Po si i lashë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni.
14 Po falemi ndersë Perëndisë që na bën të thiramvefsmë kurdo me anë të Krishtit, edhe çpërfaq mbë çdo vënt erën’e mirë e të njohurit ati me anë tënë.
15 Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi neve te Perëndia mb’ ata që shpëtonjën’ edhe mb’ ata që humbasënë.
16 Për këta neve jemi erë vdekëje për vdekëje, e për ata erë jete për jetë. E cili ësht’ i zoti për këto punë ?
17 Sepse neve s’jemi si të shumëtë, që shesënë me kobim fialën’ e Perëndisë, po si nga zemër’ e këthiellëtë, po si nga an’ e Perëndisë, flasmë për Krishtinë përpara Perëndisë.
Krie e ditë
1 Kam bërë nijet me vetëhe time këtë, që të mos vij ndër ju përsëri për të helmuarë.
2 Sepse nd’ u helmofça unë juvet, cili ësht’ ai që do të më gëzojë mua? Përveçe ai që pat qënë nga meje helmuarë?
3 E shkrova ndër ju këtë të tillënë, që të mos marr helm mbi helm kur të vinj unë, nga ata që duhej të keshë gëzim, tuke pasurë tharos mbë gjithë ju, që gëzimnë tim e bëni gjithë tuajnë.
4 Sepse nga helmi i shumë e gulçimi i zëmërësë u shkrova juvet me shumë lot, jo që të helmoneni, po që të njihni dashurinë që kam shumë më tepërë mbë ju.
5 E ndë qe ndonjë që më helmoi mua, nukë helmoi mua, po helmoi pakëzë, që të mos bënem i rëndë gjithë juvet.
6 Sado i është së tilit kij mundim që u bë nga të shumëtë.
7 Kaqë që përkundrë ju duhetë të bëni hir më tepërë e parigori, mos ndodhetë e e pijë helmi i tepërë të tilinë.
8 Pra andaj u lutem juvet të dëftoni mb’atë dashuri të paluajturë.
9 Andaj me këtë nijet edhe ju shkrova, që të njoh mëndienë tuaj, ndë jeni mbë të gjitha të gjegjurë.
10 E mb’atë që bëtë juvet hir, e bëj edhe unë, sepse edhe unë ndë bëra ndonjë hir, atij që ja bëra, për dashuri tuaj ja bëra, përpara Krishtit, që të mos dëmëtonemi nga Satanai.
11 Sepse ja dimë gënjeshtrat’ e tij.
12 E kur arrijta ndë Troadhë për të dhidhaksurë Ungjill’ e Krishtit, e si m’u hap port’ e Zotit, nukë paçë të prëjturë ndë Shpirt tim, sepse s’paçë gjeturë vëllanë tim Titonë.
13 Po si i laçë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni.
14 Lëvdim pa ndë Perndinë që na bën nevet të mundjëmë kurdo mbë Krishtinë, e bën të çfaqetë mirudhi e së njohurit së tij, me anë tënë mbë çdo vënd.
15 Sepse mirudhi e Krishtit jemi nevet mbë Perndinë edhe për ata që sosenë, edhe për ata që humbasënë.
16 Për dica mirudhi e vdekëjësë, për vdekëjë të ture, e për dica mirudhi e jetësë, për jetë të ture. E për këto punëra kush është që të jetë kaqë i zoti?
17 Sepse nukë jemi si të shumëtë, që shesënë fjalën’ e Perndisë, po si nga zëmër’ e qëruarë, si nga an’ e Perndisë, flasëmë përpara Perndisë mbë Krishtinë.