1 Edhe unë vetë Pavli u lutem juve për butësirën’ e për ëmbëlsirën’ e Krishtit, se faqe me faqe jam i përunjëtë ndër ju, e për së largu kam zemërë mbë ju.
2 Edhe u lutem juve , kur të vinj, të mos marr zemërë me atë shpëresënë, që mendonj të kuxonj kundrë disave, që na vënë re sikurse ecëjmë pas mishit;
3 Sepse ndonëse ecëmë pas mishit, po s’bëjmë luftë pas mishit.
4 Sepse armët’ e luftësë tonë nukë janë të mishit, po të forta me Perëndinë për të rrëzuarë kastra.
5 Sepse rrëzojmë mendime edhe çdo gjë të lartë që ngrihetë sipër kundrë së njohurësë Perëndisë, edhe bëjmë rop çdo mendim për të dëgjuarëtë të Krishtit.
6 Edhe jemi gati të marrëmë shpagim për çdo të padëgjuarë, kur të mbusheetë të dëgjuarëtë tuaj.
7 A shihni ato që dukenë për faqe? Ndë shpëreftë ndonjë mbë vetëhen’ e ti se ësht’ i Krishtit, le ta mendonjë këtë përsëri prej vetëhesë ti, se sikundrë ay ësht ’ i Krishtit, kështu edhe neve jemi të Krishtit.
8 Sepse, edhe ndë u mburrça ca më tepërë për pushtetinë tënë, që na dha Zoti për ndërtesë, e jo për të rrëzuarëtë tuaj, s’do të turpëronem;
9 Që të mos dukem, se dua t’u shtie juve frikënë me kartëratë.
10 Sepse kartëratë, thotë ndonjë , janë të rënda edhe të forta; po të daluritë përpara me trup është të dobë, edhe fiala s’vëjen gjë.
11 I tilli njeri le ta mendonjë këtë, se t’ atillë që jemi ndë fialët me kartëra për së largu, të këtillë jemi edhe mbë punët për së afërmi.
12 Sepse s’kuxojmë të numërojm’ a të mbarasojmë vetëhenë tonë me dica vetë që ndorëzonjënë vetëhen’ e tyre; po ata vetë tuke maturë vetëhen’ tyre me vetëhen’ e tyre, edhe tuke mbarasuarë vetëhen’ e tyre me vetëhen’ e tyre, s’kupëtonjënë.
13 Po neve s’do të mburremi pa masë, po pas masësë, ati rregullitr që ndau Perëndia mbë ne, masë që t’ arrijmë edhe gjer te ju.
14 Sepse s’e shtrijmë tepërë vetëhenë tonë, sikurse nuk’ u arrijtëm juve; sepse gjer te ju e arrijtmë me anë të ungjillit Krishtit.
15 Edhe s’mburremi pa masë për mundimet’ e huaja, po kemi shpëresë, se, tuke shtuarë besa juaj, do të madhonemi mbë ju për së tepëri, pas rregullit tënë.
16 Që të ungjillëzojm’ edhe mb’ ata vënde që janë përtej jush, jo të mburremi për ato që janë gati ndë rregullë të huajë.
17 Edhe ay që mburretë, le të mburretë mbë Zotinë;
18 Sepse s’ësht’ i provuar’ ay që ndorëzon vetëhen’e ti, po ay që e ndorëzon Zoti.
Krie e dhjetëtë
1 Unë ndashti vetë Pavllua u vë juvet mbë be, për të butë e t’ëmblë të Krishtit, unë që faqe mbë faqe jam tapino ndër juvet, e kur jam mërguarë kam tharos mbë juvet.
2 U lutem adha që të mos më bëni të zë t’ashprëtë kur të vij ati me ata që vënë ndër mënd dica se jam i ashprë kundrë cavet që silloisenë se navet ecëjmë si do kurmi.
3 Sepse ndë ecëjmë navet ndë kurm, nukë si do kurmi bënemi trima.
4 (Sepse armët’ e trimërisë sanë nukë janë të mishta, po të forta me anë të Perndisë, për të prishurë të kalavet).
5 Sepse gremisjëmë navet mihanimatë, e çdofarë të lartë që larconetë kondrë të dijturit së Perndisë, e skllavosjëmë çdo noimë, ndë të gjegjurë a të bindurë të Krishtit.
6 E ndonëse e kemi mbë dorë të marrëmë hakë mbë çdo të padigjuarë, kur të jetë sosurë digjimi juaj.
7 Vështroni ato që dukenë ndë faqe? Ndë ka njeri tharos mbë vetëhe të tij të jetë i Krishtit, le ta silloisjë pa këtë prej vetiut, që sikundr’ ësht’ ai i Krishtit, kështu jemi edhe nevet të Krishtit.
8 Sepse nd’u mburça gjë më tepërë për eksusi tënë, që na dha Zoti nevet për dërtim, e jo për prishëjë tuaj, nukë do të më nguqej faqea.
9 Që të mos dukem unë sikur u kanos juvet me kartëra.
10 Sepse thotë çdokush për mua: Kartërat’ e mia janë të rënda e të forta, ma t’ardhuritë është të pafuqi, e fjala s’i vëjen gjë fare.
11 Le të mendonetë kush thotë kështu, që sikundrë jemi ndë fjalë me kartëra për së largut, të tillëtë jemi edhe afër me punë.
12 E sepse nukë guxojëmë të vëmë vetëhenë ndë mes, a të barabarisemi me dica që mburjënë vetiut vetëhenë, ma ata si masënë vetëhen’ e ture vetiut, e barabarisjënë vetiut vetëhenë, nukë kupëtojënë.
13 Ma nevet nukë do të lëvdonemi pa merrë, po sikundr’ është masa që na ka dhënë nevet Perndia me short, matës që të arrijmë ngjera mbë ju.
14 Sepse nukë do të ndërjëmë vetëhenë më tepërë nga e vërteta tuke thënë që arrijtim me Ungjill’ të Krishtit.
15 Nukë mburremi jashtë nga merra mbë mundim të së tjerëvet, po kemi shpëresë si shtonetë besa juaj, të madhëconemi edhe nevet mbë juvet ndë merrë tënë shumë shumë.
16 Le të biemë Ungjillë edhe ndë vënde që janë më teje se juvet. Le të mos mburrem mb’atë që është punuarë nga tjatër e është bënë gati (nga të tjerë).
17 Ma kush lëvdonetë, le të lëvdonetë mbë Zotnë.
18 Sepse nuk’ ësht’ i nderçurë ai që mburr vetëhen’ e tij, po ai që mburr Zoti.