1 Edhe ditën’ e parë të javësë, fort që me natë, erthnë mbi varrt, e prunë ato erërat’ e mira, që kishinë bërë gati; edhe ca veta bashkë me ato.
2 Edhe gjetnë gurrë rrukullisurë prej varrit.
3 Edhe si hynë brënda, s’gjetnë trupin’ e Zotit Jisu.
4 Edhe këto tek po vrisninë mëndëjenë për këtë punë , navoka te qëndruanë përpara atyre dy burra me rrobe që vetëtininë.
5 Edhe ato kur u frikësuanë, edhe ulnë faqenë mbë dhe, u than’ atyre: “Ç’kërkoni të gjallinë ndër të vdekurit?
6 Nuk’ është këtu, po u ngjall. Kujtohi, si u pat folë juve, kur qe po ndë Galilet, tuke thënë, se:
7 “I bir’ i njeriut duhetë të epetë ndë duar njerëzish fajtorë, edhe të kryqëzonetë, edhe të tretënë ditë të ngjalletë.
8 Edhe u ranë ndër mënt atyre fialët’ e ati.
9 Edhe si u këthyenë nga varri, u dhanë zë për gjithë këto të një-mbë-dhietet edhe gjithë të tierëvet.
10 Edhe ishinë Maria Magdhalina, edhe Joanna, edhe Maria, e ëma Jakovit, edhe të tieratë bashkë me ato, të cilat’ u thoshin’ apostojet këto fialë .
11 Po fialët’ e atyreve u duknë përpara atyreve posi marrëzi, edhe nuk’ u zininë besë atyre.
12 Edhe Pietri u ngre, e vate me vrap ndë varrt; edhe u unj e pa pëlhuratë që ishinë përdhe vetëmë; edhe iku tuke çuditurë me vete për këtë punë.
13 Edhe navoka dy vetë prej atyreve tek ishinë tuke vaturë atë ditë ndë një fshat që qjuhej Emmaus, gjashtë-dhietë stadhe larg nga Jerusalimi.
14 Edhe ata flisninë ndërmest të tyre për gjithë këto punë që kishinë gjarë.
15 Edhe kur po flisnin’ e po haheshinë njëri me jatërinë, u afrua edhe Jisuj vetë, e ecënte bashkë me ata.
16 Po syt’ e atyreve mbaheshinë për të mos njohur’ atë.
17 Edhe ay u tha atyre: “Ç’janë këto fialë që flitni njëri me jatërinë tuke ecurë, edhe jeni të vrërëtë?”
18 Edhe njëri, që e kishte emrinë Kleopë, u përgjeq e tha: “Vetëmë ti qënëke i huaj ndë Jerusalim, edhe s’pasëke marrë vesh se ç’janë bërë nd’ atë ndër këto dit?”
19 Edhe ay u tha atyre: “Cilatë?” Edhe ata i thanë: “Punët’ e Jisu Nazoreasit, i cili qe njeri profit, edhe i fortë ndë punë e ndë fialë përpara Perëndisë edhe gjithë llauzit.
20 Edhe se si kryepriftërit’ edhe të parëtë tanë e dhanë ndër duar për mundim vdekëje, edhe e kryqëzuanë.
21 Edhe neve shpërenim, se ay ishte ay që kishte për të shpërblerë Israilinë. Po mbi gjithë këto, sot ësht’ e treta ditë që kur se u bënë këto.
22 Po edhe ca gra prej nesh na habitnë, të cilatë vanë shpejt që me natë ndë varrt.
23 Edhe passi nukë gjetnë trupn’ e ati, erthnë tuke thënë, se kishinë parë edhe një të dukur’ ëngjëjsh, të cilëtë thanë, se ay rron.
24 Edhe ca prej nesh vanë ndë varrt, edhe gjetnë kështu, sikundrë than’ edhe gratë; po atë nuk e panë.”
25 Atëhere ay u tha atyre: “O të marrë, edhe të mënuarë ndë zëmërë për të besuarë gjith’ ato që folnë profitëtë!
26 Nukë duhej të pësonte këto Krishti, edhe të hynte ndë lavdi të ti?”
27 Edhe zuri që nga Mojsiu, edhe që nga gjithë profitëtë, e u sgjidhte atyre ato që ishinë shkruarë për atë ndëpër gjithë shkronjat.
28 Edhe u afruanë ndë fshat, atie ku po vijnë; edhe ay bëri sikur kishte për të vaturë më tej.
29 Po ata e shtrënguanë tepër, tuke thënë: “Mbetu bashke me ne, sepse u bë mbrëma edhe u thye dita.” Edhe ay hyri për të mbeturë bashkë me ata.
30 Edhe si ndenji ndë mësallë bashkë me ata, mori bukënë, e bekoj, edhe e theu, edhe ua ndau atyre.
31 Atëhere u hapnë syt’ atyre, edhe e njohnë; po ay humbi prej sysh atyreve.
32 Edhe ata i thanë njëri jatërit: “Nukë digjej zëmëra jonë ndër ne, kur na fliste mb’ udhë, edhe na sgjithte shkronjatë?”
33 Edhe u ngritnë nd’ atë orë, edhe u këthyenë ndë Jerusalim, edhe gjetnë mbëledhurë bashkë të një-mbë-dhietëtë, edhe ata që ishinë bashkë me ata, tuke thënë, se:
34 “Me të vërtetë Zoti u ngjall, edhe u duk te Simoni.”
35 Edhe ata dëfteninë ç’punë gjanë mb’ udhë, edhe si u njoh tek ata mbë të thyerët të bukësë.
36 Edhe ata kur po flisninë këto fialë , ay Jisuj vetë qëndroj ndë mest t’atyreve, edhe u thotë: “Paqtim mbë ju.”
37 Po ata u trempnë e u frikësuanë, sepse u dukej, se po shihinë ndonjë frymë.
38 Edhe ay u tha atyre: “Përse jeni të përzierë? Edhe përse hipënjënë mendime ndë zëmërat tuaja?
39 Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ay vetë; zërmëni edhe shihni; se fryma s’ka mish e eshtëra, sikundrë shihni mua se kam.”
40 Edhe si tha këtë, u dëfteu duart’ edhe këmbëtë.
41 Po ata kur nukë po besoninë nga gëzimi, edhe çuditeshinë, u tha atyre: “Keni ndonjë gjë për të ngrënë këtu?”
42 Edhe ata i dhanë një copë peshku të piekurë, edhe hoj mialte.
43 Edhe ay mori, e hëngri përpara atyreve.
44 Pastaj u tha atyre: “Këto janë ato fialë, që u fola juve, kur ishnjam bashkë me ju, se duhej të mbusheshinë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nomt të Mojsiut, edhe ndë profitërit, edhe ndë psallmët për mua.”
45 Atëhere u hapi mëndëjen’ atyre, që të merrinë vesh shkronjatë.
46 Edhe u tha atyre, se: “Kështu është shkruarë, edhe kështu duhej të hiqte Krishti, edhe të ngjallej prej së vdekurish të tretënë ditë.
47 Edhe të leçitej mb’ emërit t’ati pendim edhe ndëjesë fajesh mbë gjithë kombet, tuke zënë që nga Jerusalimi.
48 Edhe ju jeni martirë për këto.
49 Edhe na unë tek po dërgonj të zotuarët’ e tim et mbi ju; edhe ju rrini ndë qytet të Jerusalimit, gjersa të vishi me fuqi prej së larti.”
50 Pastaj i nxori jashtë gjer ndë Vithani; edhe ngriti duart’ e tia e i bekoj.
51 Edhe ay tuke bekuar’ ata u nda nga ata, edhe birej lart ndë qiell.
52 Edhe ata si iu falnë ati, u këthyenë ndë Jerusalim me gëzim të math.
53 Edhe ishinë gjithënjë ndë hieroret, tuke lavduruar’ e tuke bekuarë Perëndinë. Amin.