1 Edhe tuke shkuarë, pa një njeri të verbërë që prej të lindurit.
2 Edhe nxënësit’ e ati e pyetnë, tuke thënë: “Ravvi, cili fëjeu, kyj apo përint’ e ati, që të lintnjë i verbërë?”
3 Jisuj u përgjeq: “As kyj fëjeu, as përint’ e ati; po që të dëftenenë punërat’ e Perëndisë tek ay.
4 Unë duhetë të punonj punërat e ati që më dërgoj, gjersa të jetë ditë: vien nata, atëhere s’munt të punonjë asndonjë.
5 Sa të jem ndë botët, jam drit’ e botësë.”
6 Passi tha këto, pështyti përdhe, edhe bëri baltë prej pështymësë, edhe leu syt’ e të verbërit me baltënë; edhe i tha:
7 “Shko, e lahu ndë banjë të Silloamit.” (që ajo, këthyerë do me thënë i Dërguarë). Vate pra e u la edhe erdhi tuke parë.
8 Fëqinjtë pra, edhe ata që e shihninë përpara se ishte i verbërë, thoshinë: “Nuk’ është kyj ay që rrinte e lypte?”
9 Të tierë thoshinë: se kyj është; edhe të tierë, se i shëmbëllen; po ay thoshte, se:
10 “Unë jam.” I thoshinë pra: “Qysh t’u hapnë sytë?”
11 Ay u përgjeq e tha: “Një njeri që thuhetë Jisu bëri baltë, edhe më leu sytë, edhe më tha: Shko në banjë të Silloamit, edhe lahu. Edhe si vajta e u laçë, hapa sytë.”
12 I thanë pra: “Ku ësht’ ay?” Thotë: “Nukë di.”
13 E bijenë te Farisenjtë atë që ishte njëherë i verbërë.
14 Edhe ishte e shëtunë, kur bëri baltënë Jisuj, edhe i hapi sytë.
15 Përsëri pra e pyetnin’ edhe Farisenjtë: Qysh hapi sytë? Edhe ay u tha atyre: Vuri baltë mbi syt të mi, edhe u laçë, edhe shoh.”
16 Ca pra prej Farisenjet thoshinë pra: “Kyj njeri nuk’ është nga Perëndia, sepse nukë ruan të shëtunënë.” Të tierë thoshinë: “Qysh munt të bënjë të tilla çudira një njeri fajtuar?” Edhe ishte një shqyerëje ndërmest atyreve.
17 I thonë përsëri të verbërit: “Ti ç’thua për atë, sepse të hapi sytë?” Edhe ay tha: “Se është profit.”
18 Judhenjtë pra nuk’ i zunë besë, se ishte i verbërë, edhe hapi sytë, gjersa thërritnë përint’ e ati që iu hapnë sytë.
19 Edhe i pyetnë, tuke thënë: “Kyj është biri juaj, që ju thoni se ay ka lindurë i verbërë? Qysh sheh pra ndashti?”
20 Përint’ e ati u përgjeqnë atyre, e thanë: “E dimë se kyj është biri ynë, edhe se ka lindur’ i verbërë.
21 Po qysh sheh ndashti nukë dimë; a cili i hapi sytë, neve nuk’ e dimë; ay ka moshë, pyetni atë; ay do të flasë për vetëhen’ e ti.”
22 Këto thanë përint’ e ati, sepse kishinë frikë nga Judhenjtë; se Judhenjtë ishinë bërë ndashti mbë një fialë, se ay që ta rrëfenjë për Krisht, të bënetë jashtë sinagogjisë.
23 Përandaj përint’ e ati thanë, se: “Ka moshë, pyetni atë.”
24 Thirrnë pra për së dyti atë njerinë, që ishte i verbërë, edhe i thanë: “Epi lavdi Perëndisë; neve e dimë se kyj njeri është fajtuar.”
25 Ay u përgjeq pra e tha: “Nd’ është fajtuar, nuk’ e di; po një punë di, se qeshë i verbërë, edhe ndashti shoh.”
26 Edhe i thanë përsëri: “Ç’të bëri? Qysh të hapi sytë?”
27 U u përgjeq atyre: “Ndashti u thashë juve, edhe nukë dëgjuatë; ç’doni të dëgjoni përsëri? Mos doni të bëhi edhe ju nxënësit’ e ati?”
28 E shanë pra, edhe thanë: “Ti je nxënësi ati; po neve jemi nxënësit’ e Mojsiut.
29 Neve e dimë se Perëndia foli me Mojsinë; po këtë nuk’ e dimë nga është.”
30 Njeriu u përgjeq e u tha atyre: “Këjo është pun’ e çudiçime, se ju s’e dini nga është, edhe ay më hapi sytë.
31 Edhe e dimë, se Perëndia nuk’ u dëgjon fajtorëvet; po ndë qoftë ndonjë t’i ketë frikë Perëndisë, edhe të bënjë dashurimin’ e ati, këti i dëgjon.
32 Gjer mbë këtë jetë nuk’ është dëgjuarë, se hapi njeri syt’ e ati që ka lindur’ i verbërë.
33 Ndë mos ishte kyj nga Perëndia, nukë munt të bënte asgjë.”
34 U përgjeqnë e i thanë: “Ti ke lindur’ i tërë ndë faje, edhe ti na mëson?” Edhe e nxuarnë jashtë.
35 Jisuj dëgjoj se e nxuarnë jashtë; edhe si e gjeti, i tha: “I beson të Birit Perëndisë?”
36 Ay u përgjeq e tha: “Cili ësht’ ay , Zot, që t’i besonj?”
37 Edhe Jisuj i tha: “Edhe e ke parë, edhe ay është që flet bashkë me tyj.”
38 Edhe ay tha: “Besonj, o Zot”; edhe iu fal.
39 Pastaj Jisuj tha: “Unë kam ardhurë ndë këtë botë për gjyq, që të shohën’ ata që nukë shohënë, edhe të bënenë të verbërë ata që shohënë.”
40 Edhe sa ishinë prej Farisenjet bashkë me atë dëgjuanë këto, edhe i thanë: “Mos jemi edhe neve të verbërë?”
41 Jisuj u tha atyre: “Nd’ ishitë të verbërë, nukë do të kishitë faj; po ndashti thoni, se: Shohëmë. Faji juaj pra mbet.”