1 “Unë jam vështi i vërtetë, edhe im Atë është bujku.
2 Çdo hardhi që nukë bie pemë tek unë, e këput; edhe çdo që bie pemë, e qëron, që të bierë më tepërë pemë.
3 Ndashti ju jeni të qëruarë, për atë fialë që u kam folurë juve.
4 Mbetni tek unë, edhe unë te ju. Sikundrë hardhia s’munt të bënjë pemë prej vetiu, ndë qoftë se nuk mbet ndë vështë, kështu as ju, ndë mos mbeçi tek unë.
5 Unë jam vështi, ju jeni hardhitë; ay që mbet tek unë, edhe unë tek ay, kyj bën pemë shumë; sepse pa mua s’munt të bëni asgjë.
6 Ndë mos mbetë ndonjë tek unë, hidhetë jashtë posi hardhia, edhe thahetë; pastaj i mbëledhën’ e i hedhënë ndë ziarr, edhe digjenë.
7 Ndë mbeçi tek unë, edhe fialët’ e mia ndë mbeçinë te ju, do të lypni ç’të doni, edhe do t’u bënenë juve.
8 Im Atë ndë këtë lavdonetë, që të bini shumë pemë; edhe kështu do të jeni nxënësit’ e mi.
9 Sikundrë më deshi Ati, edhe un’ u desha juve; mbetni ndë dashuri time.
10 Ndë ruajçi porosit’ e mia, do të mbesni ndë dashuri time; sikundrë unë ruajta porosit e tim Eti, edhe mbeç ndë dashuri t’ati.
11 U fola juve këto, që të mbesë gëzimi im mbë ju, edhe gëzimi juaj të jetë plot.
12 Këjo është porosia ime: të doni njëri tiatrinë, sikundrë un’ u desha juve.
13 Asndonjë s’ka dashuri më të madhe se këtë, që të vërë ndonjë jetën’ e ti për miqt’ e ti.
14 Ju jeni miqt’ e mi, ndë qoftë se bëni gjithë sa u porosis juve.
15 Nuk’ u them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nukë di se ç’bën i zoti; po u thashë juve miq, sepse u dëfteva juve gjithë sa dëgjova prej tim Eti.
16 Ju nukë më keni sgjedhurë mua, po un’ u kam sgjedhurë juve, edhe u urdhërova juve që të shkoni e të bëni pemë, edhe pema juaj të mbesë; që t’u apë juve ç‘t’i lypni Atit mb’ emërit tim.
17 Këto u porosis juve, të doni njëri tiatrinë.
18 Ndë u ka mëri juve bota, dineni se më kish mëri mua përpara jush.
19 Ndë ishitë prej botësë, bota do të donte të sajnë; po sepse nukë jeni nga bota, po un’ u sgjodha juve nga bota, përandaj bota u ka mëri juve.
20 Mbani mënt fialënë që u thashë unë juve: Nuk’ është shërbëtori më i math se i zoti. Ndë qoftë se ndoqnë mua, do t’u ndiekënë edhe juve; ndë ruajtnë fialënë time, do të ruanjën’ edhe tuajënë.
21 Po të gjitha këto do t’ua bënjënë juve për emërinë tim, sepse nukë dinë atë që më dërgoj.
22 Të mos kishnjam ardhurë, e të mos u kishnjam folur’ atyre, nukë do të kishinë faj; po ndashti nukë kanë shkak për fajin’ e tyre.
23 Ay që më ka mëri mua, i ka mëri edhe tim eti.
24 Të mos kishnjam bërë ndër ata ato punë që s’i ka bërë asndonjë tiatërë, nukë do të kishinë faj; po ndashti edhe panë, edhe më patnë mëri edhe mua edhe tim Atë.
25 Po këjo u bë, që të mbushetë fiala që është shkruarë ndë nomt’ t’atyreve: “Se më patnë mëri pa ndonjë farë pune”.
26 Po kur të vinjë Ngushullimtari, që do t’ua dërgonj unë juve prej Atit, Fryma e së vërtetësë, që del nga Ati, ay do të martirisnjë për mua.
27 Po edhe ju martirisni, sepse që përpara herësë jeni bashkë me mua.”