1 — “O burra vëllezër edhe atërë, pa më dëgjoni ç’fialë u ap juve tashi.
2 (Edhe kur dëgjuanë, se u fliste atyre ndë gjjuhë Evraishte, pushuanë më tepërë; edhe thotë:)
3 Unë jam një njeri Judhe, lindurë ndë Tarsë të Qiliqisë, edhe rriturë ndë këtë qytet përanë këmbëvet të Gamaliilit, mësuarë shtrënguarshim ndë nomt të atërëvet, edhe ishnjam zilitar për Perëndinë, sikundrë ju të gjithë jeni sot.
4 Edhe këtë udhë e ndoqa gjer mbë vdekëje, tuke lidhurë me hekura e tuke vënë ndë burgje burra e gra;
5 Sikundrë edhe kryeprifti martiris për mua, edhe gjithë pleqësia; prej atyreve mora edhe kartëra për vëllezëritë, e vajta ndë Dhamaskë, që të bie lidhurë ndë Jerusalim edhe ata që ishin’ atie, që të mundonenë.
6 Edhe kur po shkonjam udhësë, edhe ishnjam afër Dhamaskësë, ndë mesditë, papriturë vetëtiti rreth meje një drit’ e madhe nga qielli.
7 Edhe unë rashë përdhe, edhe dëgjova një zë që më thoshte: “Saull, Saull, përse më ndiek?”
8 Edhe un’ u përgjeqçë: “Cili je ti , o Zot?” Edhe ay më tha: “Unë jam Jisu Nazoreasi, të cilinë ti ndiek.”
9 Edhe ata që ishinë bashkë me mua panë dritënë, edhe i mori frika; po zën’ e ati që më fliste nuk’ e dëgjuanë.
10 Edhe unë thashë: “Ç’të bënj, Zot?” Edhe Zoti më tha: “Ngreu edhe shko ndë Dhamaskë; edhe atie do të të flitetë për gjithë sa jan’ urdhëruarë të bënjç.”
11 Edhe passi nukë shihnjam nga ndriçimi i asaj dritësë, erdha ndë Dhamaskë tuke hequrë për dore nga ata që ishinë bashkë me mua.
12 Edhe një farë Ananie, njeri besëtar pas nomit, për të cilin’ epej martiri e mirë nga gjith’ ata Judhenjtë që rrinin’ atie ,
13 Erdhi tek unë edhe ndenji përpara, e më tha: “Saull, o vëlla, hap sytë përsëri”; edhe unë nd’ atë orë hapa sytë, e pash’ atë.
14 Edhe ay tha: “Perëndia i atërvet tanë të sgjodhi të njohç dashurimin’ e ati, edhe të shohç të Drejtinë, edhe të dëgjonjç zë prej gojës’ ati;
15 Sepse do të jesh martir për atë mbë gjithë njerëzitë për sa pe e dëgjove.
16 Edhe tashi ç’sille? Ngreu e pagëzonu, e laj fajet’ e tua, tuke thërritur’ emërin’” (e Zotit).
17 Edhe passi u këthyeçë ndë Jerusalim, kur ishnjam tuke falurë ndë hieroret, u bëç i habiturë, edhe pash’ atë tuke thënë mua:
18 “Nxito, edhe dil shpejt nga Jerusalimi, sepse nukë do të presënë martirinë tënde për mua.”
19 Edhe unë thashë: “Zot, ata e dinë, se unë jeshë ay që vinjam ndë burk, edhe rrihnjam ndëpër sinagogjit ata që besoninë tyj.
20 Edhe kur derdhej gjaku i Stefanit, martirit tënt, edhe unë vetë qeshë ndenjurë përpara, edhe ishnjam me një fialë për vrasëjen’ e ati, edhe ruanjam rrobet’ e atyreve që e vrisninë.
21 Edhe më tha: “Shko, sepse unë do të të dërgonj lark ndër kombe.”
22 Edhe gjer mbë këtë fialë e dëgjoninë; edhe atëhere ngritnë zën’ e tyre, tuke thënë: “Ngrije prej dheut të tillinë njeri ; sepse ay nukë duhetë të rronjë.”
23 Edhe ata kur bërtisninë, edhe shkuntninë rrobetë, edhe hithninë pluhurë ndëpër erët,
24 Kryemijësi urdhëroj të vihetë ndë kastrë, edhe tha ta pyesënë me të rrahura, që të marrë vesh për ç’punë bërtisninë kështu kundrë ati.
25 Edhe si e shtritnë lidhurë me rrypa, Pavli i thot’ urdhërqindësit që ishte ndenjurë përpara: “Vall’ ësht’ e udhësë mbë ju të rrihni një njeri Roman, edhe pa gjykuarë?”
26 Edhe urdhërqindësi kur dëgjoj, vate e i dëfteu kryemijësit, tuke thënë: “(Shiko) ç’je tuke bërë; sepse kyj njeri është Roman.”
27 Edhe kryemijësi erdhi e i tha: “Thuajmë, Roman je ti?” Edhe ay tha: “Po.”
28 Edhe kryemijësi u përgjeq: “Unë kam prishurë shumë aspër të fitonj këtë emërë që të qjuhem Roman.” Edhe Pavli tha: “Po un’ edhe kam lindurë Roman .”
29 Përnjëherë pra u hoqnë prej ati ata që do ta mundoninë. Po edhe kryemijësi u frikësua, si mori vesh, se është Roman, edhe sepse e kishte lidhurë.
30 Edhe mbë të nesërmet kur donte të marrë vesh të vërtetënë, për ç’punë përflitej nga Judhenjtë, e sgidhi (nga të lidhuratë), edhe urdhëroj të vinjënë kryepriftërit’ edhe gjithë bashkëndenjëja e atyreve; edhe sbriti Pavlinë, edhe e vuri përpara atyreve.