1 Edhe u dëftenj juve, o vëllezër, hirin’ e Perëndisë që është dhënë mbë qishat të Maqedhonisë;
2 Se tepërica e gëzimit ayre, kur ishinë ndë shumë provim shtrëngimi, edhe vobëzia e atyreve e thella teproj ndë pasëjet’ të dorësë lirë t’atyreve.
3 Sepse martiris për këtë , se pas fuqis’ atyreve , edhe përmbi fuqin’ e atyreve , dëshmuanë prej vetiut;
4 Tuke na luturë me shumë të luturë që të marrëmë këtë dhuratë e këtë piesën’ e shërbesësë që është mbë shënjtorët.
5 Edhe këtë e bënë , jo sikundrë shpëryemë, po më përpara dhanë vetëhen’ e tyre mbë Zotinë, pastaj edhe mbë ne me dashurim të Perëndisë;
6 Kaqë sa iu lutëm Titosë, sikundrë e pat zënë përpara, kështu ta mbaronjë këtë dhuratë edhe mbë ju.
7 Po sikundrë teproni mbë çdo punë , ndë besë e ndë fialë e ndë dituri e ndë çdo nxitim, edhe ndë dashuri tuaj mbë neve, kështu të teproni edhe ndë këtë hir.
8 Nuk’ e them këtë me urdhër, po prej nxitimit të tierëvet, të provonj edhe të thieshtën’ e dashurisë s’uaj;
9 Sepse e dini hirin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, se tuke qën’ i pasurë, u bë i vobek për ju, që të bëhi ju të pasurë me vobëzin’ e ati.
10 Edhe për këtë u ap juve këshillë; sepse këjo është për të mirënë tuaj, që e zutë që viet jo vetëmë për të bërë, po edhe për të dashurë.
11 Ndashti pra mbaronia edhe të bërëtë, se sikundrë qetë me zemërë për të dashurë, kështu le të jeni edhe për të mbaruar’ ato që keni.
12 Sepse ndë është gati zemëra përpara, është priturë me të mirë pas asaj që ka ndonjë, jo pas asaj që s’ka.
13 Sepse nukë dua të tierë të kenë të prëjturë, e ju shtrëngim;
14 Po të bënetë sinjënjë, mbë këtë kohë tepërica juaj që të mbushnjë të shterët’ e atyreve, që edhe tepërica e atyreve të mbushnjë të shterëtë tuaj; që të bënetë sinjënjë,
15 Sikundrë është shkruarë: “Ay që mbëlodhi të shumënë, s’i tepëroi gjë, edhe ay që mbëlodhi të pakënë, s’iu pakësua gjë.
16 Po falemi ndersë Perëndisë që ep ndë zemërë të Titosë po atë nxitim për ju;
17 Sepse priti të luturitë, edhe tuke nxituarë më tepërë, dolli me dashuri të ti të vinjë te ju.
18 Edhe bashkë me atë dërguam atë vëllanë, që nderonetë ndëpër të gjithë qishat për ungjillinë.
19 (Edhe jo vetëmë këjo, po edhe u sgjoth prej qishash të bënetë shok mb’ udhë me këtë dhuratë, që u punua prej nesh për lavdin’ e ati Zoti, edhe për të dëftyerë zemrënë tuaj të gatishimenë.)
20 Tuke druajturë për këtë, që të mos na zërë ndonjë me gojë për të keq për këtë elejmosinë të tepërme që u punua prej nesh.
21 Sepse kemi kujdes për ato që janë të mira jo vetëmë përpara Zotit, po edhe përpara njerëzish.
22 Edhe dërguamë bashkë me ata vëllanë tënë, të cilinë e kemi provuarë shumë herë mbë shumë punëra se ësht’ i shpejtë, po ndashti është shumë më i shpejtë për shpëresën e madhe’ që ka mbë ju.
23 Sa për Titonë, ay është shoku im, edhe mbë ju ndihmëtar; edhe sa për të tierët vëllezëritë tanë, ata janë apostojt’ e qishavet, lavdi e Krishtit.
24 U dëfteni pra atyreve edhe përpara qishavet, si është dashuria juaj, edhe të mburrurritë tënë që kemi për ju.