1 Pavli, apostoli i Jisu Krishtit prej dashurimit të Perëndisë, edhe vëllaj Timotheu, mbë qishën’ e Perëndisë që është ndë Korinthë, bashkë me gjithë shënjtorët që janë ndëpër gjith’ Ahainë.
2 Hirëë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.
3 I bekuarë qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, Ati i përdëllimevet edhe Perëndia i çdo ngushullimi,
4 Që na ngushulloj mbë çdo shtrëngim, që të muntmë të ngushullojm’ ata që gjëndenë mbë çdo shtrëngim, me anë të ati ngushullimit që ngushullonemi edhe neve nga Perëndia.
5 Sepse sikundrë tepronjënë pësimet’ e Krishtit mbë ne, kështu edhe ngushullimi ynë tepron me anë të Krishtit.
6 Edhe ndë kemi shtrëngim, kemi shtrëngim për ngushullimin’ e për shpëtiminë tuaj, që punonetë me anë të durimit atyre pësimeve që pësojm’ edhe neve; a ndë ngushullonemi, ngushullonemi për ngushullimin’ e për shpëtiminë tuaj; edhe shpëresa jonë për ju ësht’ e patundurë.
7 Sepse e dimë, se sikundrë jeni piesëtarë mbë pësimet, kështu do të jeni edhe mbë ngushullimt.
8 Sepse s’duam të mos ta dini, o vëllezër, shtrëngiminë tënë që na gjajti ndë Asit, se patëm barrë for të rëndë, përmbi fuqinëtonë , kaqë sa s’na mbeti më shpëresë për të rruarë.
9 Po neve e muarëm përmbi vetëhenë tonë gjykimin e vdekëjesë, që të mos kemi shpëresë mbë vetëhenë tonë, po mbë Perëndinë që ngjall të vdekuritë;
10 Ay që na shpëtoj prej kaqë vdekëje të madhe, edhe na shpëton gjithënjë ; mb’ atë shpërejmë, se edhe do të na shpëtonjë,
11 Kur të nda ndihni edhe ju bashkë tuke luturë për neve, që të bënetë të falurë ndersë për neve prej shumë vetësh për dhuratënë që u dha mbë ne me anë të shumë njerëzëve.
12 Sepse të mburruritë tanë është këta, martiria e ndërgjegjëjesë tonë, se e shkuamë jetënë ndë këtë botë me zemërë të mitur’ e të këthiellëtë te Perëndia, e jo me dituri të mishit, po me hirëë Perëndie, edhe më tepërë te ju.
13 Sepse nuk’ u shkruajmë juve të tiera, po ato që këndoni, a edhe i njihni; edhe shpërenj se do t’i njihni edhe gjer së pastajmi,
14 Sikundrë na keni njohurë edhe neve mbënjanë, se jemi mburrim mbë ju, sikundrë edhe ju mbë ne, ndë ditët të Zotit Jisu.
15 Edhe me këtë shpëresë dedha të vinj te ju më përpara, që të keni hirëë të dytë.
16 Edhe prej jush të shkonj ndë Maqedhoni; edhe përsëri nga Maqedhonia të vinj te ju, edhe prej jush të përcillem ndë Judhet.
17 Tuke menduarë pra këtë, vallë mos e përndora me të lehëtë? Apo sa mendonj, i mendonj pas mishit, që të jetë mbë mua po po, e jo jo?
18 Po Perëndia është besëtar, se fiala jonë që u fol mbë ju s’u bë po edhe jo.
19 Sepse Jisu Krishti i bir’ i Perëndisë, që u leçit ndër ju prej nesh, prej meje edhe prej Silluanit, edhe prej Timotheut, s’u bë po edhe jo, po u bë po mb’atë,
20 Sepse gjithë të zotuarat’ e Perëndisë janë mb’ atë po, edhe mb’ atë amin, për lavdin’ e Perëndisë prej nesh.
21 Edhe Perëndia ësht’ ay që bën të paluajturë vëndit bashkë me ju mbë Krishtinë, e që na leu me vaj.
22 I cili na vulosi, edhe na dha kaparin’ e Frymësë ndë zemërat tona.
23 Edhe unë thërres për martir Perëndinë ndë shpirt tim, se për të kurcyerë juve s’erdha më ndë Korinthë.
24 Jo se kemi pushtet mbi besënë tuaj, po jemi ndihmëtarët’ e gëzimit tuaj; sepse qëndroni ndë besët.