1 Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Sardhej shkruaj:
Këto thotë ay që ka të shtatë frymat’ e Perëndisë, edhe të shtatë yjetë: I di punërat’ e tua, se e ke emërinë se rron, edhe je i vdekurë.
2 Bënu i squarë, edhe forco të tierëtë sa kanë për të vdekurë; sepse nuk’ i gjeta punërat’ e tua të plota përpara Perëndisë.
3 Kujtonu pra qysh more edhe dëgjove, edhe ruaj, edhe pendonu. Ndë mos ndenjç pra squarë, do të vinj te ti posi viedhës, edhe nukë do të diç mbë ç’orë do të vinj te ti.
4 Ke pak emëra edhe ndë Sardhej, që nuk’ i ndyrnë rrobet’ e tyre; edhe ata do të ecënjënë bashkë me mua me rrobe të bardha, sepse janë të vëlyerë.
5 Ay që munt, kyj do të vishetë me rrobe të bardha; edhe nukë do të shuanj emërin’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe do të rrëfenj emërin’ e ati përpara tim et, edhe përpara ëngjëjvet ati.
6 Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
7 Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Filladhelfi shkruaj:
Këto thotë Shënjti, i vërteti, ay që ka “qjyçin’ e Dhavidhit; ay që hap, edhe asndonjë s’mbyll”.
8 I di punërat’e tua; ja te kam vënë përpara teje një derë të hapurë, edhe asndonjë s’munt ta mbyllnjë atë; sepse ke pak fuqi, edhe ruajte fialënë time, edhe nukë mohove emërinë tim.
9 Ja te do t’ap ndë dorë ca nga mbëledhëja e Satanajt që thonë për vetëhen’ e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po gënjenjënë; ja te do t’i bënj ata të vinjën’ e të falenë përpara këmbëvet tua, edhe ta njohënë se unë të desha tyj.
10 Sepse ruajte fialën’ e durimit tim, edhe do të ruanj ty nga ora e ngasëjesë që ka për t’ ardhurë mbë gjithë botënë, që të provonjë ata që rrinë mbi dhet.
11 Ja te vinj shpejt; mba atë që ke, që të mos marrë asndonjë kurorënë tënde.
12 Kush të muntnjë, do ta bënj atë shtyllë ndë tempullë të Perëndisë tim, edhe nukë do të dalë jashtë më; edhe do të shkruanj mbi atë emërin’ e Perëndisë tim, edhe emërin’ e qytetit Perëndisë tim, Jerusalimit ri, që sbret prej qiellit nga Perëndia im, edhe emërinë tim të rinë.
13 Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
14 Edhe ëngjëllit qishësë Llaodhiqevet shkruaj:
Këto thot’ ay që ësht’ Amin, besëtari edhe i vërteti martir, të nisurit’ e kriesësë Perëndisë:
15 I di punërat’ e tua, se as i ftohëtë je as i ngrohëtë, makar të ishie i ftohët’ a i ngrohëtë.
16 Po passi je kështu i vakëtë, edhe as i ftohët’ as i ngrohëtë, do të të viell nga goja ime.
17 Sepse thua se: Jam i pasurë, edhe u bësh’ i pasurë, edhe s’kam nevolë as për ndonjë, edhe nuk’ e di se ti je i ngratë, edhe i mjerë; edhe i vobek, edhe i verbërë, edhe i sveshurë.
18 Të këshillonj tyj të bleç prej meje ar të provuarë ndë ziarr, që të bëneç i pasurë; edhe të veshç rrobe të bardha, edhe të mos duketë turpëria e të sveshurit yt; edhe lyej syt’ e tu me kollurë, që të shohç.
19 Unë gjithë sa i dua, i qërtonj edhe i mundonj; ki zëli pra edhe pendonu.
20 Ja te rri mbë derët edhe trokollinj; ndë dëgjoftë ndonjë zënë tim, edhe hap derënë, do të hynj tek ay, edhe do të darkonj bashkë me atë, edhe ay bashkë me mua.
21 Ati që munt, do t’i ap të rrijë bashkë me mua ndë front tim, sikundrë që edhe unë munda, edhe ndënja bashkë me tim Atë ndë front t’ati.
22 Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.