1 Edhe nd’ ato dit vien Joann Pagëzori tuke leçiturë ndë shkretëtirët të Judhesë, e tuke thënë:
2 Pendohi, sepse u afrua mbëretëria e qiejevet.
3 Sepse kyj ësht’ ay që u fol nga profiti Isaj, që thotë: “Zëri ati që bërtet ndë shkretëtirët. Bëni gati udhën’ e Zotit: bëni rrugat’e ati të drejta.”
4 Edhe ay Ioanni kishte të veshurit’ e ti prej qimesh kamillësë, edhe bres të lëkurtë për mesin’ e ati; edhe ushqimi ati ishte karkaleca e mialt’ i egrë.
5 Atëhere dilte jashtë tek ay Jerusalimi edhe gjithë Judhea, edhe gjith’ anëtë qark Jordhanit.
6 Edhe pagëzoneshinë ndë Jordhan nga ay, tuke rrëfyerë fajet’ e tyre.
7 Edhe kur pa se po vinjënë shumë vetë nga Farisejt’ e nga Sadhdhuqejtë mbë pagëzimt të ti, u tha atyre: “Këlysh nepërkash, cili u dëfteu juve të ikni nga zemërimi që vien?
8 Bëni pra pemë të vëjetura për pendim.
9 Edhe mos u duketë të thoni me vetëhenë tuaj, se “Atë kemi Avraamnë”; sepse po u them juve, se Perëndia munt të ngrerë dielm Avraamit nga këta gurë.
10 E ndashti edhe sopata rri përmbi rrëzët të drurëvet; çdo dru pra që s’bën pemë të mirë pritetë, edhe hidhetë ndë ziarr.
11 Un’ u pagëzonj juve me ujë për pendim; po ay që vien pas meje është më i fortë se unë, të cilit nukë jam i zoti t’i mbanj këpucëtë; ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruar’ e me ziarr.
12 Ay ka lopatënë ndë dorë të ti, edhe do të qëronjë lëmën’ e ti, edhe do të mbëledhë grurin’ e ti ndë grunart, po kashtënë do ta diegë me ziarr të pashuarë.”
13 Atëherë Jisuj vien nga Galilea ndë Jordhan te Joanni, që të pagëzonetë nga ai.
14 Po Joanni e ndalon atë, tuke thënë: “Unë kam nevojë të pagëzonem prej teje, e ti vien tek unë?”
15 Edhe Jisuj u përgjeq e i tha: “Le ndashti; sepse kështu na gjan neve të mbushmë çdo drejtëri.” Atëhere e lë atë.
16 Edhe Jisuj si u pagëzua përnjëherë dolli nga ujëtë; edhe ja tek u hapnë qiejetë, edhe pa Frymën’ e Perëndisë tuke sbriturë posi pëllump, e tuke ardhurë mbi atë.
17 Edhe ja tek u dëgjua një zë nga qiejetë që thoshte: “Kyj është biri im i dashurë, që e kam pëlqyerë.”
Kumti i Gjon Pagëzuesit
1 Në ato ditë u shfaq Gjon Pagëzuesi tue predikue në shkretinën e Judesë. 2 Thoshte: «Ndërroni mendje, se asht afrue mbretnia e qiejve!». 3 Ky asht ai për të cilin asht folë prej Isaisë profet:
Një za buçet në shkretinë:
gatitni udhën e Zotit,
drejtoni shtijet e tij.
4 Ky asht ai Gjoni që petkun e kishte prej leshit të devesë, me një brez lëkure rreth ijëve. Ushqimi i tij ishin karkalecat e mjalti i egër.
5 Asokohe dilnin tek ai Jerusalemi, tanë Judeja e mbarë rrethina e Jordanit 6 dhe pagëzoheshin prej tij në lumin Jordan, tue rrëfye mëkatet e veta. 7 Tue pa se shumë farisej e saducej vinin për arsye të pagëzimit të tij, ai u tha: «Pjellë neperkash! Kush ju vuni në dijeni, me i ikë idhnimit që po vjen? 8 Prandaj, qitni frytin e denjë të pendimit 9 e mos t'ju shkojë mendja me thanë me vete: "Kemi për atë Abrahamin". Unë po ju them: Hyu ka fuqi me i qitë fëmijë Abrahamit prej këtyne gurëve. 10 Qysh tash u asht vue sëpata rranjëve të pemëve. Secila pemë që nuk jep fryt të bukur, pritet e hidhet në zjarrm.
11 Veçse, unë po ju pagëzoj me ujë, për pendimin, por ai që vjen mbas meje ash ma i fortë se unë e unë nuk jam i denjë as me i heqë sandalet. Ai do t'ju pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë e me zjarrm. 12 Ai e ka në dorë terploten e do ta dlirë lamin e vet. Do ta mbledhë grunin e vet në ahër e bykun do ta djegë në zjarrin e pashueshëm».
Pagëzimi i Jezusit
13 Atëherë mbërriti Jezusi nga Galilea në Jordan, te Gjoni, për me u pagëzue prej tij. 14 Por Gjoni e ndali e i tha: «Unë kam nevojë me u pagëzue prej teje, e ti po vike te unë?». 15 E Jezusi iu përgjigj: «Prano tash, se ash me vend që ne të plotësojmë çdo drejtësi». Atëherë ai e pranoi. 16 Mbasi u pagëzue, Jezusi doli menjëherë prej ujit. E, ja, iu hapën qiejt e ai pa Shpirtin e Hyut tue zbritë porsi pëllumb e tue ardhë mbi të. 17 Dhe, ja, një za prej qielli thoshte: «Ky asht im bir, i dashtuni, ai që më pëlqen».