1 Atëhere mbëretëri’e qiejevet do të gjanjë me dhietë vërgjëresha, të cilatë muarnë dritat’ e tyre, e duallnë të presënë dhëndërrinë.
2 Edhe nga ato ishinë pesë të mënçime, edhe pesë të marra.
3 Ato të marratë, kur muarnë dritat’ e tyre, nukë muarnë vaj bashkë me vetëhe;
4 Po të mënçimetë muarnë vaj nd’ enët të tyre bashkë me dritat’ e tyre.
5 Edhe dhëndërri si u vonua, i zuri gjumi të gjitha edhe flininë.
6 Edhe ndë mest të natësë u bë një të thirrurë: Ja dhëndërri te po vien; dilni për të pritur’ atë.
7 Atëhere gjith’ ato vërgjëreshat’ u ngritnë, edhe ndreqnë dritat’ e tyre.
8 Po të marrat’ u thanë të mënçimevet: Epnani nga vaji juaj, sepse po na shuhenë dritatë.
9 Edhe të mënçimet’ u përgjeqnë, tuke thënë: Mos nukë do të na dalë neve edhe juve; po më mirë shkoni tek ata që shesënë, edhe blini për vetëhenë tuaj.
10 Edhe kur vanë të blenjënë, dhëndërri erdhi; edhe ato që ishinë gati hynë bashkë me atë ndë dasmë, edhe u mbyll dera.
11 Po pastaj vinjën’ edhe vërgjerëshat’ e tjera, e thonë:
12 Zot, Zot, hap-na. Po ay u përgjeq e tha: Me të vërtetë po u them juve, se nuk u njoh juve.
13 Rrini sgjuarë pra, sepse nuk’e dini ditën’ as orënë, kur vien i bir’ i njeriut.
14 Sepse do të vinjë posi një njeri, i cili kur do të ikte ndë dhe të huaj, thirri shërbëtorët’ e ti e u dha atyre gjën’ e ti;
15 Edhe njërit i dha pesë tallanda, e tiatërit dy, e tiatërit një; gjithësecilit pas fuqisë ti; edhe përnjëherë iku ndë dhe të huaj.
16 Atëhere ay që mori të pesë tallandatë, vate e punoj me ato, edhe bëri pesë tallanda të tiera.
17 Kështu edhe ay që mori dy, fitoj edhe ay dy të tiera.
18 Po ay që mori njërënë, vate e rëmoj ndë dhet, edhe fshehu argjëndin e të zot.
19 Edhe pas shumë kohe vien i zoti atyre shërbëtorëve, edhe vë re llogari me ata.
20 Edhe si i erdhi përanë ay që pat marrë të pesë tallandatë, pruri pesë tallanda të tiera, tuke thënë: Zot, pesë tallanda më dhe ndë dorë; ja te fitova prej atyre pesë tallanda të tiera.
21 Edhe i zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë edhe besëtar; mbë të paka qe besëtar, mbi të shuma do të vë; hyrë ndë gëzimt t’yt zoti.
22 Erdhi përanë edhe ay që pat marrë të dy tallandatë, e tha: Zot, dy tallanda më dhe ndë dorë; ja te fitova prej atyre dy tallanda të tiera.
23 I zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë edhe besëtar: mbi të paka qe besëtar, mbë të shuma do të të vë; hyrë ndë gëzimt t’yt zoti.
24 Erdhi përanë edhe ay që pat marrë një tallandë, e tha: Zot, të dinjam, se je njeri i ashpërë, që korr te nukë mbolle, edhe mbëleth tek nukë përndave.
25 Edhe passi paç frikë, vajta e fsheha tallandënë tënde ndë dhet; ja tek e ke tëndenë.
26 Edhe i zoti u përgjeq e i tha: Shërbëtor i lik edhe i përtuarshim, ti e dinje, se unë korr tek nukë mbolla, edhe mbëleth te nukë përndava;
27 Duhej pra të vëre argjëndinë tim te truvezarëtë; edhe kur të vinjam unë, do të merrnjam timenë bashkë me kamatënë.
28 Merrni pra prej ati tallandënë, edhe epiani ati që ka dhietë tallandatë.
29 Sepse kujtdo që ka do t’i epetë, edhe do t’i tepëronjë; edhe prej kujtdo që s’ka, edhe atë që të ketë, do të merretë nga ay.
30 Edhe shërbëtorin’ e pavëjeturë hidheni ndë errësirët të përjashtëme; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.
31 Edhe kur të vinj’ i bir’i njeriut ndë lavdi të ti, edhe gjithë ëngjëjt’ [e shënjtëruarë] bashkë me atë, atëhere do të rrijë ndë front të lavdisë ti.
32 Edhe do të mbëlidhenë përpara ati gjithë kombetë; edhe do t’i ndanjë ata njërinë nga tiatëri, sikundrë bariu ndan dhëntë nga kedhatë;
33 Edhe do të vërë dhëntë mb’anë të së diathtësë ti, edhe kedhatë mb’anë të mëngjërë.
34 Atëhere mbëreti do t’u thot’atyre që rrinë mbë anë të së diathtësë ti: Ejani të bekuarët’ e tim Eti, trashëgoni mbëretërinë që është bërë gati për ju që kur se është ngrehurë bota.
35 Sepse pata uri, e më dhatë të ha; pata et, e më dhatë të pi; i huaj jeshë, edhe më muartë ndë shëpi;
36 Sveshurë, edhe më veshëtë; u sëmurç, edhe erthtë të më shihni; jeshë ndë burk, e erthtë tek unë.
37 Atëhere të drejtëtë do t’i përgjigjenë, tuke thënë: Zot, kurë të pamë tyj tuke pasur’ uri e të ushqyemë, a tuke pasurë et, e të dhamë të pish,
38 Edhe kurë të pamë të huaj, e të muarnë ndëpër shtëpiat; a të sveshurë, e të veshëmë,
39 Edhe kurë të pamë të sëmurë, a ndë burk, edhe erthmë tek ti?
40 Edhe mbëreti do të përgjigjet’ e do t’u thotë atyre: Me të vërtetë po u them juve, sado që i bëtë njërit nga këta vëllezërit’ e mi më të vegjëlitë, ma keni bërë mua.
41 Atëhere do t’u thot’ edhe atyre që rrinë mbë anë të mëngjërë: Ikni prej meje, të mallëkuarëtë, ndë ziarrt të pasosurë, që është bërë gati për diallin’ e për ëngjëjt’ e ati.
42 Sepse paç uri, e s’më dhatë të ha; paç et, e s’më dhatë të pi;
43 Jeshë i huaj, e nukë më muartë përbrënda; i sveshurë, edhe nukë më veshëtë; i sëmurë edhe ndë burk, edhe nuk’ erthtë të më shihni.
44 Atëhere do t’i përgjigjen’ edhe ata, tuke thënë: Zot, kurë të pam ty tuke pasur’ uri, a tuke pasur’ et, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, a ndë burk, e nukë të shërbyemë?
45 Atëhre do t’u përgjigjet’ e do t’u thotë atyre: Me të vërtetë po u them juve, sado nuk’ i bëtë njërit nga këta me të vegjëlitë, as mua nukë ma bëtë.
46 Edhe këta do të venë ndë mundim të pasosurë; edhe të drejtëtë ndë jetët të pasosurë.”
Dhjetë virgjënat
1 «Atëherë, mbretnia e qiejve u përngjet dhjetë virgjnavë, të cilat morën kandilat e vet e i dolën para dhandrrit. 2 Pesë prej tyne ishin të marra e pesë të mençuna. 3 Të marrat, tue marrë kandilat, nuk morën voj me vete. 4 Të mençunat morën voj në enë të vogla bashkë me kandilat e vet. 5 Dhandri po vonohej, prandaj u kotën të gjitha e ranë në gjumë. 6 Por, në mesnatë, u ba një vikamë: “Ja dhandri, dilni para”. 7 Atëherë u çuen të gjitha ato virgjna e zbukuruen kandilat. 8 Të marrat u thanë të mençunave: “Na jepni voj prej tuejit, se po na fiken kandilat”. 9 Por të mençunat u përgjigjën: “Jo, se atëherë s'na del as neve e as juve. Ma mirë shkoni te tregtarët e bleni për vete”. 10 Kur shkuan me ble, ia behu dhandri. Ato që ishin gati, hynë me të në dasmë dhe u ndrye dera. 11 Ma vonë mbërritën edhe virgjnat e tjera e thanë: “Zotni, zotni, na e hap derën!”. 12 Por ai u përgjigj: “Vërtet po ju them: nuk ju njoh”.
13 Rrini zgjuet, pra, se nuk e dini as ditën e as orën».
Shëmbëlltyra e talentave
14 «Asht porsi një njeri, që tue u nisë për udhë, thirri shërbëtorët e tij e u la plangun e vet. 15 Njenit i dha pesë talenta, tjetrit dy e tjetrit një, secilit simbas aftësisë vetjake, e u nis për rrugë menjëherë. 16 Ai që kishte marrë pesë talenta, shkoi e i shtiu në punë dhe përfitoi edhe pesë të tjera. 17 Po ashtu, ai që kishte marrë dy, përfitoi dy të tjera. 18 Por, ai që kishte marrë një, shkoi, gërmoi dheun dhe e mshehu paren e zotnisë së vet.
19 Mbas shumë kohe, i zoti i këtyne shërbëtorëve vjen e ndreq llogaritë me ta. 20 U avit ai që kishte marrë pesë talenta, solli edhe pesë të tjerë e tha: “Zotni, ti më dorëzove pesë talenta. Ja, përfitova edhe pesë të tjerë”. 21 I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. Ishe besnik në pak, unë do të të caktoj mbi shumë. Hyn në gëzimin e zotnisë tand”. 22 U avit edhe ai që kishte marrë dy talenta e tha: “Zotëri, më dorëzove dy talenta. Ja, përfitova edhe dy të tjerë”. 23 I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. Ishe besnik në pak, unë do të caktoj mbi shumë. Hyn në gëzimin e zotnisë tand”.
24 U avit edhe ai që kishte marrë njëqind monedha e tha: “Zotni, di se je njeri i ashpër, që korr ku nuk ke mbjellë e mbledh ku nuk ke hedhë, 25 prandaj, i friguem, shkova dhe e msheha në tokë talentin tand. Shih ku e ke gjanë tande!”. 26 Por i zoti iu përgjigj: “Shërbëtor i keq e përtac. Ti dike se unë korrkam ku nuk kam mbjellë e mblidhkam ku nuk kam hedhë? 27 Atëherë duhej t'i kishe vue paret e mia nëpër banka, që, kur të kthehesha, të kisha marrë gjanë time me kamatë.
28 Prandaj merrjani këtij talentin e jepjani atij që ka dhjetë talenta, 29 se, secilit që ka, do t'i jepet e do t'i teprojë, por, atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka. 30 Shërbëtorin e padobishëm qiteni terrin e përjashtëm. Atje ka vajtim e kërcëllim dhambësh”».
Gjykimi i kombeve
31 «Kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë, e të gjithë engjëjt me të, do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. 32 Para tij do të mblidhen të gjitha komnbet e ai do t'i veçojë nga njeni-tjetri, siç veçon bariu delet nga dhitë. 33 Delet do t'i vejë në të djathtën e vet e dhitë në të majtën.
34 Atëherë mbreti do t'u thotë atyne që janë në të djathtën e tij: “Ejani, o të bekuemit e Atit tim, merreni trashëgim mbretninë e përgatitun për ju qysh prej fillimit të botës, 35 se pata uri e më dhatë me hangër, pata etje e më dhatë me pi, isha i huej e më pritët, 36 isha i zbuluet e më mbuluet, isha i sëmundë u kujdesuet për mue, isha në burg e erdhët te unë”. 37 Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen: “Zot, kur të pamë të uritun e të ushqyem? Apo të etun e të dhamë me pi? 38 Kur të pamë të huej e të pritëm, apo të zbuluet e të mbuluem? 39 Kur të pamë të sëmundë apo në burg e erdhëm te ti?”. 40 Mbreti do t'u përgjigjet: “Vërtet po ju them se sa herë ua keni ba këtë njenit prej këtyne vëllazënve të mi ma të vegjël, ma keni ba mue”.
41 Mandej do t'u thotë atyne që janë në të majtën e tij: “Shporrmuni, o të mallkuem, në zjarrin e amshuem, që asht përgatitë për djallin dhe engjëjt e tij, 42 se pata uri e nuk më dhatë me hangër, pata etje e nuk më dhatë me pi, 43 isha i huej e nuk më pritët, isha zbuluet e nuk më mbuluet, isha i sëmundë e në burg e nuk u kujdesët për mue”. 44 Atëherë edhe ata do të përgjigjen: “O Zot, kur të pamë të uritun, të etun, të huej, zbuluet, të sëmundë e në burg e nuk u kujdesëm për ty?”. 45 Ai do t'u thotë: “Vërtet po ju them, sa herë që nuk is keni ba këtë njenit prej vëllazënve të mi ma të vegjël, nuk ma keni ba as mue”.
46 E këta do të bein në ndëshkimin e amshuem, ndërsa të drejtët në jetën e amshueme».