1 Edhe Jisuj kur mbaroj këto fialë, u ngrit nga Galilea, edhe erdhi ndë sinoret të Judhesë, përtej Jordhanit.
2 Edhe i vanë pas ati shumë gjëndëje; edhe i shëroj ata atie.
3 Edhe erthnë tek ay Farisejtë tuke ngarë atë, e tuke thënë ati: “Ndë i ësht’ e udhësë njeriut të lëshonjë gruan’e ti për çdo farë shkaku?
4 Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Nukë keni kënduarë, se ay që bëri ata që ndë kryet të herësë, i bëri ata mashkull edhe femërë?
5 Edhe tha: “Për këtë punë njeriu do të lërë t’atën’ e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti, edhe të dy do të jenë një mish”.
6 Kaqë sa nukë janë me dy, po një mish. Atë pra që Perëndia e bëri parë, njeriu le të mos e ndanjë.”
7 I thon’ati: “Përse pra Mojsiu ka porositurë t’i epetë kart’ e ndariesë, edhe ta lëshonjë?”
8 U thot’ atyre: “Sepse Mojsiu ua la juve të lëshoni gratë tuaja për zemër-ashpërënë tuaj tuaj; po ndë kryet të herësë s’ka qënë kështu.
9 Edhe po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan’ e ti, përveç për punë kurvërie, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron; edhe ay që të martonetë me grua të lëshuarë, kurvëron.”
10 Nxënësit’ e ti i thonë: “Ndë qoftë kështu pun’ e njeriut me gruanë, nuk’ është mirë të martonetë.”
11 Edhe ay u thot’ atyre: “Nukë munt ta kupëtonjënë këtë fialë të gjithë, po atyreve që u është dhënë.
12 Sepse ka të dredhurë që kanë lindurë kështu që nga barku i s’ëmësë, edhe ka të dredhurë që u drothnë nga njerëzitë; edhe ka të dredhurë që drothnë vetëhen’ e tyre për mbëretërin’e qiejevet. Ay që munt ta kupëtonjë këtë le ta kupëtonjë.
13 Atëhere i prun’ati ca çuna të vegjëlë, që të vërë duartë përmbi ata, e t’i bekonjë; edhe nxënësitë i qërtuanë.
14 Po Jisuj tha: “Lini çunat’ e vegjëlë, edhe mos i ndalni të vinjënë tek unë; sepse për të tillë është mbëretëri’e qiejevet.”
15 Edhe si vuri duartë mbi ata, iku andej.
16 Edhe ja tek i erdhi përanë një njeri, e i tha: “Mësonjës i mirë, ç’të mirë të bënj që të kem jetë të pasosurë?”
17 Edhe ay i tha: “Ç’më thua i mirë? Asndonjë s’ësht’ i mirë veç një, Perëndia. Po ndë do të hynjç ndë jetët, ruaj porositë.”
18 I thot’ ai: “Cilatë?” Edhe Jisuj i tha këto: “Mos vraç; mos kurvëronjç; mos viethç; mos apç martiri të rreme.
19 Ndero tët at’ e tët ëmë”; edhe “Të duaç t’afërminë tënt posi vetëhenë tënde.”
20 Dialoshi i thot’ ati: “Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të rit tim; po ç’më mbetetë më?”
21 Jisuj i tha ati: “Ndë do të bëneç’ i sosurë, shko e shit gjënë tënde, edhe epua të vobeqvet; edhe do të kesh thesar ndë qiell, edhe eja, e ngjitmu pas.
22 Po dialoshi kur dëgjoj këtë fialë, iku i helmuarë, sepse kishte shumë gjë.
23 Edhe Jisuj u tha nxënësëvet ti: “Me të vërtetë po u them juve, se njeriu i pasurë mezi do të hynjë ndë mbëretërit të qiejevet.
24 Edhe përsëri po u them juve: Më kollaj është të shkonjë gamileja ndëpër vrimët të gjylpërësë, se të hyjnë i pasuri ndë mbëretërit të Perëndisë.”
25 Edhe nxënësit’ e ti, kur dëgjuanë, tmeroneshinë fort, e thoshinë: “Vallë cili munt të shpëtonjë?”
26 Po Jisuj shtyri sytë mb’ ata e u tha atyre: “Te njerëzitë këjo është punë që s’munt të bënetë, po te Perëndia të gjitha munt të bënenë .”
27 Atëhere u përgjeq Pietri e i tha ati: “Ja ne tek lam të gjitha, edhe erthmë prapa teje; vallë ç’do të jetë mbë ne?”
28 Edhe Jisuj u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se ju që më erthtë pas, ndë krijesët të re, kur të rrijë i Bir’ i njeriut mbi fron të lavdisë ti, do të rrini edhe ju mbë dy-mbë-dhietë frone, tuke gjykuarë të dy-mbë-dhietë farat’ e Israilit.
29 Edhe kushdo që la shtëpi, a vëllezërë, a motëra, a atë, a ëmë, a grua, a bij, a ara, për punë t’emërit tim, do të marrë një qint për një, edhe do të trashëgonjë jetë të pasosurë.
30 Po shumë të parë do të jenë të prapsëm, edhe të prapsëm të parë.
Për ndamjen
1 Mbasi Jezusi i kreu këto fjalë, u largue nga Galile dhe shkoi në trojet e judesë përtej Jordanit. 2 Turma të mëdha i shkuen mbrapa dhe atje ai i shëroi. 3 Iu afruen disa farisej dhe e vunë në provë, tue i thanë: «A lejohet me e nda gruen për çdolloj shkaku?» 4 Jezusi u përegjigj: «A nuk e keni lexue se ai që i krijoi prej zanafillet, mashkull e femën i bani »? 5 E tha: «Për shkak të kësaj, njeriu do të lajë të atin e nanën, do të ngjitet grues së vet e të dy do të jenë një trup i vetëm . 6 Kështuqë, nuk janë ma dy, por një mish. Pra, çka Hyu ka lidhë, njeriu të mos e ndajë!». 7 I thonë: «E pse Moisiu urdhnoi me i dhanë dëftesën e ndamjes dhe me e lëshue 8 U thotë: «Moisiu, prej zemërngurtësisë suej ju lejoi me i lëshue gratë tueja, porse, prej zanafillet, nuk ka qenë kështu. 9 Por, unë po ju them se, kush e lëshon gruen e vet, përveç për shkak të shemrimit, dhe martohet me një tjetër, thyen kunorës». 10 Nxanësit i thonë: «Nëse është i tillë rasti i një burri me një grua, nuk volit me u martue». 11 Por ai u tha: «Jo të gjithë e pranojnë këtë fjalë, por ata të cilëve u asht dhanë. 12 Ka eunukë, që u lindën të tillë nga barku i nanës. Ka edhe eunukë që u banë eunukë për mbretninë e qiejve. Kush mundet me e pranue, ta pranojë».
Jezusi bekonë fëmijët
13 Atëherë i sollën pranë disa fëmijë, që t'u vinte duert sipër, por nxanësit i qortuen. 14 Mirëpo Jezusi tha: «Leni fëmijët e mos i ndalni me ardhë tek unë, se e të këtillëve asht mbretnia e qiejve». 15 Mandej vuni duert mbi ta e shkoi prej andej.
Djali i pasun
16 Dhe, ja, dikush iu afrue e i tha: «Mësues, çfarë të mirë duhet të baj, të të kem jetën e pasosun?». 17 Ai iu përgjigj: «Pse më pyet për të mirën? Një asht i mirë. Nëse dëshiron me hy në jetën e pasosun, mbaj urdhnimet». 18 I tha: «Cilat?». Jezusi iu përgjigj: «Mos vrit, mos the kunorën, mos vidh, mos ban dëshmi të rreme, 19 ndero atin e nanën dhe dueje të afërmion si veten! ». 20 Djaloshi i tha: «Të gjitha këto i kam ndjekë. Çka më mungon ende?». 21 Jezusi i tha: «Nëse dëshiron me qenë i përkryem, shko, shit plangun tand, jepua të varfënve e do të kesh një thesar në qiej. Atëherë eja e më ndiq!». 22 Kur e ndigjoi këtë fjalë, djaloshi iku i pikëlluem. Ishte njëmend pasunar pronash të shumta. 23 Jezusi u tha nxanësve të vet: «Vërtet po ju them se i pasuni hyn zorshëm në mbretninë e qiejve. 24 Prap po ju them, ma kollaj e ka deveja me kalue në vrimën e gjilpanës, se i pasuni me hy në mbretninë e Hyut». 25 Kur dishepujt e ndigjuen, u hutuen fort e thanë: «Kush, pra, mundet me u shpëtue?». 26 Jezusi i kundroi e tha: «Për njerëzit kjo asht e pamundun, por për Hyun gjithçka asht e mundun». 27 Atëherë Pjetri iu përgjigj: «Ja, ne lamë gjithçka dhe të ndoqëm. Çka, pra, do të ndodhë me ne?». 28 Jezusi u tha: «Vërtet po ju them, se ju, që më ndoqët mue, në fillimin e ri, kur të ulet biri i njeriut në fronin e lavdisë së tij, do të uleni edhe ju në dymbëdhjetë frone, me gjykue dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29 Dhe cecili të ketë lanë shtëpia, apo vëllazën, apo motra, apo atë, apo nanë, apo fëmijë, apo ara për shkak të emnit tim, do të marrë njëqindfish e do të trashëgojë jetën e pasosun. 30 Por, shumë të parë do të jenë të fundit e të fundit, të parët».