1 Edhe si thirri të dy-mbë-dhietë nxënësit’e ti, u dha atyre pushtet përmbi frymat e ndyra, që t’i nxjerrën’ ato, edhe të shëronjënë çdo sëmundë e çdo lëngatë.
2 Edhe emërat’e të dy-mbë-dhiet’ Apostojvet janë këta: i pari Simoni që thuhetë Pietrë, edhe Andhreu i vëllaj i ati; Jakovi i biri Zevedheut, edhe Joanni i vëllaj i ati;
3 Filippi, dhe Varthollomeu; Thomaj, edhe Matthe kumerqari; Jakovi i biri Allfeut, edhe Levveu që u qjuajti përmbiemërë Thadhdhe;
4 Simon Kananiti, edhe Judhë Iskarioti, ay që e trathtoj atë.
5 Këta të dy-mbë-dhietë dërgoj Jisuj, passi i porositi ata, tuke thënë: “Mos shkoni mb’ udhë gjëntarësh, edhe mos hyni ndë qytet Samaritësh;
6 Po më tepërë shkoni ndëpër dhënt të humbura të shtëpisë Israilit.
7 Edhe tuke vaturë, leçitni tuke thënë, se: “U afrua mbëretëri’e qiejevet.
8 Shëroni të sëmurë, qëroni të krromosurë, [ngjallni të vdekurë], nxirni diaj; dhurëti muartë, dhurëti epni.
9 Mos kini ar, as argjënt, as rame ndëpër brezat tuaj.
10 Mos kini trastë mb’ udhë, as dy rrobe, as këpucë, as stap; sepse punëtori e vëjen ushqimin’ e ti.
11 Edhe mbë çdo qytet a kryefshat që të hyni, vëshgoni cili ësht’ i vëjeturë nd’atë, edhe jitni atie gjersa të dilni.
12 Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndetni atë.
13 Edhe ndë qoftë shtëpia e vëjeturë, paqtimi juaj le të vinjë mb’atë; po ndë mos qoftë e vëleturë, paqtimi juaj u këtheftë mbë ju.
14 Edhe ay që të mos u presë juve, as të mos dëgjonjë fialëtë tuaja, kur të dilni prej asaj shtëpie, a prej ati qyteti, shkuntni pluhurin’e këmbëvet tuaja.
15 Me të vërtetë po u them juve, se : Më i duruarshim do të jetë mundimi mbë dhe të Sodhomëvet e të Gomorrëvet ndë ditë të gjyqit, se mb’ atë qytet.
16 Ja tek po u dërgonj unë juve posi dhen ndë mes të ujqëret; bëhi pra të urtë posi gjarpinjtë, edhe të butë posi pëllumbatë.
17 Edhe ruhi nga njerëzitë, sepse do t’u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndenie, edhe do t’u rrahënë ndëpër sinagogjit të tyre;
18 Edhe do t’ u nxierrënë juve për punë time përpara të parësh e përpara mbëretërish, për martiri mb’ ata edhe mbë kombet.
19 Po kur t’u apënë juve ndë duar, mos kini kujdes se qysh, a se si do të flisni, sepse do t’u epetë juve nd’ atë orë ç’do të flisni.
20 Sepse nukë jeni ju ata që flisni, po Frym’ e Atit tuaj që flet ndër ju.
21 Edhe vëllaj do të apë n’ dorë të vëllanë për të vrarë, edhe i ati të birrë; edhe bijtë do të ngrenë krye kundrë përindëvet, e do t’i vrasënë.
22 Edhe do t’u kenë mëri juve të gjithë për emërinë tim; edhe ay që të duronjë gjer ndë funt, kyj do të shpëtonjë.
23 Po kur t’u ndiekënë juve nga kyj qytet, ikëni mbë tiatrinë; sepse me të vërtetë po u them juve, se : Nukë do t’i mbaroni qytetet’ e Israilit, gjer sa të vinjë i bir’i njeriut.
24 Nuk’ është nxënësi përmbi mësonjësinë, as shërbëtori përmbi të zonë.
25 Mjaft është për nxënësinë të bënetë si mësonjësi ti, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë qoftë se të zon’ e shtëpisë e qjuajtnë Veelzevull, sa më shumë shtëpiakësit’e ti?
26 Mos i kini frikë pra ata, sepse nuk’ është gjë e mbuluarë që nukë do të sbulonetë; edhe gjë e fshehurë që nukë do të dihetë.
27 Atë që po u them juve nd’ errësirët, thojeni ndë dritët, edhe atë që dëgjoni ndër vesh, leçiteni përmbi shtëpit.
28 Edhe mos kini frikë nga ata që vrasënë trupinë, se shpirtinë s’munt ta vrasënë; po kini frikë më shumë nga ay që munt të humbasë ndë gjehenë edhe shpirtinë edhe trupinë.
29 Nukë shitenë dy zoq për një asprë ? Po një nga ata nukë do të bierë mbë dhet, pa urdhërin ’ e Atit tuaj.
30 Po juve edhe gjithë qimet’ e kresë janë numëruarë.
31 Mos kini frikë pra, sepse ju ndani nga shumë zoq.
32 Kushdo pra që të më rrëfenjë përpara njerëzëvet, edhe unë do ta rrëfenj atë përpara tim Eti që është ndë qiejet.
33 Po kush të më mohonjë përpara njerëzëvet, do ta mohonj edhe un’ atë përpara tim Eti që është ndë qiejet.
34 Mos kujtoni se kam ardhurë të vë paqtim mbi dhet, s’kam ardhurë të vë paqtim, po thikë.
35 Sepse kam ardhurë të ndanj njerinë kundrë t’et, edhe bijënë kundrë s’ëmësë, edhe nusenë kundrë së viehërrësë.
36 Edhe arëmiqt’ e njeriut do të jenë shtëpiakësit’e ti.
37 Ay që do t’anë a t’ëmënë më tepërë se mua, nuk’ është i vëjeturë për mua; edhe ay që do bir e bijë më tepërë se mua, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua.
38 Edhe ay që nukë merr kryqin’e ti, e nukë vien pas meje, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua.
39 Ay që gjeti jetën’e ti do ta humbasë; edhe ay që të humbasë jetën’e ti për punë time, do ta gjenjë atë.
40 Ay që u pret juve, më ka priturë mua; edhe ay që më pret mua, ka pritur’ atë që më ka dërguarë mua.
41 Ay që pret profit mb’ emërë profiti, do të marrë pagë profiti; edhe ay që pret të drejtë mb’ emërë të drejti, do të marrë pagë të drejti.
42 Edhe ay që t’i apë një kupë ujë të ftohëtë ndonjërit nga këta të vegjëlitë vetëm mb’ emërë nxënësi, me të vërtetë po u them juve, se nukë do të humbasë pagën’e ti.”
Dymbëdhjetë apostujt
1 Mbasi thiri pranë të dymbëdhjetë nxanësit, u dha pushtet me dëbue shpirtnat e papastër e me shërue çdo sëmundje e ligështi. 2 Emnat e dymbëdhjet apostujve janë këta: i pari, Simoni, i quejtuni Pjetër, dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut e Gjoni, vëllai i tij; 3 Filipi e Bartolomeu, Tomasi e Mateu, tagrambledhësi; Jakobi i Alfeut e Tafeu, 4 Simon Kananeu e Judë Iskarioti, i cili edhe e dorëzoi.
Dërgimi i të dymbëdhjetëve
5 Jezusi i dërgoi këta të dymbëdhjetë e i urdhnoi: «Mos ecni në udhën e kombeve e në qytetin e samaritanëve mos hyni. 6 Përkundër, shkoni te delet e humbuna të shtëpisë së Izraelit. 7 Tue udhëtue, kumtoni e thoni: "Mbretnia e qiejve asht afrue". 8 Të ligunit shërojini, të vdekunit ngjallini, të gërbulunit pastrojini, djajtë dëbojini. Falas morët, falas jepni. 9 Mos bartni në brezat tuej ar, as argjend, as bakër, 10 as torbë për rrugë, as dy këmisha, as sandale, as shkop, se punëtorit i takon haja e vet. 11 Në çfarëdo qyteti a fshati të hyni, hetoni kush asht i denjë në të, e aty zini vend deri sa të dilni. 12 Kur të hyni në një shtëpi, përshëndeteni. 13 Nëse shtëpia asht e denjë, ardhtë mbi të paqja juej! Por, po të mos jetë e denjë, paqja juej u ktheftë te ju! 14 Nëse ndokush nuk ju pranon e as ndëgjon fjalët tueja, mbasi të keni dalë jashtë shtëpisë apo jashtë atij qyteti, shkundni pluhunin prej kambëve tueja. 15 Vërtet po ju them, ma kollaj do ta kenë Sodoma e Gomorra në ditën e gjykimit sesa ai qytet».
Përndjekjet
16 «Ja, unë po ju dërgoj si dele mes ujqësh. Prandaj, jini të mençun si gjarpnijtë e zë pafajshëm si pëllumbat. 17 Ruhuni prej njerëzve. Do t'ju dorëzojnë nëpër sinedra e do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyne. 18 Para prijësve e mbretënve do t'ju çojnë për shkakun tim, si dëshmi ndaj tyne e ndaj kombeve. 19 Kur t'ju dorëzojnë, mos u brengosni se si çka të thoni. Do t'ju jepet në atë hop çka të thoni, 20 se nuk jeni ju folësit, por shpirti i Atit tuej, që flet në ju. 21 Vëllai do të dorëzojë vëllain për vdekje dhe ati të birin. Edhe bijtë do të ngrihen mbi prindët e do t'i dënojnë me vdekje. 22 Do të jeni të urryem prej të gjithëve prej emnit tim. Por, kush do të durojë deri në fund, ai do të shpëtojë. 23 Kur t'ju përndjekin në ndonjë qytet, ikni në tjetrin. Vërtet po ju them, nuk do t'i keni krye qytetet e Izraelit para se të ketë ardhë biri i njeriut.
24 Nxanësi nuk asht mbi mësuesin e as shërbëtori mbi të zotin. 25 Nxanësit i mjafton me u ba si mësuesi e shërbëtorit, si i zoti. Nëse kryeshtëpiakun e thirrën Beelzebul, sa fish shtëpiakët e tij?».
Mos kini frikë
26 «Mos, i drueni, pra! Nuk ka asgja të mbulueme, që nuk do të zbulohet, as të mshehtë, që nuk do të njoftohet. 27 Çka ju tregoj në terr, thuejeni në dritë e çka ndieni në vesh, kumtojeni mbi çati. 28 Mos drueni ata që vrasin trupin, por që shpirtin nuk munden me e vra. Drueni ma shumë atë që mundet me rrënue edhe trupin edhe shpirtin në gehenë. 29 A nuk shiten dy trumcakë për një qindarkë? E asnjë prej tyne nuk bjen përtokë pa dijeninë e Atit tuej. 30 Por juve ju janë numërue edhe të gjitha fijet e flokëve të kresë. 31 Mos u drueni, pra! Ju vyeni ma shumë se shumë trumcakë».
Vendimi me ndjekë Krishtin
32 «Prandaj, kushdo që shpall para njerëzve se më përket mue, edhe unë do të shpall para Atit tim, që asht në qiell, se i përkas atij. 33 Por, atë që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim, që asht në qiej.
34 Mos pandehni se erdha me hedhë paqen mbi tokë. Nuk erdha me hedhë paqen, por shpatën. 35 Erdha me nda
njeriun nga i atit
bijën nga e ama ,
nusen nga vjehrra e saj
36 dhe armiqtë e njeriut
do të jenë shtëpiakët e tij .
37 Kush don atin apo nanën ma shumë se mue, nuk asht i denjë për mue e kush don birin apo bijen ma shumë se mue, nuk asht i denjë për mue. 38 Kush nuk merr kryqin e vet e më ndjek mbas meje, nuk asht i denjë për mue. 39 Kush gjen jetën e vet, do ta bjerrë dhe, kush ta bjerrë jetën e vet për mue, do ta gjejë».
Shpërblimi
40 «Kush ju pret ju, më pret mue dhe, kush më më pret mue, pret atë më më ka dërgue. 41 Kush pret një profet prej emnit të profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe, kush pret një të drejtë prej emnit i drejë, do të marrë shpërblimin e të drejtit. 42 Kushdo i jep me pi një gotë ujë të cemtë njënit prej këtynë të vegjëlve vetëm prej emnit nxanës, vërtet po ju them, nuk do ta bjerrë shpërblimin e vet».