1 Vëllezërit e mi, mos kini besën’ e të lavduruarshëmit Zotit tënë Jisu Krishtit me të mbajturë anë.
2 Sepse ndë hyftë ndë përmbëledhëjet tuaj ndonjë njeri që ka unazë t’artë me rrobe të shkëlqyera, e të hynjë edhe një i vobek me rrobe të zhyera,
3 Edhe do të shtini sytë mb’ atë që vesh rroben’ e shkëlqyerë, edhe t’i thoni ati: Ti rri këtu mirë, edhe të vobegut t’i thoni: Ti rri atje, a: Rri këtu ndënë këmbë të mia;
4 A nukë shkuatë ndë vetëhet tuaj, edhe u bëtë gjyqtarë mendimesh të liga?
5 Pa dëgjoni, o vëllezërit’ e mi të dashurë, A nukë sgjodhi Perëndia të vobegjit’ e kësaj bote, të pasurë ndë besët, edhe trashëgimtarë të asaj mbëretërisë, që u zotuar atyrev që duan’ atë?
6 Po ju shpërnderuatë të vobegunë. A nuk’ u shtrëngonjënë juve të pasuritë, edhe ata u heqënë juve ndëpër gjukatat?
7 A nukë vallsfimisnjën’ ata emërin’ e mirë, që jeni qjuajturë me atë?
8 Ndë ruajtçi pra nomin’ e mbëretërisë, pas shkronjësë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde,” bëni mirë.
9 Po ndë mbani anë, bëni faj, e qërtohi nga nomi si asish që kapërxeni porosinë.
10 Sepse ay që të ruanjë gjithë nomnë, edhe të fëjenjë mbë një punë , është bërë fajtuar i të gjithave.
11 Sepse ay që tha: “Mos kurvëronjç”, tha edhe: “Mos vraç”. Po ndë mos kurvërofsh, po të vraç, ke kapërxyerë porosin’ e nomit.
12 Kështu flisni, edhe kështu bëni, sikur jeni për të gjukuarë nga nomi së lirësë;
13 Sepse gjyqi do të jetë i papërdëllyershim mb’atë që s’bëri përdëllim; edhe përdëllimi mburretë kundrë gjuqit.
14 Ç’dobi ka, o vëllezërit’ e mi, ndë tashtë ndonjë se ka besë, e të mos ketë punëra? Sos munt ta shpëtonjë besa?
15 Ndë qoftë se vëllaj a motëra janë lakuriq, edhe u shteret’ ushqimi i përditëshim,
16 Edhe t’u thot’ atyre ndonjë prej jush: Shkoni ndë paqtim, ngrohi e ngihi, e të mos u epni atyreve ato që janë të nevojëshime për trupinë, ç’dobi ka?
17 Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëra, ësht’ e vdekurë prej vetiu.
18 Po do të thotë ndonjë: Ti ke besë, e unë kam punëra; dëftemë besënë tënde nga punërat’ e tua, edhe unë do të dëftenj tyj besënë time nga punërat’ e mia.
19 Ti beson se Perëndia është një; mirë bën; edhe diajtë besonjënë, edhe dridhenë.
20 Po a do të kupëtonjç, o njeri i kotë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë?
21 Avraami, ati ynë, a nukë dolli i drejtë nga punëratë, kur pruri Isaakunë, të birin’ e ti, mbi therorenë?
22 Shih se besa punonte bashkë me punërat’ e ati, edhe besa u bë e sosurë nga punëratë.
23 Edhe u mbush shkronja që thotë: “Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua për drejtëri”, edhe u qjuajti “miku i Perëndisë”.
24 Shihni pra se njeriu del i drejtë nga punëratë, e jo nga besa vetëmë.
25 Po kështu edhe kurva Raabë a nukë dolli e drejtë nga punëratë, kur priti ata që ishinë dërguarë, edhe i nxori prej një tiatërë udhë?
26 Sepse sikundrë trupi pa frymë ësht’ i vdekurë, kështu edhe besa pa punëratë ësht’ e vdekurë.