1 Plakunë mos e qërtonjç, po mësoje posi atë; të ritë mësoi posi vëllezër,
2 Plakatë, posi mëma; të ratë, posi motëra, me çdo farë të qëruari.
3 Ndero grat’ e va, ato që janë me të vërtetë të va.
4 Edhe ndë pastë ndonjë e ve dielm a nipërë, le të mësonjënë më përpara shtëpin’ e tyre të kenë besë të mirë, edhe t’u apënë shpagime përintvet, sepse këjo ësht’e mirë edhe e pëlqyerë përpara Perëndisë.
5 Edhe ajo që është me të vërtetë e ve edhe mbeturë vetëmë, shpëren mbë Perëndinë, edhe qënderon ndë të luturat e ndë të falurat nat’ e ditë;
6 Po ajo që prish shumë, ndonëse rron, ka vdekurë.
7 Edhe porosit këto, që të jenë të pazënë me gojë për të ligë.
8 Po ndë qoftë ndonjë se nukë mendonetë më përpara për të titë, edhe më fort për të shtëpisë ti, ay ka mohuarë besënë, edhe është më i lik se i pabesi.
9 E veja më pak se gjashtë-dhietë vieç le të mos vihetë ndë numërët të vavet , edhe të ketë qënë grua e një burri,
10 Edhe të martirisetë për punë të mira; ndë pastë ushqyerë dielm, ndë pastë priturë të huajë, ndë pastë larë këmbë shënjtorësh, ndë u pastë ndihur’ atyreve që kanë qënë ndë shtrëngim, ndë i pastë rënë prapa çdo farë pune të mirë.
11 Po hiq dorë nga të vat’ e ra; sepse si të mërzitenë nga Krishti, duanë të martonenë;
12 Tuke pasurë mundim, sepse shkelnë besën’ e parë.
13 Edhe pasi janë të papuna, mësonenë të venë rrotullë ndëpër shtëpiat, edhe jo vetëmë të papuna, po edhe fialëshuma e kërkimsore, tuke folurë ato që s’gjanjënë.
14 Dua pra të ratë të martonenë, të bënjënë dielm, të bënenë zonja shtëpie, të mos i apën’ arëmikut asndonjë shkak për të përqeshurë.
15 Sepse ca nga ato u këthyenë e ranë prapa Satanajt.
16 Ndë qoftë se ndonjë besëtar a besëtare ka gra të va, le t’u ndihnjë atyreve, edhe le të mos rëndonetë qisha, që të munt t’u ndihnjë atyreve që janë me të vërtetë të va.
17 Pleqtë që shikonjënë mirë punënë le të nderonenë dy herë më tepërë, më fort ata që mundonenë me fialë e me mësim.
18 Sepse shkronja thotë: “Mos i mëçelsh gojënë kaut kur shin ndë lamët ”, edhe: “I vëjyer’ është punëtori për pagën’ e ti”.
19 Mos prit kallëzim kundrë plaku, veç përpara dy a tre martirëve.
20 Qërto ata që fëjenjënë përpara të gjithëve, që të kenë frikë edhe të tierëtë.
21 Të urdhëronj përpara Perëndisë, edhe Zotit Iisu Krisht, edhe ëngjëjvet sgjedhurë, që t’i ruanjç këto pa bërë gjyqë përpara, as të mos bënjç gjë tuke prierë mbënjanë.
22 Mos vërë duarë përmbi ndonjë shpejt, as mos u bën shok ndër faje të huaja; ruaj vetëhenë tënde të pastrë.
23 — Mos pi më ujë, po pi pakëzë verë për plëndësinë tënt, edhe për të shpesat sëmundëjet’ e tua .
24 Ca njerëzëve u kanë dalë fajetë për faqe që përpara, edhe shkonjënë përpara atyreve ndë gjyqë; edhe ca të tierëve po u venë prapa.
25 Po kështu edhe punërat’ e mira cave u kanë dalë për faqe; edhe ato që janë tjetrazi, nukë munt të fshihenë.