1 Ç’do të themi pra se fitoj Avraami, ati ynë pas mishit?
2 Sepse ndë dolli i drejtë Avraami nga punëtë, ka mbë se të mburretë, po jo përpara Perëndisë.
3 Sepse ç’thotë shkronja? “Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua ati për drejtëri.”
4 Edhe ati që punon, paga nuk’ i numëronetë për nderë, po për detyrë.
5 Po ati që s’punon, edhe i beson ati që nxier të drejtë të shtrëmbëtinë, besa e ati numëronetë për drejtëri.
6 Sikundrë edhe Dhavidhi thotë të lumëzuarët’ e ati njeriu, të cilit Perëndia i numëron drejtërinë pa punëra:
7 “Lum ata , që iu ndëjenë paudhëritë, edhe iu mbuluanë fajetë.
8 Lum ay njeri, që nukë do t’i numëronjë faj Zoti”.
9 Këta të lumëzuarë pra thuhetë vetënë për ata që janë rrethprerë, apo për ata që nukë janë rrethprerë? Sepse themi se besa iu numërua Avraamit për drejtëri.
10 Qysh iu numërua pra? Kur ishte i rrethprerë, apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po i parrethprerë.
11 Edhe mori shenjën’ e rrethpresëjesë për vulë drejtërie të asaj besësë që është ndë parrethpresëjenë, që ay të jet i ati gjith’ atyreve që besonjënë, kur janë të parrethprerë, që të numëronet, edhe mb’ ata drejtëria.
12 Edhe i ati rrethpresëjesë, jo vetëmë mb’ ata që janë të rrethprerë, po edhe mb’ ata që ecënjënë pas gjurmavet besës’ atit t’ënë Avraam, kur qe i parrethprerë.
13 Sepse të zotuarëtë mb’ Avraamin’ a mbë farën’ e ati, se kishte për të qenë trashëgimtari i botësë, nuk’ u bë me anë të nomit, po me anë të drejtërisë që është prej besësë.
14 Sepse ndë janë trashëgimtarë ata që janë prej nomit, besa dolli e kotë, edhe u prish të zotuarëtë.
15 Sepse nomi bie zemëratë; sepse atie ku s’ka nom, s’ka as të dalë jashtë nomit .
16 Përandaj trashëgimi është prej besësë, që të jetë dhurëti, për të qëndruarë të zotuarëtë mbë gjithë farënë, jo vetëmë mb’ atë që është prej nomit, po edhe mb’ atë që është prej besës’ Avraamit, i cili ësht’ ati ynë të gjithëve,
17 (Sikundrë është shkruarë: “Se të kam vënë atë mbë shumë kombe.”) përpara Perëndisë, që i besoj ati, që ep jetë të vdekuret, edhe qjuan atopunë që s’janë si ato që janë.
18 Ay pa pasurë shpëresë besoj me shpëresë, se do të bënej atë mbë shumë kombe, sikundrë qe folurë: “Kështu do të jetë fara jote.”
19 Edhe passi nuk’ u likshtua ndë besët, nuk’ u mendua, se ndashti trupi ti ishte i vdekurë, sepse ishte më teprë se një qint vieç, as të vdekurit’ e shtratit Sarrësë;
20 As nukë qe me dy mëndëje mbë të zotuarët të Perëndisë për pabesërinë, po u forcua ndë besët, e i dha lavdi Perëndisë,
21 Edhe iu mbush mëndëja se për atë që iu zotua, ësht’ i zoti edhe ta bënjë.
22 Edhe përandaj iu numërua ati për drejtëri.
23 Edhe nuk’ u shkrua vetëmë për atë, se iu numërua ati,
24 Po do të numëronet’ edhe për neve që i besojm’ ati që ngjalli prej së vdekurish Jisunë, Zotinë tënë;
25 I cili u dha ndër duar për fajet tëna, edhe u ngjall që të na nxierë të drejtë.
KAPTINA IV.
1 Qish do të thomi pra se fitoi Abrahami ati ynë mbas mishit?
2 Sepse ndë duel i dreitë Abrahami prei vepërash, ka mbë ke me u mburrunë, por jo përpara Perëndisë.
3 Sepse qish thotë shkronja? “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu numërue për dreitëni”.
4 Edhe ai qi punon, paga nuk’ i numërohetë për nderë, por për detyrë, 5 por ati qi s’punon, edhe i beson ati qi nxierr të dreitë të shtrembëtinë, besa e ati i numërohetë për dreitëni.
6 Sikurse edhe Davidi quen të lumun’ ate nieri, të cillit Perëndia i numëron dreitëninë pa vepëra:
7 “Lum ata qi u falnë paligjëniat’, edhe u mbuluenë fajetë.
8 Lum ai nieri, të cillit Zoti s’ka me i numëruem fajinë”.
9 Kyi të lumunë pra thohetë për ata qi janë rreth-premë, apor për ata qi nukë janë rreth-premë? Sepse thoni se besa iu numërue Abrahamit për dreitëni.
10 Si iu numërue pra? Kur ishte i rreth-premë, apor kur ishte i parreth-premë? Jo kur ishte i rreth-premë, por i parreth-premë.
11 Edhe muer shenjën’ e rreth-presëjesë, për bulë dreitënie t’asai besësë qi ashtë ndë të parreth-premit, qi ai të jet’ ati i gjith’ atyneve qi besojnë kur janë të parreth-premë, qi të numërohet’ edhe mb’ata dreitënia;
12 edhe at’ i rreth-presëjesë jo veç mb’ata qi janë të rreth-premë, por edhe mb’ata qi ecinë mbas gjurmash besës’ atit t’ynë Abrahamit kur qe i parreth-premë.
13 Sepse të zotuemitë mbë Abrahaminë, a mbë farën’ e ati, se kishte për me qenunë trashigimtar i botësë, nuk’ u ba me anë të ligjësë, por me anë të dreitënisë qi ashtë prei besësë.
14 Sepse ndë janë trashigimtarë ata qi janë prei ligjësë, besa duel’ e kotë, edhe u prish të zotuemitë.
15 Sepse ligja bije zemërim; sepse atie ku s’ashtë ligjë, as të kapërcyem urdhënin’ ashtë .
16 Përandai trashigimi ashtë prei besësë, qi të jetë dhunëti, për me qindruem të zotuemitë mbë gjithë farënë, jo veç mb’ate qi ashtë prei ligjësë, por edhe mb’ate qi ashtë prei besës’ Abrahamit, i cilli asht’ ati ynë të gjithëve,
17 (sikurse ashtë shkruem: “Se të kam vum’ atë mbë shumë kombe”), përpara Perëndisë qi i besoi, ati qi ep jetë të vdekunavet, edhe quen ato punë qi s’janë, si ato qi janë.
18 Ai Abrahami ka pasunë shpëresë, besoi me shpëresë, se kishte për me u bam’ atë më shumë kombe, sikurse qe folunë: “Kështu ka me qenunë fara jote”.
19 Edhe mbassi nuk’ u likshtue ndë besët, nuk’ u mendue se tashti korpi i vet ishte i vdekunë, sepse ishte ma tepërë se nji qind vieç, as të vdekunit’ e shtratit Sarrësë;
20 as nukë qe me dy mendesh mbë të zotuemen’ e Perëndisë të mos zajë besë, por u forcue ndë besët, e i dha laft Perëndisë,
21 edhe iu mbush mendia se për qish u zotue, asht’ i zoti edhe me e mbaruem.
22 Edhe përandai iu numërue për dreitëni.
23 Edhe nuk’ u shkrue vetëmë për ate, se iu numërue ati,
24 por edhe për ne, ka me u numëruem, qi i besojm’ ati qi ngjalli prei së vdekunish Iesunë Zotinë t’anë,
25 i cilli u dha ndër duer për fajet t’ona, edhe u ngjall për me na nxierrë të dreitë.