1 Edhe neve që jemi të fortë duhetë të mbajmë sëmundat’ e atyreve që s’janë të fortë, e jo të pëlqejmë vetëhenë tonë.
2 Sepse gjithësecili prej nesh le t’i pëlqenjë të afërmit për të ndrequrë mbë punë të mirë.
3 Sepse edhe Krishti nuk’ e pëlqeu vetëhen’ e ti, po sikundrë është shkruarë: “Të sharat’ e atyreve që të shanjënë tyj ranë mbi mua.”
4 Sepse sa u shkruanë përpara, u shkruanë përpara për mësimnë tënë, që të kemi shpëresënë prej durimit e prej ngushullimit shkronjavet.
5 Edhe Perëndia i durimit e i ngushullimit u dhashtë juve të keni një mëndëje njëri me tiatrinë pas Jisu Krishtit;
6 Që të lavdoni me një zemërë e me një gojë Perëndinë edhe Atin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit.
7 Përandaj pritni pas vetiu njëri tiatrinë, sikundrë edhe Krishti na priti pas vetiu ndë lavdi të Perëndisë.
8 Edhe them, se Jisu Krishti u bë shërbëtuar i rrethpresëjesë për të vërtetën’ e Perëndisë, që të vërtetonjë të zotuarat’ e atëravet.
9 Edhe kombetë të lavdonjënë Perëndinë për përdëllimin’ e ati, sikundrë është shkruarë: “Përandaj do të të lavduronj ndër kombe, edhe do të psall për emërinë tënt”.
10 Edhe përsëri thotë: “Gëzohi, o kombe, bashkë me llauzin’ e ati.”
11 Edhe përsëri: “Lavduroni Zonë, gjithë kombetë, edhe nderoni atë gjithë llauzetë”.
12 Edhe përsëri Isaia thotë: “Do të jetë rrënja e Jesseut”, edhe “Ay që do të ngrihetë të mbëretëronjë mbi kombet; mb’ atë do të shpërenjënë kombetë”.
13 Edhe Perëndia i shpëresesë u mbushtë juve me çdo farë gëzimi e paqtimi me anë të besësë, që të tepëroni ndë shpëresët me anë të fuqisë Frymësë Shënjtëruarë.
14 Po edhe mua vetë, o vëllezërit’ e mi, më është mbushurë mëndëja për ju, se edhe ju jeni plot me të mirë, mbushurë me çdo farë mëndëje, e munt të mësoni njëri tiatrinë.
15 Po mbënjanë u shkruanj juve, o vëllezër, më me kuxim, që t’u bie ndër mënt juve për hirinë që m’u dha prej Perëndisë,
16 Që të jem shërbëtori i Jisu Krishtit mbë kombet, tuke punuarë të shënjtëruarënë punën’ e ungjillit Perëndisë, që të bënet’ e pëlqyerë dhurata e kombevet, edhe e shënjtëruarë me anë të Frymësë Shënjtëruarë.
17 Kam pra se ku të mburrem mbë Jisu Krishtinë për ato punët që janë të Perëndisë.
18 Sepse nukë do të kuxonj të flas për ndonjë punë nga ato, që Krishti s’ka punuarë me anë time, për të prurë ndë të dëgjuarë kombetë, me fialë e me punë,
19 Me fuqi shenjesh e çudirash, me fuqi të Frymësë Perëndisë, kaqë sa që nga Jerusalimi e përqark e gjer ndë Illyri e kam mbushurë me ungjillin’ e Krishtit.
20 Edhe kështu nxitonjam të leçis ungjillinë, jo atie ku u zu n’ gojë emëri i Krishtit, që të mos ndërtonj mbi themel të huaj;
21 Sikundrë është shkruarë: “Ndër ata që s’është dhënë zë për atë, do të shohënë; edhe ata që s’patnë dëgjuarë, do të kupëtonjënë.”
22 Edhe përandaj u ndaluaç shumë herë të vinjam te ju.
23 Po ndashti si s’kam vënt më ndër këto anë, edhe kishnjam mallë shumë viet e t-hu të vinjam te ju,
24 Kur të vete ndë Spani [do të vinj te ju]; sepse shpërenj tuke shkuarë aty drejti t’u shoh juve, edhe të përcillem atie prej jush, më përpara si të nginjem ca me ju.
25 Po ndashti po vete ndë Jerusalim, për të shërbyerë shënjtorëvet.
26 Sepse Maqedhonia edhe Ahaia pëlqyenë të bënjënë një elejmosinë për shënjtorët’ e vobeq që janë ndë Jerusalim.
27 Sepse u pëlqeu atyre këjo , edhe janë detorët’ e atyreve; sepse ndë u bënë kombetë shokë bashkë me ata ndë punëra të shpirtit, duhetë t’u shërbenjën’ atyreve edhe ndë punëra të mishit.
28 Si të mbaronj pra këtë, edhe t’u vulos atyre këtë pemë, do të shkonj nga ju ndë Spani.
29 Edhe e di, se tuke ardhurë te ju, do të vinj plot me bekim të ungjillit Krishtit.
30 Edhe u lutem juve, o vëllezër, për Zotinë tënë Jisu Krishtinë, edhe për dashurin’ e Frymësë të mundohi bashkë me mua tuke falurë Perëndisë për mua;
31 Që të shpëtonj nga ata të padëgjuaritë që janë ndë Judhe, edhe që të bënet’ e pëlqyerë mbë shënjtorët puna ime që bënj ndë Jerusalim;
32 Që të vinj te ju me gëzim, ndë dashtë Perëndia, edhe të prëhem bashkë me ju.
33 Edhe Perëndia i paqtimit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.
KAPTINA XV.
1 Edhe na qi jemi të fortë kemi detyrë me bartunë sëmundat’ e atyneve qi s’janë të fortë, e jo me pëlqyem vetëhenë t’onë,
2 sepse gjithë-se-cilli prei nesh le të pëlqejë të afërminë për të ndrequnë mbë punë të mirë.
3 Sepse edhe Krishti nuk’ e pëlqeu vetëvetëhenë, por sikurse ashtë shkruem: “Të shamet’ e atyneve qi të shajinë ranë mbi mue”.
4 Sepse sa u shkruenë përpara, u shkruenë përpara për mësiminë t’anë, qi të kemi shpresënë prei durimit, e prei ngushullimit shkronjavet.
5 Edhe Perëndia i durimit e i ngushullimit u dhashtë juve me pasunë nji mend njiani me tietërinë mbas Iesu Krishtit:
6 qi të lavdoni me nji zemër’ e me nji gojë Perëndinë edhe Atin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
7 Përandai pritni mbas vetiut njiani tietërinë, sikurse edhe Krishti na priti mbas vetiut ndë laft të Perëndisë.
8 Edhe thom se Krishti u ba shërbëtuer i rreth-presëjesë për të vërtetën’ e Perëndisë, për me vërtetuem të zotuemit’ e atënavet;
9 edhe kombetë me lavduem Perëndinë për përdëllimin’ e ati, sikurse ashtë shkruem: “Përandai kam me të lavduem ndër kombet, edhe kam me psallunë për emëninë tand”.
10 Edhe prap thotë: “Gëzohi, o kombe, bashkë me popullin’ e ati”.
11 Edhe prap: “Lavdoni Zotinë, gjithë kombetë, edhe nderoni ate, gjithë popujtë”.
12 Edhe prap Isaia thotë: “Ka me qenunë rraja e Iesseut”, edhe: “ai qi do të ngrihetë me mbëretënuem mbi kombet, mb’ate kanë me shpëryem kombetë”.
13 Edhe Perëndia i shpëresësë’ u mbushte juve me qish do farë gëzimi e paqtimi me anë të besësë, qi të tepëroni ndë shpëresët me anë të fuqisë Shpirtit Shenjt.
14 Por edhe mue vetë, o vëllazënit’ e mi, m’u ka mbushunë mendia për ju, se edhe ju jeni plot me mirëni, mbushunë me qish do farë shqise, e mundeni me mësuem njiani tietërinë.
15 Por mbë-nj-anë u shkrova juve, o vëllazën, ma me kucim, për me u prumë ndër mend juve për hirinë qi m’u dha mue prei Perëndisë,
16 qi të jemi shërbëtuer i Iesu Krishtit mbë kombet, tue punuem të shenjtënuemenë punën’ e ungjillit Perëndisë, qi të bahet’ e pëlqyeshime dhunëtia e kombevet, e të shenjtënohetë me anë të Shpirtit Shenjt.
17 Kam pra se ku me u mburrunë mbë Iesu Krishtinë për ato punët qi janë të Perëndisë,
18 sepse nukë do të kucoj me folunë për ndonji punë prei asosh qi Krishti s’ka punuem me anë t’eme, për me prumë ndë ndëgjim kombetë, me fjalë e me punë,
19 me fuqi shenjesh e mërekulliash, me fuqi të Shpirtit Perëndisë, kaqi sa çë prei Ierusalemit e përqark ndë Illyri e kam mbushunë me ungjillin’ e Krishtit.
20 Edhe kështu nxitojem me predikuem ungjillinë, jo atie ku u zu n’gojë emëni i Krishtit, qi të mos ndërtoj mbë themel të huej,
21 por sikurse ashtë shkruem: “Ndër ata qi s’u dha za për ate, ata kanë me pamë; edhe ata qi nukë patnë ndëgjuem, kanë me marrë vesht”.
22 Përandai edhe u ndala shumë herë me ardhunë te ju.
23 Por tashti si s’kam vend ma ndër këto anë, edhe kishiem mall shumë viet e terhu me ardhunë te ju;
24 kur të vete ndë Spani, kam me ardhunë te ju, sepse shpërej tue shkuem aty-dreiti me u pamë juve, edhe me u përciellë atie prei jush, ma parë prei nji ane si të ngihem me ju.
25 Por tashti po vete ndë Ierusalem, për me u shërbyem shenjtënavet,
26 sepse Makedonia edhe Ahaia pëlqyenë me bamë nji limoshënë për shenjtënat e vobeg, qi janë ndë Ierusalem.
27 Sepse u pëlqeu atyne këjo , edhe janë detorët’ e atyneve, sepse ndë u banë kombetë shokë bashkë me ata ndë punë të shpirtit, kanë detyrë me u shërbyem edhe ndë punë të mishit.
28 Si të mbaroj pra këte, edhe t’u bulos atyne këte pemë, kam me shkuem prei jush ndë Spani.
29 Edhe e dij se tue ardhunë te ju, kam me ardhunë plot me bekim të ungjillit Krishtit.
30 Edhe u lutem juve, o vëllazën, për Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, edhe për dashuni të Shpirtit Shenjt , të mundohi bashkë me mue, tue iu lutunë Perëndisë për mue,
31 qi të shpëtoj prei atyne të pandëgjueshimivet qi janë ndë Iude, edhe qi të bahet’ e pëlqyeshime mbë shenjtënat puna eme qi baj ndë Ierusalem;
32 qi të vij te ju me gëzim, ndë dashtë Perëndia, edhe të prahem bashkë me ju.
33 Edhe Perëndia i paqtimit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen.