1 Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Sardhej shkruaj:
Këto thotë ay që ka të shtatë frymat’ e Perëndisë, edhe të shtatë yjetë: I di punërat’ e tua, se e ke emërinë se rron, edhe je i vdekurë.
2 Bënu i squarë, edhe forco të tierëtë sa kanë për të vdekurë; sepse nuk’ i gjeta punërat’ e tua të plota përpara Perëndisë.
3 Kujtonu pra qysh more edhe dëgjove, edhe ruaj, edhe pendonu. Ndë mos ndenjç pra squarë, do të vinj te ti posi viedhës, edhe nukë do të diç mbë ç’orë do të vinj te ti.
4 Ke pak emëra edhe ndë Sardhej, që nuk’ i ndyrnë rrobet’ e tyre; edhe ata do të ecënjënë bashkë me mua me rrobe të bardha, sepse janë të vëlyerë.
5 Ay që munt, kyj do të vishetë me rrobe të bardha; edhe nukë do të shuanj emërin’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe do të rrëfenj emërin’ e ati përpara tim et, edhe përpara ëngjëjvet ati.
6 Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
7 Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Filladhelfi shkruaj:
Këto thotë Shënjti, i vërteti, ay që ka “qjyçin’ e Dhavidhit; ay që hap, edhe asndonjë s’mbyll”.
8 I di punërat’e tua; ja te kam vënë përpara teje një derë të hapurë, edhe asndonjë s’munt ta mbyllnjë atë; sepse ke pak fuqi, edhe ruajte fialënë time, edhe nukë mohove emërinë tim.
9 Ja te do t’ap ndë dorë ca nga mbëledhëja e Satanajt që thonë për vetëhen’ e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po gënjenjënë; ja te do t’i bënj ata të vinjën’ e të falenë përpara këmbëvet tua, edhe ta njohënë se unë të desha tyj.
10 Sepse ruajte fialën’ e durimit tim, edhe do të ruanj ty nga ora e ngasëjesë që ka për t’ ardhurë mbë gjithë botënë, që të provonjë ata që rrinë mbi dhet.
11 Ja te vinj shpejt; mba atë që ke, që të mos marrë asndonjë kurorënë tënde.
12 Kush të muntnjë, do ta bënj atë shtyllë ndë tempullë të Perëndisë tim, edhe nukë do të dalë jashtë më; edhe do të shkruanj mbi atë emërin’ e Perëndisë tim, edhe emërin’ e qytetit Perëndisë tim, Jerusalimit ri, që sbret prej qiellit nga Perëndia im, edhe emërinë tim të rinë.
13 Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
14 Edhe ëngjëllit qishësë Llaodhiqevet shkruaj:
Këto thot’ ay që ësht’ Amin, besëtari edhe i vërteti martir, të nisurit’ e kriesësë Perëndisë:
15 I di punërat’ e tua, se as i ftohëtë je as i ngrohëtë, makar të ishie i ftohët’ a i ngrohëtë.
16 Po passi je kështu i vakëtë, edhe as i ftohët’ as i ngrohëtë, do të të viell nga goja ime.
17 Sepse thua se: Jam i pasurë, edhe u bësh’ i pasurë, edhe s’kam nevolë as për ndonjë, edhe nuk’ e di se ti je i ngratë, edhe i mjerë; edhe i vobek, edhe i verbërë, edhe i sveshurë.
18 Të këshillonj tyj të bleç prej meje ar të provuarë ndë ziarr, që të bëneç i pasurë; edhe të veshç rrobe të bardha, edhe të mos duketë turpëria e të sveshurit yt; edhe lyej syt’ e tu me kollurë, që të shohç.
19 Unë gjithë sa i dua, i qërtonj edhe i mundonj; ki zëli pra edhe pendonu.
20 Ja te rri mbë derët edhe trokollinj; ndë dëgjoftë ndonjë zënë tim, edhe hap derënë, do të hynj tek ay, edhe do të darkonj bashkë me atë, edhe ay bashkë me mua.
21 Ati që munt, do t’i ap të rrijë bashkë me mua ndë front tim, sikundrë që edhe unë munda, edhe ndënja bashkë me tim Atë ndë front t’ati.
22 Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
KAPTINA III.
1 Edhe engjullit ndë Sardei shkruei: Këto thot’ ai qi ka shtatë Shpirtënat’ e Hyjit, edhe shtatë yjetë; i dij punët’ e tua, se e ke emëninë se rron, edhe je i vdekunë.
2 Bahu i squtë, edhe forco të tierëtë sa kanë për me vdekunë, sepse nuk’ i gjeta punët’ e tua të plota përpara Hyjit.
3 Kujtohu pra si more edhe ndëgjove, edhe i ruei, edhe u pendo, ndë mos ndenjsh pra squtë, kam me ardhunë te ti porsi viedhës, edhe s’ke me ditunë mbë qish orë kam me ardhunë te ti.
4 Ke pak emëna edhe ndë Sardei, qi nuk’ i ndyenë petëkat’ e veta; edhe ata kanë me ecunë bashkë me mue me petëka të bardha, sepse janë të vëjefshim.
5 Ai qi mund, kyi ka me u veshunë me petëka të bardha, edhe s’kam me shuem emënin’ e ati prei librësë jetësë, edhe kam me rrëfyem emënin’ e ati përpara t’em et, edhe përpara engjujvet ati.
6 Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti.
7 Edhe engjullit kishësë ndë Filadelfi shkruei: Këto thotë shenjti, i vërteti, ai qi ka çelsin’ e Davidit, ai qi çel, edhe askushi s’mbyll, edhe askushi s’çel.
8 I dij punët’ e tua: nje te kam vumë përpara teje nji derë të çelë, edhe askushi s’mundetë me e mbyllunë, sepse ke pak fuqi, edhe rueite fjalënë t’eme, edhe nukë mohove emëninë t’em,
9 nje te kam me dhanë n’dorë disa prei mbëledhëjesë Satanait, qi thonë për vetëvetëhenë se janë Iudej, edhe nukë janë, por rrejënë; nje te kam me bam’ ata të vin’ e të adhurojënë përpara kambëvet tua, edhe ta ngjofinë se unë të desha,
10 sepse rueite fjalën’ e durimit t’em, edhe kam me të rueitunë prei orësë ngasëjesë qi ka për me ardhunë mbë gjithë botënë, për me provuem ata qi rrinë mbë dhet.
11 Nje te vij shpeit, mba ate qi ke, qi të mos marri askushi kunorënë tate.
12 Kush të mundi, kam me e bamë shtyllë ndë tempullë të Hyjit t’em, edhe s’ka me dalunë jashtë ma; edhe kam me shkruem mbi ate emënin’ e Hyjit t’em, edhe emënin’ e qytetit Hyjit t’em, Ierusalemësë re, qi sdrip prei qiellit kah Hyji em, edhe emëninë t’em të rinë.
13 Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti.
14 Edhe engjullit kishësë Laodikevet shkruei: Këto thot’ ai qi asht’ Amen, besëtari edhe i vërteti deshmitar, e filluemeja krijesësë Hyjit.
15 I dij punët’ e tua, se as i ftofëtë je, as i ngrofëtë; makarë të ishie i ftofët’ as i ngrofëtë.
16 Por mbassi je kështu i vokëtë, edhe as i ftofët’ as i ngrofëtë, kam për me të viellë prei gojësë s’eme.
17 Sepse thue, se: Jam i pasunë, edhe u bash’ i pasunë, edhe s’kam nevojë as për kend, edhe nuk’ e di se ti je i ngratë, edhe i mierë, edhe i vobek, edhe i verbëtë, edhe i sveshunë.
18 Të këshilloj me blemë prei mejet ar të provuem ndë ziarrm, qi të bahesh i pasunë; edhe të veshish petëka të bardha, edhe të mos duketë turpënia e të sveshunit tat; edhe lyei syt’ e tu me kollurë qi të shofish,
19 Unë gjithë sa i due, i qartoj edhe i mundoj, ki zellë pra edhe u pendo.
20 Nje te rrij mbë derët, edhe trakulloj; ndë ndëgjoftë kushi zaninë t’em, edhe çel derënë, kam me hymë tek ai, edhe kam me darkuem bashkë me ate, edhe ai bashkë me mue.
21 Ati qi mund, do t’i ap me ndenjunë bashkë me mue ndë shkamp t’em, sikurse edhe unë munda, edhe ndenja bashkë me t’em Atë ndë shkamp t’ati.
22 Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti.