1 Edhe më dëftoj një lum (të këthiellëtë) me ujë të jetësë, të shkëlqyershëm posi krystall, që dilte prej fronit Perëndisë edhe prej Qëngjit.
2 Ndë mest të udhësë qytetesë, edhe mb’ at’ anë e mbë kët’ anë lumit, ishte druri i jetësë, që bën dy-mbë-dhietë pemë, çdo muaj bën pemën’ e ti; edhe fletat’ e drurit janë për shërimin e kombevet.
3 Edhe çdo mallëkim nukë do të jetë më: edhe froni i Perëndisë edhe i Qëngjit do të jetë nd’ atë; edhe shërbëtorët’ e ati, do ta lusnjënë.
4 Edhe do të shohënë faqen’ e ati, edhe emëri i ati do të jetë ndë ballërat t’atyreve.
5 Edhe nata nukë do të jetë atie. Edhe s’ka nevolë për kandile për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndrit ata; edhe do të mbëretëronjënë ndë jetët të jetëvet.
6 Edhe më tha: “Këto fialë janë të besuara edhe të vërteta. Edhe Zoti Perëndia i profitërëvet shënjtëruarë, dërgoj ëngjëllin’ e tij, që t’u dëftonjë shërbëtorëvet ti sa duhenë të bënenë për së shpejti. –
7 Ja te vinj shpejt; lum ay që ruan fialët’ e profitisë kësaj vivlie.”
8 Edhe unë Joanni jam ay që pashë këto, edhe që dëgjova; edhe kur dëgjova edhe pashë, rashë t’i falem përpara këmbëvet ati ëngjëllit që më dëftente këto.
9 Edhe ay më thotë: “Vështro mos bënjç këtë ; sepse jam shërbëtuar shoqi yt, edhe i vëllezëret tu profitërëvet, edhe i atyreve që ruanjënë fialët’ e kësaj vivlie; po faliu Perëndisë.”
10 Edhe më thotë: “Mos vulosç fialët’ e profitisë kësaj vivlie; sepse koha është afërë.
11 Ay që bën dëm, le të bënjë dëm edhe më; edhe ay që ësht’ i shgërryerë, le të shgërrynet’ edhe më; edhe i drejti le të dalë i drejtë edhe më; edhe i shënjtëruari le të shënjtëronet’ edhe më.
12 Edhe ja te vinj shpejt; edhe paga ime është bashkë me mua, që t’ia paguanj gjithësecilit sikundrë do të jetë pun’ e ati.
13 Unë jam Allfa edhe Omega, e nisura edhe e mbaruara, i pari edhe i pastajmi.
14 Lum ata që bënjënë porosit’ e ati, që të kenë pushtet mbi drurin’ e jetësë, edhe të hynjënë ndëpër portat ndë qytet.
15 Edhe jashtë janë qënt’ e magjistarët’ e kurvarët’ e vrasësit’ e idhullatrëtë, edhe gjithëkush që do e që bën gënjeshtrënë.
16 Unë Jisuj dërgova ëngjëllinë tim të martirisnjë te ju për këto mbë qishat; unë jam rrënja edhe fara e Dhavidhit, yll i ndriçëm edhe i mëngjesit.
17 Edhe Fryma edhe nuseja thonë: Eja; edhe ay që dëgjon, le të thotë: Eja; edhe ay që ka et, le të vinjë; edhe ay që do, le të marrë dhurëti ujët’ e jetësë.”
18 (Sepse) ap martiri mbë gjithësecilinë që dëgjon fialët’ e profitisë kësaj vivlie. Ndë shtoftë ndonjë njeri mbë këto, Perëndia do t’i shtonjë ati plagëtë që janë shkruarë ndë këtë vivli.
19 Edhe ndë heqtë ndonjë njeri nga fialët e vivlisë kësaj profitie, Perëndia do të heqnjë piesën’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe nga qyteteteja e shënjtëruarë, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë vivli.
20 Edhe ay që martiris për këto thotë: Po vinj shpejt, Amin. Po, eja, o Zoti Jisu.
21 Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.
FUNDI,EDHE ZOTI PASTË LAVDI.
KAPTINA XXII.
1 Edhe më diftoi nji lum të këthiellëtë me ujë të jetësë, të shkëlqyeshim porsi krystallë, edhe delte prei shkambit Hyjit, edhe Qengjit.
2 Ndë miedis të rrugësë qytetit edhe mb’-at’-anë e mbë-kët’-anë lumit ishte druja e jetësë, qi ban dy-mbë-dhetë pemë, për qish-do muej ban pemën’ e vet; edhe gjethet’ e drusë janë për të shëndoshunit e kombevet.
3 Edhe qish-do mallëkim s’ka me qenunë ma; edhe shkamb’ i Hyjit edhe i Qengjit ka me qenunë nd’ate, edhe shërbëtorët’ e ati kanë me u lutunë.
4 Edhe kanë me pamë faqen’ e ati, edhe emëni i ati ka me qenunë ndë ballënat t’atyne.
5 Edhe natë s’ka me qenun’ atie, edhe s’kanë nevojë për kandil e për dritë dielli, sepse Zoti Hyj ndrit ata; edhe kanë me regjënuem ndë jetët të jetëvet.
6 Edhe më tha: Këto fjalë janë të zana besë edhe të vërteta; edhe Zoti Hyj i profetënavet shenjtënueshim dërgoi engjullin’ e vet për me u diftuem shërbëtorëvet vet sa duhenë me u bamë për së shpeiti.
7 - Nje te vij shpeit, lum ai qi ruen fjalët’ e profezisë këti libri.
8 Edhe unë Gjionni jam ai qi pashë këto edhe qi ndëgjova; edhe kur ndëgjova edhe pashë, rashë me adhuruem përpara kambëvet ati engjullit qi më diftonte këto.
9 Edhe ai më thotë: Shiko mos bajsh këte , sepse jam shërbëtuer shoqi yt, edhe i vëllazënavet tu profetënavet, edhe i atyneve qi ruejënë fjalët’ e këti libri, por adhuro Hyjinë.
10 Edhe më thotë: Mos bulosish fjalët’ e profezisë këti libri, sepse koha ashtë ngjat.
11 Ai qi ban dam, le të bajë dam edhe ma; edhe ai qi asht’ i shgrytë le të shgryhet’ edhe ma; edhe i dreiti le të dali i dreitë edhe ma; edhe shenjti le të shenjtënohet’ edhe ma.
12 Edhe nje te vij shpeit; edhe paga eme ashtë bashkë me mue, qi t’ia paguej gjithë-se-cillit sikurse ka me qenunë puna e ati.
13 Unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbarumeja, i pari edhe i mbrapëni.
14 Të lumunë jan’ ata qi bajën’ urdhënimet e ati, qi të kenë pushtet mbi drun’ e jetësë, edhe të hyjënë ndëpër dyert ndë qytet.
15 Edhe jashtë janë qent’ e magjistarët’ e kurvarët’ e idhullatrëtë, edhe kush-do qi don edhe ban rrenënë.
16 Unë Iesui dërgova engjullinë t’em me deshmuem te ju për këto mbë kishat; unë jam rranja edhe fara e Davidit, ylli i ndritshim edhe i mengjesëjesë.
17 Edhe Shpirti edhe nuseja thonë: Eja. Edhe ai qi ndëgjon, le të thotë: Eja, edhe ai qi ka et, le të vijë; edhe ai qi don, le të marri dhunëti ujët’ e jetësë.
18 Sepse ap deshmi mbë gjithë-se-cillinë qi ndëgjon fjalët’ e profezisë këti libri. Ndë shtoftë kushi mbë këto, Hyji ka për me i shtuem ati plagëtë qi janë shkruem ndë këte libër.
19 Edhe ndë hiektë kushi prei fjalëvet librit kësai profezie, Hyji ka për me hiekunë piesën’ e ati prei librit jetësë, edhe prei qytetit shenjtënueshim, edhe prei asosh qi janë shkruem ndë këte libër.
20 Edhe ai qi deshmon për këto thotë: Po, vij shpeit. Amen. Po, eja, o Zoti Iesu.
21 Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krisht qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen.