1 Edhe dëgjova një zë të math nga tempulli që u thoshte të shtatë ëngjëjvet: “Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Perëndisë mbi dhet.”
2 Edhe vate i pari, edhe derdhi kupën’ e ti mbi dhet; edhe u bë plagë e keqe edhe e ligë mb’ ata njerëzit që kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ ata që i faleshin’ ikonës’ asaj.
3 Edhe i dyti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndë det, edhe u bë posi gjak të vdekuri; edhe çdo frym’ e gjallë që ishte ndë det vdiq.
4 Edhe i treti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndëpër lumërat e ndëpër kronjt’ e ujëravet; edhe u bë gjak. –
5 Edhe dëgjova ëngjëllin’ e ujëravet që thoshte: “I drejtë je ti (o Zot), që je edhe që ishje edhe i Shënjtëruarë, sepse gjukove këto.
6 Sepse derdhnë gjak shënjtorësh edhe profitërësh, edhe u dhe gjak atyreve të pinë; sepse u vëlen atyreve.” –
7 Edhe dëgjova (një tiatërë) nga theroreja që thoshte: “Po, o Zot Perëndi Gjithëpushtetës, të vërteta edhe të drejta janë gjyqet’ e tua.”
8 Edhe ëngjëlli i katërtë derdhi kupën’ e ti mbi diellt; edhe iu dha pushtet të diegë njerëzitë me ziarr.
9 Edhe njerëzitë u doqnë me një vapë të madhe, edhe vllasfimisnë emërin’ e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë; edhe nuk’ u penduanë që t’i apënë lavdi.
10 Edhe ëngjëlli i pestë derdhi kupën’ e ti mbi fron të bishësë; edhe u errësua mbëretëria e asaj; edhe përtypninë gluhërat’ e tyre nga të dhëmpuritë.
11 Edhe vllasfimisnë Perëndin’ e qiellit nga të dhëmburat’ e tyre e nga plagët’ e tyre, edhe nuk’ u penduanë nga punërat’ e tyre.
12 Edhe ëngjëlli i gjashttë derdhi kupën’ e ti mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujt’ e ati u tha, që të bënetë gati udha e mbëretëret që janë nga të lindurit’ e diellit.
13 Edhe pashë tri fryma të ndyra që shëmbëlleninë posi bretkosa, që dilinë nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtar;
14 Sepse janë fryma diajsh që bënjënë shenje, të cilatë dalënë te mbëretërit’ e (dheut edhe) gjithë botësë, që të mbëledhën’ ata për luftën’ e asaj ditësë madhe të Perëndisë Gjithëpushtetësit.
15 (Ja te vinj posi viedhës; lum ay që rri squarë, edhe ruan rrobet’ e tia, që të mos ecënjë sveshurë, e të shohënë shëmtin’ e ati).
16 Edhe i mblodhi ata nd’ atë vënt qe kluhetë Evraisht Armagjedhon.
17 Edhe ëngjëlli i shtattë derdhi kupën’ e ti nd’ erët; edhe dolli një zë i math prej tempullit qiellit, nga froni, që thoshte: “U bë.”
18 Edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima, edhe u bë një tërmet i math, që nuk’ ishte bërë që kurë se ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqë fort një tërmet i math.
19 Edhe qytetëja e madhe u nda mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë. Edhe i ra ndër mënt përpara Perëndisë Vavyllona e madhe, që t’i apë kupën’ e verësë zemërimit mërisë ti.
20 Edhe çdo ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjëntnë.
21 Edhe një breshër i math posa një tallant sbriti nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë vllasfimisnë Perëndinë për plagën’ e breshërit, sepse plag’ e ati ishte fort e madhe.
KAPTINA XVI.
1 Edhe ndëgjova nji za të math prei tempullit qi u thoshte të shtat’ engjujvet: Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Hyjit mbë dhet.
2 Edhe vote i pari, edhe derdhi kupën’ e vet mbë dhet; edhe u ba plag’ e keqe edhe e ligë mb’ata njerëzit qi kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ata qi adhuroishinë figuren’ e asai.
3 Edhe i dyti engjullë derdhi kupën’ e vet ndë det, edhe u ba porsi gjak të vdekuni, edhe vdiq qish-do frym’ e gjallë qi ishte ndë det.
4 Edhe i treti engjullë derdhi kupën’ e vet ndëpër lumnat edhe ndëpër gurret e ujënavet, edhe u ba gjak.
5 - Edhe ndëgjova engjullin’ e ujënavet qi thoshte: I dreitë je ti, o Zot qi je, edhe qi ishie, edhe i shenjtënueshimi, sepse gjukove këto,
6 sepse derthnë gjak shenjtënash edhe profetënash, edhe u dhe gjak me pimë, sepse janë të vëjefshim.
7 - Edhe ndëgjova nji tietër prei theroresë qi thoshte: Po, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi, të vërteta edhe të dreita janë gjyqet’ e tu.
8 Edhe i katërti engjullë derdhi kupën’ e vet mbë diellt, edhe iu dha pushtet me diegunë njerëzitë me ziarrm.
9 Edhe njerëzit’ u doqnë me nji vapë të madhe, edhe nemnë emënin’ e Hyjit qi ka pushtet mbi këto plagë, edhe nuk’ u penduenë me i dhanë lavdi ati.
10 Edhe i pesëti engjullë derdhi kupën’ e vet mbi shkampt të bishësë, edhe u errësue regjënia e asai, edhe përtypshinë gjuhënat’ e veta prei së dhimtunit,
11 edhe nemnë Hyjin’ e qiellit prei së dhimtunavet veta, edhe prei plagëvet veta, edhe nuk’ u penduenë prei punëvet veta.
12 Edhe i gjashti engjullë derdhi kupën’ e vet mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujët’ e ati u tha, qi të bahetë gati udha e rigavet qi janë prei së lemesë diellit.
13 Edhe pashë tre shpirtëna të ndytë qi gjajinë porsi bretkosa qi dilshinë prei gojësë dreqit, edhe prei gojësë bishësë, edhe prei gojësë profet-rrenësit.
14 Sepse janë shpirtëna diajsh qi bajënë shenje, të cillëtë dalinë te rigat e dheut edhe të gjithë botësë, për me mbëledhun’ ata për luftën’ e asai ditësë madhe të Hyjit Gjithë-pushtetësit.
15 (Nje te vij porsi viedhës, lum ai qi rri squtë, edhe ruen petëkat’ e veta, qi të mos eci sveshunë, e të shofinë shumtin’ e ati).
16 Edhe i mbëloth ata ndë vend qi quhetë Hebraisht Armageddon.
17 Edhe i shtatti engjullë derdhi kupën’ e vet nd’erët; edhe duel nji zan’ i math prei tempullit qiellit, kah shkambi, qi thoshte: U ba.
18 Edhe u banë zana, e bumbullima, edhe u ba nji dhe-lëkundie e madhe, qi s’qe bamë sa ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqi fort nji dhe-lëkundie e madhe.
19 Edhe qyteti i math u da mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë; edhe i ra ndër mend përpara Hyjit Babylona e madhe, qi t’i api potirin’ e venësë zemërinit mënisë vet.
20 Edhe qish-do ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjetnë.
21 Edhe nji breshën i math, porsa nji taland, sdripi prei qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë nemnë Hyjinë për plagën’ e breshënit, sepse plaga e ati ishte fort e madhe.