1 Edhe pashë një tietërë shenjë të madhe edhe të çudiçëme ndë qiell, shtatë ëngjëj, që kishinë shtatë plagët’ e pastajme, sepse mb’ ato u mbarua zemërimi i Perëndisë.
2 Edhe pashë posi një det të qelqëtë përzierë me ziarr; edhe ata që muntnë bishën’ edhe ikonën’ e asaj (edhe shenjën’ e asaj), edhe numërin’ e emërit asaj, që po rrininë mbi detin’ e qelqëtë, edhe kishinë qitharat’ e Perëndisë;
3 Edhe këndoninë kënkën’ e Moisiut, shërbëtorit Perëndisë, edhe kënkën’ e Qëngjit, tuke thënë: “Të mëdha e të çudiçëme janë punët’ e tua, o Zot Perëndi Gjithëpushtetës; të drejta edhe të vërteta janë udhët’ e tua, o mbëret i shënjtorëvet.
4 Cili nukë do të ketë frikë tyj, o Zot, edhe nukë do të lavdonjë emërinë tënt? Sepse ti vetëmë je shënjt; sepse gjithë kombetë do të vinjënë, e do të falenë përpara teje; sepse gjyqet’ e tua u shpërfaqnë.”
5 Edhe pastaj pashë, edhe ja tek u hap tempulli i tendësë martirisë ndë qiell.
6 Edhe duallë nga tempulli të shtatë ëngjëjtë, që kishinë të shtatë plagëtë, veshurë me li të pastrë e të ndriçëm, edhe ngjeshurë për kraharuar breza t’ artë.
7 Edhe një nga të katrë shtësëtë u dha të shtatë ëngjëjvet shtatë kupa t’arta mbushurë me zemërimin’ e Perëndisë që rron ndë jetët të jetëvet.
8 Edhe tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perëndisë, edhe nga fuqia e ati; edhe asndonjë nukë munt të hynte ndë tempull, gjer sa të mbaronenë të shtatë plagët’ e të shtatë ëngjëjvet.
KAPTINA XV.
1 Edhe pashë nji tietërë shenjë të madhe edhe të mërekullueshime ndë qiellt, shtat’ engjuj qi kishinë shtatë plagët’ e mbrapëme, sepse nd’ato u mbarue zemërimi i Hyjit.
2 Edhe pashë porsi nji det gastareje përziem me ziarrm, edhe ata qi mundën bishënë, edhe figuren’ e asai, edhe shenjën’ e asai, edhe numërin’ e emënit asai, se po rrijshinë mbi dhet të gastaresë, edhe kishinë qithara të Hyjit.
3 Edhe këndoishinë kanken’ e Moiseut shërbëtorit Hyjit, edhe kankën’ e Qengjit, tue thanë: Të mëdha edhe të mërekullueshime janë punët’ e tua, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi; të dreita edhe të vërteta jan’ udhët’ e tua, o Riga e shenjtënavet.
4 Cilli s’do të ketë frikë tyi, o Zot, edhe do të lavdojë emëninë tat, sepse ti vetëmë je shenjt, sepse gjithë kombetë kanë me ardhun’ e kanë me adhuruem përpara teje, sepse gjyqet’ e tu u diftuenë.
5 Edhe mbaskëndai pashë, edhe nje tek u çel tempulli i tendësë deshmimit ndë qiellt.
6 Edhe duelnë prei tempullit të shtat’ engjujtë qi kishinë të shtatë plagëtë, veshunë me li të pastër e të ndritshim, edhe ngjeshunë për krahanuer breza t’artë.
7 Edhe nji prei të katër shtazëvet u dha të shtat’ engjujvet shtatë kupa t’arta mbushunë me zemërimin’ e Hyjit qi rron ndë jetët të jetëvet.
8 Edhe tempulli u mbush me tym prei lavdisë Hyjit, edhe prei fuqis’ ati; edhe askushi s’mundei me hymë ndë tempullë, qysh sa të mbarohenë të shtatë plagët’ e të shtat’ engjujvet.