1 Atëhere mbëlidhenë tek ay Farisejtë, edhe disa nga shkronjësitë, që kishin’ ardhurë nga Jerusalimi.
2 Edhe kur panë dica nga nxënësit’e ati tuke ngrënë bukë me duar të ndyra, domethënë të palara, i shanë.
3 (Sepse Farisejt’ edhe gjithë Judhejtë, ndë mos lafshinë duartë gjer ndë bilure, nukë hanë, sepse mbajnë fialënë që u kanë lënë pleqtë.
4 Edhe kur këthenenë nga tregu, ndë mos u lafshinë, nukë hanë; edhe shumë të tiera jan’ ato që kanë marrë t’i mbajnë, të lara potirash, e qelqesh, e ramërishtash, e shtratërash).
5 Pasandaj Farisejt’ edhe shkronjësit’ e pyesënë: “Përse nxënësit’ e tu nuk’ ecëjënë sikundrë kanë lënë fialë pleqtë, po hanë bukë me duar të palara?”
6 Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Se Isaja profitepsi mirë për ju ipokritëtë, sikundrë është shkruarë: “Kyj llauzi më nderon me buzët, po zemëra e atyreve është lark prej meje.
7 Edhe kot më kanë frikë, tuke mësuarë mësime, që janë porosi njerëzish.”
8 Sepse keni lënë porosin’ e Perëndisë, e mbani fialëtë që kanë lënë njerëzitë, të lara qelqesh e potirash, edhe bëni shumë të tiera tillash kështu.”
9 Edhe u thosh atyre: “Mirë e hithni poshtë porosin’ e Perëndisë, që të ruani fialënë që keni lënë ju.
10 Sepse Mojsiu tha: “Ndero tët atë e tët ëmë”, edhe: ”Kush flet keq për tatënë a për t’ëmënë, le të vritetë.”
11 Po ju thoni: Njeriu ndë i thëntë tet a s’ëmësë: Kurban, që do me thënë dhurëti, është ç’të mirë ke për të parë prej meje,mjaft .
12 Edhe s’e lini më t’i bëjë gjë tet a s’ëmësë.
13 Edhe shkelni fialën’ e Perëndisë për fialënë tuaj që keni lënë; edhe bëni shumë të tillash kështu.”
14 Pasandaj si thirri përanë gjithe gjëndëjenë, u thosh atyre: “Të gjithë më dëgjoni, edhe merrni vesh:
15 S’është ndonjë gjë që i hyn përjashta njeriut që munt ta ndynjë, po ato që dalënë nga ay, ato janë që ndyjënë njerinë.
16 Ndë pastë ndonjë veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.”
17 Edhe kur hyri ndë shtëpi prej gjëndëjesë, nxënësit’e ati pyesninë për paravolinë.
18 Edhe ay u thotë atyre: “Kështu edhe ju jeni të pamarrë vesh? S’merrni vesh se çdo gjë që i hyn njeriut përjashta nukë munt ta ndyjë?
19 Sepse nukë hyn ndë zemërë t’ati, po ndë barkut; edhe del mbë të dalët, që qëron gjithë të ngrënatë.”
20 Po thoshte, se: “Ç’del nga njeriu, ajo ndyn njerinë.
21 Sepse përbrënda nga zemër’ e njerëzet dalënë mendimet’ e liq, ndyrësira, kurvëria, vrasëje, viedhësira, lakëmime,
22 Të keqe, kobim, tepërë-ndryrësirë, syri lik, vllasfimi, madhështi, marrësi.
23 Gjithë këto të liga dalënë përbrënda, edhe ndyjënë njerinë.”
24 Edhe u ngre prej andej, e vate ndë sinoret të Tyrës’ e të Sidhonësë, edhe si hyri ndë shtëpi, nukë deshi ta marrë vesh asndonjë, po s’mundi të fshihetë.
25 Sepse një grua, të cilësë e bila vogëlë kishte frymë të ndyrë, kur dëgjoj për atë, erdhi e i ra ndër këmbë.
26 Edhe ajo gruaja ishte Greke, Syrofiniqe nga kombi; edhe i lutej të kërrejë diallinë prej së bilësë.
27 Po Jisuj i tha asaj: “Le të nginjenë më përpara dielmtë; sepse s’është mirë të marrë ndonjë bukën’ e dielmvet, edhe t’ia hedhë këlyshvet qënvet. ”
28 Po ajo u përgjeq e i tha: “Po, Zot, sepse edhe këlysht’ e qenvet përposh truvezësë hanë nga thërrimet’e çunavet vegjëlë.”
29 Edhe ay i tha asaj: “Për këtë fialë shko; dialli dolli nga jot bilë.”
30 Edhe ajo kur vate ndë shtëpi të saj, gjeti diallinë se kish dalë, edhe të bilënë rënë mbi shtrat.
31 Pasandaj si dolli përsëri nga sinoret’ e Tyrës’ e të Sidhonësë, erdhi ndë det të Galilesë, ndëpër mes të sinoreve Dhekapolësë.
32 Edhe bijënë një shurth belbuq, edhe i lutenë të vërë dorënë mbi atë.
33 Edhe ay e mori prej gjëndëjesë veçanë, e vuri gishtërat’ e ti ndë veshët t’ati, edhe si pështyti, i preku gluhënë ati.
34 Edhe si shtiu sytë mbë qiell, psherëtiti, edhe i tha: “Effatha”, që do me thënë: Hapu.
35 Edhe përnjëherë u hapnë veshët’ e ati, edhe u sgjith të lidhurit’ e gluhës’ ati, edhe fliste drejtë.
36 Edhe i porositi mos i thonë asndonjërit; po ay sa i porosiste, ata kaqë shumë më tepërë ata leçitninë.
37 Edhe çuditeshinë fort tepërë e thoshinë: “Mirë i ka bërë të gjitha; edhe bën shurdhatë të dëgjojënë, edhe memecëtë të flasënë.”
KAPTINA VII.
1 Atëherë mblidhenë ke ai Fariseitë, ende disa pre Shkruisish, qi kishin’ ardhunë prei Ierusalemit.
2 Ende kur panë disa prei dishepujsh ati tue ngranë bukë me durë të ndyta, do me thanë të palame, i shanë.
3 (Sepse Fariseit’ ende gjithë Iudeitë, ndë mos lafshinë durët ngjer ndë byrryl, nukë hanë, sepse mbanë fjalënë qi u kanë lanë pleqtë.
4 Ende kur këthehenë prei tregut, ndë mos u lafshinë, nukë hanë. Ende shumë të tiera jan’ ato qi kanë marrë me i mbaitunë, të lame potirash, e qelqesh, e ramërishtash, e shtratënash.)
5 Mbasandai Fariseit’ ende Shkruisit’ e pysinë: Përse dishepujt’ e tu nuk’ ecinë sikundrë kanë lanë fjalë pleqtë, po hanë bukë me durë të palame?
6 Po ai u përgjeq, e u tha atyne, se: Isaia profetizoi mirë për ju hipokritënitë, sikundrë ashtë shkrumë: “Kyi populli më nderon me buzët, po zemëra e atyneve ashtë lark prei meje.
7 Ende kot më kanë frikë, tue mësumë mësime, qi janë mësime nierëzish”.
8 Sepse keni lanë porosin’ e Perëndisë, e mbani fjalëtë qi kanë lanë nierëzitë, të lame qelqesh, e potirash; ende bani shumë të tiera kësonash kështu.
9 Ende u thoshte atyne: Mirë e hethni poshtë porosin’ e Perëndisë, qi të runi fjalënë qi keni lanë ju,
10 Sepse Moiseu tha: “Ndero t’ët at’ e t’ët amë”; ende: “Kush flet keq për të i atin’ a për t’amën’, u maroftë me vdekë”.
11 Po ju thoni: Nieriu ndë i dhashtë të i atit a s’amësë Kurban (qi do me thanë dhunëti), ashtë qish të mirë ke me pamë prei meje; mbaston .
12 Ende s’e lini ma me i bamë gja të i atit vet, a s’amësë vet;
13 ende shkelni fjalën e Perëndisë për fjalënë tui qi keni lanë; ende bani shumë kësonash kështu.
14 Mbasandai si thirri për-anë gjithë gjindëjenë, u tha atyne: Të gjithë më ndëgjoni, ende merrni vesh -
15 S’ashtë ndonji gja qi i hyn përjashta nieriut, qi mundetë me e ndymë, po ato qi dalinë prei ati, ato janë qi ndyjnë nierinë.
16 Ndë pastë kush veshë me ndëgjumë, le të ndëgjojë.
17 Ende kur hyni ndë shtëpi prei gjindëjesë, dishepujt’ e ati pysinë për parabullënë.
18 Ende ai u thot’ atyne: Kështu ende ju jeni të pamarrë vesht? S’merrni vesht se çdo gja qi i hyn nieriut përjashta, nukë mundetë me e ndymë?
19 Sepse nukë hyn ndë zemërët t’ati, po ndë barkut, ende del mbë të dalunit, qi qiron gjithë të ngranatë.
20 Ende thoshte, se: Qish del prei nieriut, ajo ndyn nierinë.
21 Sepse përmbrenda prei zemrësë nierëzëvet dalinë mendimet’ e këqia, ndynësina, kurvënia, vrasie,
22 viedhësina, tepër-lakëmime, të keqie, gënjim, tepër-ndynësinë, syn’ i keq, vlasfimi, madhështi, marri;
23 gjithë këto të këqia dalinë përmbrenda, ende ndyjnë nierinë.
24 Ende u ngrit prei andyj, e shkoi mbë synoret e Tyrës’ e Sidonësë; ende si hyni ndë shtëpit, nukë deshi me e marrë vesht askush, po s’mufti me u bam’ e mpshefët.
25 Sepse nji gru, të cillës’ e bijëza kishte shpirt të ndytë, kur ndëgjoi për ate, erdhi, e i ra ndër kambë
26 (ende ajo gruja ishte Greke, Syrofinike prei kombit), ende i lutei me nxierrë diallinë prei së bijëzë vet.
27 Po Iesui i tha: Le të ngihenë ma përpara dielmtë, sepse s’ashtë mirë me marrë kushi bukën’ e dielmvet, ende me ia hedhunë këlyshvet qenvet.
28 Po ajo u përgjeq, e i tha: Po, Zot; po ende këlysht’ e qenvet përposh tuvezësë hanë prei thërrimevet e çunavet vogjilë.
29 Ende ai i tha: Për këte fjalë shko; dialli dul prei s’at bije.
30 Ende ajo kur voiti ndë shtëpit të vet, gjeti diallinë se kishtë dalë, ende të bijënë ranë mbi shtrat.
31 Mbasandai si dul për-së-ri prei synorevet Tyrës’ e Sidonësë, erdhi ndë det të Galilesë, ndërmiet synorevet Dekapolit.
32 Ende i bijenë nji shurth belbuq, ende i lutenë me vumë dorënë mbi ate.
33 Ende ai e mur prei gjindëjesë veç-anë, e vuni gishtat’ e vet ndë veshët t’ati, ende si pështyni, preku gjuhën’ e ati;
34 ende si shtiu sytë mbi qill, shamtini, ende i tha: Effatha, qi do me thanë: çilu.
35 Ende përnjiherë u çelnë veshët’ e ati, ende u sgjith të lidhunit’ e gjuhës’ati, ende fliste dreitë.
36 Ende i porositi mos i thonë askuit, po ai sa i porosiste, ata kaqi shumë ma tepërë leçisinë.
37 Ende mërekulloheshinë fort tepërë, e thoshinë: Mirë i ka bamë të gjitha, ende ban shurdhatë me ndëgjumë, ende të pagojëtë me folunë.