1 Edhe erthnë përtej detit, ndë vënt të Gadharinvet.
2 Edhe ay si dolli nga lundra, përnjëherë i dolli përpara nga varretë një njeri me frymë të ndyrë, që kishte të ndenjuritë ndër varret,
3 Edhe asndonjë s’munt ta lithte me vargje hekurash;
4 Sepse shumë herë që lidhurë me hekura ndër këmbë e me vargje hekurash, po ay këpuste vargjet’ e hekuravet, edhe dërrmonte hekurat’ e këmbëvet. Edhe asndonjë s’munt ta cbuste.
5 Edhe për gjithë natën’ e për gjithë ditënë ishte ndëpër malet e ndëpër varret, tuke bërtitur’ e tuke këputurë vetëhen’ e ti me gurë.
6 Edhe kur pa Jisunë për së largu, u lëshua me vrap edhe iu fal.
7 Edhe bërtiti me zë të math e tha: “Ç’ke ti me mua, o Jisu, i Bir’ i Perëndisë lartë? Të vë mbë be mbë Perëndinë, të mos më mundojç.
8 Sepse Jisuj i thoshte: “Dil nga njeriu, o frym’ e ndyrë.”
9 Edhe e pyeste: “Si ta thonë emërinë? Edhe ay u përgjeq e tha: “Legjeon ma thonë emërinë, sepse jemi shumë.”
10 Edhe i lutej shumë, që të mos e dërgojë jashtë vëndit.
11 Edhe atie ndëpër ata male ishte tuke kulloturë një tuf’ e madhe derrash.
12 Edhe gjithë diajtë iu lutnë, tuke thënë: “Dërgona ndër derrat, që të hyjmë ndër ata.”
13 Edhe Jisuj përnjëherë i la. Edhe frymat’ e ndyra duallnë, e hynë ndër derrat; edhe tufa u hoth prej shkrepit ndë det, (edhe ishin’ afërë dy milë), edhe u mbytnë ndë det.
14 Edhe ata që kullotninë derratë iknë, edhe dhanë zë ndëpër qytet e ndëpër arat. Edhe duallnë të shohënë ç’është këjo punë që u bë.
15 Edhe vinë te Jisuj, edhe vënë re të djallosurinë që pat pasurë legjeoninë tuke ndenjurë, e veshurë, e urtësuarë; edhe u frikësuanë.
16 Edhe ata që panë u treguan’ atyreve, se si gjajti puna mbë të diallosurinë, edhe për derrat.
17 Edhe ata zunë t’i lutenë të ikëjë nga sinoret’ e atyreve.
18 Edhe ay kur hyri ndë lundrët, ay që pat qënë djallosurë i lutej të jetë bashkë me atë.
19 Edhe Jisuj s’e la, po i tha: “Ecë ndë shtëpi tënde te njerëzit’ e tu, edhe epu zë për gjithë sa të bëri Zoti, edhe të përdëlleu.”
20 Edhe ay iku, edhe zuri të leçisë ndë Dhekapolë sa i bëri ati Jisuj; edhe të gjithë çuditeshinë.
21 Edhe Jisuj si kapërceu përsëri me lundrë mbatanë, shumë gjëndëje u mbëloth tek ay; edheay ish përanë detit.
22 Edhe na te vien një nga të parët’ e sinagogjisë, që e kishte emrinë Jajr; edhe kyj kur pa atë, i bie ndër këmbë; edhe i lutej shumë, tuke thënë:
23 “Se ime bilëzë është mbë frymë të pastajme; të vijç e të vësh duartë mbi atë, që të shpëtojë; edhe do të rrojë.”
24 Edhe ay vate bashkë me atë; edhe shumë gjëndëje i vininë pas, edhe e shtrëngoninë.
25 Edhe një grua që i rrithte gjak dy-mbë-dhietë viet,
26 Edhe kishte hequrë shumë nga shumë miekësa, edhe kishte prishurë gjithë ç’kishte pasurë, edhe s’ishte bërë mirë fare, po ishte bërë edhe më keq,
27 Ajo kur dëgjoj për Jisunë, erdhi ndë mest të gjëndëjesë prapa, e preku rrobën’ e ati; sepse thoshte:
28 “Se edhe ndë preksha rrobet e ati, do të shpëtoj.”
29 Edhe përnjëherë u shter të rriedhurit’ e gjakut, edhe e ndieu ndë trup të saj se u shërua nga sëmunda.
30 Edhe Jisuj përnjëherë, si kupëtoj ndër vetëhe fuqinë që dolli nga ay, u këthye te gjëndëja, e tha: “Kush më preku rrobetë?”
31 Edhe nxënësit’ e ati i thoshinë: “Sheh gjëndëjenë se të shtrëngon?” Edhe u tha: “Kush më preku?”
32 Po ay vinte re përqark që të shohë atë që bëri këtë.
33 Edhe gruaja tuke frikësuar’ e tuke dridhurë, sepse e dinte, se ç’iu bë asaj, erdhi e i ra ndër këmbë , edhe i tha gjithë të vërtetënë.
34 Edhe ay i tha: “Bilë, besa jote të shpëtoj; ecë ndë paqtim, edhe ij e shëndoshë nga sëmunda jote.”
35 Edhe ay kur ish po tuke folurë, vinë nga i pari sinagogjisë, tuke thënë: “Se jot’ bilë vdiq; përse e mundon më mësonjësinë?”
36 Po Jisuj përnjëherë dëgjoj këtë fialë që u fol, i thotë të parit të sinagogjisë:
37 “Mos kij frikë, veç beso.” Edhe s’la asndonjë të vejë prapa ati bashkë, veç Pietrinë, edhe Jakovinë, edhe Joanninë, të vëllan’ e Jakovit.
38 Edhe vien ndë shtëpi të parit të sinagogjisë, edhe vështron trazyrë, tuke klar’ e tyke uluriturë shumë.
39 Edhe si hyri, u thotë atyre: “Ç’trazoneni e klani? Vashëza nukë vdiq, po po fle.”
40 Edhe ata e përqeshninë. Po ay, si nxori jashtë të gjithë, merr me vetëhe tatën’ e vashëzësë edhe t’ëmënë edhe ata që ishinë bashkë me atë, edhe hyri atie ku ishte dergjurë vashëza.
41 Edhe si rroku për dore vashëzënë, i tha asaj: “Talitha kum”, që ajo këthyerë do me thënë: Vashëzë, të thom ngreu.
42 Edhe përnjëherë vashëza u ngre, edhe ecëte; sepse ishte dymbëdhietë vieç. Edhe u çuditnë me çudi të madhe.
43 Edhe i porositi shumë të mos e marrë vesh këtë asndonjë; edhe i tha t’i epet’ asaj të hajë.
KAPTINA V.
1 Ende erthnë përtej detit, ndë vend të Gadarenvet.
2 Ende ai si dul prei lundrëzë, përnjiherë i dul përpara prei vorresh nji nieri me shpirt të ndytë,
3 qi e kishte të ndenjunitë ndër vorret, ende askushi s’mundei me e lidhunë me vargje hekurash,
4 sepse shumë herë qe lidhunë me hekura ndër kambë, e me vargje hekurash, po ai këpuste vargjet’ e hekuravet, ende dërrmonte hekurat’ e kambëvet; ende askushi s’mundei me e sbutunë.
5 Ende për gjithë natën’ e për gjithë ditën’ ishte ndëpër malet, e ndëpër vorret, tue gërthitun’, e tue këputunë vetëvetëhenë me gurë.
6 Ende kur pa Iesunë për së largu, u turr, ende e adhuroi,
7 ende briti me za të math, e tha: Qish ke ti me mu, o Iesu, i Bir’ i Perëndisë naltë? Të ve be për Perëndinë, të mos më mundojsh,
8 (Sepse Iesui i thoshte: Dil prei nieriut, o shpirt i ndytë).
9 Ende e pyste: Si ta thon ’ emninë? Ende ai u përgjeq, e tha: Legjeon ma thon’ emninë, sepse jemi shumë.
10 Ende i lutei shumë, për mos me i dërgumë jashtë vendit.
11 Ende atie ndëpër ato male ishte tue kullotunë nji tuf’ e madhe thish.
12 Ende gjithë diajt’ u lutnë, tue thanë: Dërgo-na ndër thit, qi të hyjmë ndër ata.
13 Ende Iesui përnjiherë i la. Ende shpirtënat’ e ndytë dulnë, e hynë ndër thit; ende tufa u hoth prei shkrepit ndë det (ende ishin’ afërë dy mijë;) ende u mbytnë ndë det.
14 Ende ata qi kullotshinë thitë iknë, ende dhanë za ndëpër qytet e ndëpër arat. Ende dulnë me pamë qish ashtë këjo punë qi u ba.
15 Ende vinë ke Iesui, ende ven’ ore të diallosuninë qi pat pasunë legjeoninë, tue ndenjun’ e veshun’ e urtësumë; ende u frikunë.
16 Ende ata qi pan’ u diftun’ atyneve, se si gjaiti puna mbë të diallosunin’, ende për thit.
17 Ende ata fillunë t’i lutenë me ikunë prei synorevet atyne.
18 Ende ai kur hyni ndë lundrët, ai qi pat qenë diallosunë i lutei qi të jetë bashkë me ate.
19 Ende Iesui s’e la, po i tha: Shko ndë shtëpit tande ke të tutë, ende epu za për gjithë sa të bani Zoti, ende të përdëlleu.
20 Ende ai iku, ende filloi me predikumë ndë Dhekapol, sa i bani ati Iesui, ende të gjithë mërekulloheshinë.
21 Ende Iesui si kapërceu për-së-ri me lundrët për mb’-at-anë, shumë gjindëje u mbëloth ke ai, ende ai ishte për-anë detit.
22 Ende ngje ke vien nji prei të parëvet synagogësë, qi e kishte emëninë Iair, ende kur pa ate, i bije ndër kambë,
23 ende i lutei shumë, tue thanë, se: Eme bijëzë ashtë mbë frymë të mbrapme, të vish, e të vesh durët mbi ate, qi të shpëtojë’; ende ka me rrumë.
24 Ende ai voiti bashkë me atë; ende shumë gjindëje e merrinë mbrapa, ende e shtrëngojinë.
25 Ende nji gru qi i rrithte gjak dy-mbë-dhitë viet,
26 ende kishte hekunë shumë prei shumë mëjekësish, ende kishte prishunë gjithë qish kishte pasunë, ende s’ishte bamë mirë aspak, po ishte bamë ma keq;
27 ajo kur ndëgjoi për Iesunë, erdhi ndërmiet gjindëjesë mbrapa, e preku petkun’ e ati.
28 Sepse thoshte, se: Ende ndë përkitsha petkat’ e ati, kam me shpëtumë.
29 Ende përnjiherë iu shter të rriedhunit’ e gjakut; ende e ndijeu ndë korpt të vet , se u shëndosh prei sëmundëjesë.
30 Ende Iesui përnjiherë si mur vesht ndër vetëhe fuqinë qi dul prei ati, u këthy ke gjindëja, e tha: Kush më preku petkatë?
31 Ende dishepujt’ e ati i thoshinë: Shef gjindëjenë se të shtrëngon, ende thu - Kush më preku?
32 Po ai vente ore rreth për me pam’ ate qi bani këte.
33 Ende gruja tue u frikumë, ende tue u dridhunë, sepse e dinte se qish iu ba asai, erdhi, e i ra ndër kambë , ende i tha gjithë të vërtetënë.
34 Ende ai i tha: Bijë, besa jote të shpëtoi; shko ndë paqtim, ende ij e shëndoshë prei sëmundëjesë s’ate.
35 Ende ai kur ishte po tue folunë, vinë prei të parit synagogësë, tue thanë, se: Jot-bijë vdiq, përse e gulçon ma mieshtrinë?
36 Po Iesui përnjiherë kur ndëgjoi këte fjalë qi u fol’, i thotë të parit synagogësë: Mos ki frikë, veç mbeso.
37 Ende nukë la askënd me voitunë mbrapa ati bashkë, veç Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionninë të vëllan’ e Iakobit.
38 Ende vien ndë shtëpit të parit synagogësë, ende ve ore të përzime, tue qjamë, e tue ulurimë shumë.
39 Ende si hyni, u thot’ atyne: Ç’përziheni, e qjani? Vajëza nuk vdiq, po po fle.
40 Ende ata e përqeshshinë. Po ai si nxur jashtë të gjithë, merr me vetëhe të i atin’ e vajëzës’ ende t’amën’, ende ata qi ishinë bashkë me ate, ende hyn atie ku ishte diergunë vajëza.
41 Ende si rroku për dore vajëzën’, i tha: Talitha kumi; qi ajo, këthymë do me thanë: Vajëzë, të thom, çohu. Ende përnjiherë vajëza u ngrit, ende ecëte; sepse ishte dy-mbë-dhitë vieç. Ende u mërekullunë me mërekulli të madhe.
42 Ende i porositi shumë, të mos e marri vesht këte askushi; ende tha t’i epet’ asai me ngranë.