1 Edhe gjëndëja kur ishte tuke shtrënguar’ atë që të ndigjoninë fialën’e Perëndisë, ay qëndronte përanë lëqerit Gjenisaretit.
2 Edhe pa dy lundra qëndruarë përanë lëqerit; edhe peshkatorëtë duallë nga ato, e laninë rrietatë.
3 Edhe ay hyri mbë njërënë nga ato lundratë, që ishte e Simonit, e iu lut të largonej pak prej tokësë. Edhe si ndenji mësonte gjëndëjenë nga lundra.
4 Edhe si pushoj së foli, i tha Simonit: “Sill lundrënë lart ndë ujrat të-thella, edhe hithni rrietatë tuaja, të ziri pishq.”
5 Edhe Simoni u përgjeq e i tha: “O mësonjës, gjithë natën’ u munduam, edhe nukë zumë gjë; po për fialënë tënde do të heth rrietënë.”
6 Edhe si bënë këtë, mbyllnë brënda një shumicë të madhe pishqesh, edhe rrieta e atyreve po çirej.
7 Edhe u bënë me shenjë shokëvet që ishinë ndë lundrët tiatrë, të vinin’ e t’u ndihinë; edhe ata erdhë, edhe mbushnë të dy lundratë, kaqë sa ato po mbyteshinë.
8 Edhe Simon Pietri, kur pa, ra ndër këmbë të Jisujt, tuke thënë: “Dil prej meje, Zot, sepse jam njeri fajtuar.”
9 Sepse u tmerua ay edhe gjith’ ata që ishinë bashkë me atë, nga gjahu i pishqet që zunë.
10 Kështu edhe Jakovi edhe Joanni, të bijt’ e Zevedheut, të cilët’ ishinë shokë me Simoninë. Edhe Jisuj i tha Simonit: “Mos ki frikë, se paskëtaj do të gjuanjç njerës.”
11 Edhe si suallë lundratë mbë tokët, i lanë të gjitha edhe vanë pas ati.
12 Edhe ay kur ishte ndë një nga qytetetë, javoka një njeri plot me krromë; i cili, kur pa Jisunë, ra përmbys, edhe iu lut, tuke thënë: “Zot, ndë daç, munt të më qërojsh.”
13 Edhe ay ndejti dorënë, e i ciku edhe tha: “Dua, qëronu.” Edhe sakaqëherash krroma iku prej ati.
14 Edhe ay e porositi të mos i thosh ndonjëj; “Po ecë, e dëfte vetëhenë tënde te prifti, edhe bierë dhuratë për të qëruarët tat, sikundrë ka urdhëruarë Mojsiu, për martiri mb’ata.”
15 Po fiala delte më teprë për atë. Edhe shumë gjëndëje përmbëlidheshinë për të ndigjuar’ e për të shëruarë prej ati nga sëmundëjet’ e tyre;
16 Edhe ay shtëmëngej ndë shkretëtirat, edhe falej.
17 Edhe një ditë, tek mësonte, rrijnë Farisenj e nommësonjësa, të cilëtë kishin’ ardhurë nga çdo fshat të Galilesë e të Judhesë e të Jerusalimit; edhe fuqi’ e Zotit ishte për të shëruar’ ata.
18 Edhe javoka, ca njerës tek sillinë një njeri mbë shtrat, që ishte ulok; edhe kërkoninë t’e sillinë brënda, e t’ia vininë përpara ati.
19 Edhe passi s’gjetnë prej ç’ ane t’e bijnë brënda nga gjëndëja, hipnë mbi shtëpit, edhe e sbritnë nga qeramidhetë bashkë me shtratinë ndë mest përpara Jisujt.
20 Edhe ay kur pa besën’ e atyreve, i tha: “O njeri, t’u ndëjenë fajet’ e tu.”
21 Edhe shkronjësit’ e Farisenjtë zunë të mendoneshinë, tuke thënë: “Kush është kyj që flet vllasfimi? Kush munt të ndëjenjë faje përveç vetëmë Perëndisë?”
22 Po Jisuj si kupëtoj mendimet’ e atyreve, u përgjeq e u tha atyre: “Ç’mendoni ndër zëmërat tuaja?
23 Ç’është më kollaj të them: Të janë ndëjerë fajet’ e tu, apo të them: Ngreu edhe ecë?
24 Po që të dini, se i bir’ i njeriut ka pushtet mbi dhet të ndëjenjë faje, (i tha ulogut): Të them tyj, Ngreu, edhe ngri shtratnë tënt, edhe ecë ndë shtëpit tënde.”
25 Edhe përnjëherë u ngrit përpara atyreve, edhe ngriti shtratinë , që dergjej mb’ atë, edhe shkoj ndë shtëpit të ti, tuke lavduarë Perëndinë.
26 Edhe të gjithë duallnë jashtë mënç, edhe lavduroninë Perëndinë; edhe u mblushnë me frikë, tuke thënë, se: “Sot pamë punë të mëdha.”
27 Edhe pasandaj dolli, edhe pa një kumerqar, që e kishte emërinë Levi, tuke ndenjurë ndë kumerq, edhe i tha:
28 “Eja pas meje.” Edhe ay la të gjitha, edhe u ngrit e vate pas ati.
29 Edhe Leviu e priti me nderë të math ndë shtëpit të ti; edhe ishte shumë gjëndëje kumerqarësh edhe të tierë, që kishinë ndenjurë ndë mësallë bashkë me ata.
30 Edhe shkronjësit’ e atyreve edhe Farisenjtë murmurisinë te nxënësit’ e ati, tuke thënë: “Përse hani e pini bashkë me kumerqar’ e me fajtorë?”
31 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për miekës, po ata që kanë keq.
32 S’kam ardhurë të thërres të drejtë ndë pendim, po fajtorë.”
33 Edhe ata i thanë: “Përse nxënësit’ e Joannit agjëronjënë shpesh, edhe lutenë, kështu edhe të Farisenjet. po të tutë han’ e pinë?”
34 Edhe ay u tha atyre: “Mos muntni të bëni djemt’ e shtëpisë dhëndërrit t’agjëronjënë gjer sa të jetë dhëndërri bashkë me ata?
35 Po kanë për t’ ardhurë dit, kur do të merretë dhëndërri prej atyreve; atëhere nd’ato dit do t’agjëronjënë.”
36 Edhe u thoshte edhe një paravoli, se asdonjë nukë vë andërrë rrobeje të re mbi rrobe të vietrë; se tietrazi, çjerr edhe të renë e, edhe andërr’ e re s’vien një me të vietrënë.
37 Edhe asndonjë nukë vë verë të re ndë calikë të vietrë; se tietrazi ver’ e re do t’i plasjë calikëtë, edhe ajo do të derdhetë, edhe calikëtë do të prishenë.
38 Po ver’ e re duhetë të viretë ndë calikë të ri, edhe atëherë të dyja ruhenë.
39 Edhe asndonjë, kur pi verë të vietrë, do sakaqëherash të re, sepse thotë: E vietëra është më e mirë.
KAPTINA V.
1 Edhe gjindëja kur ishte tue shtrënguem ate për me ndëgjuem fjalën’ e Perëndisë, ai kishte ndenjunë për-anë lëqenit Gennesaretit,
2 edhe pa dy lundra ndenjunë për-anë lëqenit; edhe peshkatorëtë duelnë prei asosh, e lajshinë rretatë.
3 Edhe ai hyni mbë njianënë prei aso lundrash, qi ishte e Simonit, e i lutei me e larguem pak prei toket. Edhe si ndejti, mësonte gjindëjenë prei lundret.
4 Edhe si pushoi prei së folunit, i tha Simonit: Çoje lundrënë mbë të thellëtë, edhe hithni rretatë tueja për me gjueitunë.
5 Edhe Simoni u përgjeq, e i tha: Mieshtër, gjithë natën’ u munduem, edhe nukë zum gja, por për fjalënë tande kam me hedhunë rretënë.
6 Edhe si banë këte, mbyllnë mbrenda nji shumicë të madhe peshqish, edhe rreta e atyne po shqyhei.
7 Edhe u banë me shenjë shokëvet qi ishinë ndë lundrët tietër, për me ardhun’ e me u ndimuem atyne. Edhe ata erthnë, edhe mbushnë të dy lundratë, kaqi sa ato po zhyteshinë.
8 Edhe Simon Pietri kur pa, ra ndër kambë të Iesuit, tue thanë: Dil prei mejet, Zot, sepse jam nieri fajtuer.
9 Sepse u tëmerue ai, edhe gjith’ ata qi ishinë bashkë me ate, prei gjasë peshqvet qi zunë;
10 kështu edhe Iakobi edhe Gjionni, të bijt’ e Zebedeut, të cillët’ ishinë shokë me Simoninë. Edhe Iesui i tha Simonit: Mos ki frikë; se për-mbas-këndai ke me zanë nierës.
11 Edhe si tërhoqnë lundratë mbë tokë, lanë të gjitha, e votnë mbrapa ati.
12 Edhe ai kur ishte ndë nji qytet, qe nji nieri plot me kromë, i cilli kur pa Iesunë, ra me faqe për dhe, e iu lut, tue thanë: Zot, ndë daç, mundesh me më qiruem.
13 Edhe ai shtrini dorën’, e preku ate, edhe tha: Due. Qirohu. Edhe përnjiherë shkoi kroma prei ati.
14 Edhe ai e porositi mos me i thanë askuit, por: Shko, e difto vetëhenë tande te prifti, edhe bier dhunëtinë për të qiruemit tand, sikurse ka urdhëruem Moiseu, për deshmi mb’ata.
15 Por fjala dilte ma tepërë për atë, edhe shumë gjindëje mbëlidheshinë për me ndëgjuem, edhe për me u shëndoshunë prei ati prei sëmundash atyne.
16 Edhe ai shtëmangei ndër shkretinat, edhe falei.
17 Edhe nji ditë, kur ishte ai tue mësuem, ishin tue ndenjunë Farisei e mieshtra ligje, të cillëtë kishin’ ardhunë prei çdo farë katundi të Galilesë e të Iudesë e të Ierusalemit; edhe fuqia e Zotit ishte për me shëndoshun’ ata.
18 Edhe qe disa nierës tek ishinë tue prumë mbi shtrat nji nieri qi ishte ulok, edhe kërkojshinë me e prumë përmbrenda, edhe me e vumë përpara ati.
19 Edhe mbassi s’gjetnë prei ç’anet me e prumë mbrenda prei gjindëjesë, hipnë mbi pullas të shtëpisë , edhe e sdripnë bashkë me shtratinë prei tiegullash ndë miedis përpara Iesuit.
20 Edhe ai kur pa besën’ e atyne, i tha: O Nieri, t’u kanë ndëjyem fajet’ e tua.
21 Edhe Shkruesit’ e Fariseitë filluenë me u menduem, tue thanë: Kush ashtë kyi qi flet vlasfimia; kush mundetë me ndëjyem faje, për veç Perëndisë?
22 Por Iesui si muer vesht mendimet’ e atyne, u përgjeq, e u tha atyne: Qish mendoheni ndër zemërat tueja?
23 Qish ashtë ma kollai me thanë: T’u kanë ndëjyem fajet’ e tua, a por me thanë: Çohu edhe ecë?
24 Por qi ta dini se i bir’ i nieriut ka pushtet mbi dhet me ndëjyem faje (i tha ulogut), të thom: Çohu, edhe ngre shtratinë tand, edhe shko ndë shtëpit tande.
25 Edhe përnjiherë u çue përpara atyne, edhe si ngriti shtratinë qi dirgjei mb’ate, shkoi ndë shtëpit të vet, tue lavduem Perëndinë.
26 Edhe të gjithë duelnë jashtë menç, e lavdojshinë Perëndinë; edhe u mbushnë me frikë, tue thanë, se: Sot pam punë të mëdha.
27 Edhe mbasandai duel, edhe pa nji publikam, qi e kishte emninë Levi, tue ndenjunë mbi duganë, edhe i tha: Më merr mbrapa.
28 Edhe ai la të gjitha, edhe u ngrit, e voti mbrapa ati.
29 Edhe Leviu e priti me të madhet ndë shtëpit të vet, edhe ishte shumë gjindëje publikanësh, edhe të tierësh qi kishinë ndenjunë ndë mësallë bashkë me ata.
30 Edhe Shkruisit’ e atyne edhe Fariseitë murmurojshinë te dishepujt’ e ati, tue thanë: Përse hani e pini bashkë me publikanë e me fajtorë?
31 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për mjekës, por ata qi kanë keq.
32 S’kam ardhunë me thirrunë të dreitëtë ndë pendesë, por fajtorëtë.
33 Edhe ata i thanë: Përse dishepujt’ e Gjionnit agjinojnë shpesh, edhe lutenë, kështu edhe të Farisevet, po të tutë han’ e pinë?
34 Edhe ai u tha atyne: Mos mundeni të bani me agjinuem ata qi thërrasinë për darsmë, ngjysh sa të jetë dhandërri bashkë me ata?
35 Por kanë me ardhunë ditt, kur të mirretë dhandërri prei atyne, atëherë nd’ato ditt kanë me agjinuem.
36 Edhe u thoshte atyne edhe nji parabullë, se: Askushi nukë ve arënë petku të ri mbi petk të vietërë; se tietrazi, shqyen edhe të rinë, edhe arna e re s’vien nji me të vietrinë.
37 Edhe askushi nukë ve venë të re ndë rrëshiqa të vietërë; se tietrazi, vena e re ka me plasunë rrëshiqatë, edhe ajo ka me u derdhunë, edhe rrëshiqatë kanë me hupunë.
38 Por vena e re duhetë me u vumë ndë rrëshiqa të ri; edhe atëherë të dyja ruhenë.
39 Edhe askushi kur pi venë të vietërë, do përnjiherë të re, sepse thotë: E vietëra ashtë ma e mirë.