1 Atëhere pra Pillati mori Jisunë, edhe e rrahu.
2 Edhe ushëtorëtë gërshetuanë një kurorë prej ferrash, e ia vunë mbi kryet t’ati, edhe e veshnë me një rrobe të kuqe.
3 Edhe thoshinë: “Gëzonu, o Mbëret i Judhenjet!” Edhe i bininë me shuplaka.
4 Pillati pra dolli përsëri jashtë, edhe u thot’ atyre: “Na te po ua bie atë jashtë, që ta dini se nukë gjenj asndonjë faj tek ay.”
5 Jisuj pra dolli jashtë veshurë me kuronënë prej ferrash edhe rroben’ e kuqe. Edhe Pillati u thot’ atyre: “Na njeriu!”
6 Kur panë atë kryepriftërit’ edhe shërbëtorëtë, bërtitnë, tuke thënë: “Kryqëzo-je, kryqëzo-je .” Pillati u thot’ atyre: “Merreni ju, edhe kryqëzojeni; sepse unë nukë gjenj faj tek ay.”
7 Judhenjtë iu përgjeqnë: “Neve kemi nom, edhe pas nomit tënë ay duhetë të vdesë, sepse bëri vetëhen’ e ti të birin’ e Perëndisë.”
8 Atëhere Pillati pra kur dëgjoj këtë fialë, u frikësua më teprë.
9 Edhe hyri përsëri ndë vënt të gjyqit, edhe i thotë Jisujt: “Nga je ti?” Po Jisuj nuk’ i dha të përgjegjurë.
10 Pillati pra i thotë: “Mua nukë më flet? Nuk’ e di ti se unë kam pushtet të të kryqëzonj, edhe kam pushtet të të lëshonj?”
11 Jisuj u përgjeq: “Nukë kishnje asndonjë pushtet mbi mua, të mos të qënëke dhënë së larti; përandaj ay që me ep ndër duar të tua ka më tepërë faj.”
12 Që atëhere Pillati kërkonte ta lëshonte, po Judhenjtë thërrisninë tuke thënë: “Ndë lëshofsh këtë, nukë je miku i Qesarit; gjithëkush që bën vetëhen’ e ti mbëret, flet kundrë Qesarit.”
13 Pillati pra kur dëgjoj këtë fialë, nxori jashtë Jisunë, edhe ndenji mbi front të gjyqit, mbë një vënt që thuhetë Gur shtruarë, edhe Evraisht Gavvatha.
14 Edhe ishte dark’ e pashkësë, edhe afëro gjashtë ora; edhe u thot’ Judhenjvet: “Na mbëreti juaj.”
15 Po ata bërtitnë: “Ngri-e , ngri-e , kryqëzo-je .” Pillati u thot’ atyre: “Mbëretnë tuaj të kryqëzonj?” Kryepriftërit’ u përgjeqnë: “S’kemi tiatërë mbëret veç Qesarit.”
16 Atëhere pra ua dha atyre ndër duar, që të kryqëzonetë. Edhe ata muarnë Jisunë, edhe e shpunë.
17 Edhe tuke mbajturë kryqin’ e ti, dolli nd’atë vënt që thuhetë vëndi Krejt, që Evraisht thuhetë Gollgotha.
18 Atie kryqëzuan’ atë, edhe dy të tierë bashkë me atë atej edhe këtej, edhë Jisunë ndë mest.
19 Pillati shkroj edhe një titllë, edhe e vuri mbi kryqt; edhe ishte shkruarë J i s u
N a z o r e a s i m b ë r e t i i J u d h e n j e t.
20 Edhe këtë titllë e kënduanë shumë vetë prej Judhenjet; sepse ishte afërë qytetit vëndi që u kryqëzua Jisuj. Edhe ishte shkruarë Evraisht, Greqisht, Romanisht.
21 Edhe kryepriftërit’ e Judhenjet pra i thoshinë Pillatit: “Mos shkruaj, Mbëreti Judhenjet, po se ay tha: Jam mbëreti i Judhenjvet.”
22 Pillati u përgjeq: “Atë që shkrova,e shkrova.”
23 Ushtëtorëtë pra, passi kryqëzuanë Jisunë, muarnë rrobet’ e ati, edhe i bënë katrë piesa, për gjithësecilin’ ushtëtuar një piesë, edhe petkunë; edhe petku ishte i paqepurë, endur’ i tërë që së sipërmi.
24 Thanë pra ndër mest të tyre: “Le të mos e grisëmë atë, po të shtiemë shortë për atë, kujt t’i bierë; - që të mbushetë shkronja që thotë: “Ndanë rrobet’ e mia ndër vetëhet të tyre, edhe shtynë shortë mbi petkunë tim.” Ushtëtorëtë pra bënë këto.
25 Edhe ndaj kryqit Jisujt ishinë tuke ndenjurë e ëma edhe e motër’ e s’ëmës’ ati, Maria, gruaja e Kllopajt, edhe Maria Magdhalini.
26 Jisuj pra kur pa t’ëmënë edhe atë nxënësinë që donte tuke ndenjurë përanë, i thotë s’ëmësë: “Grua, na yt bir!”
27 Pastaj i thotë nxënësit: “Na jot ëmë!” Edhe nxënësi që atëhere e mori ndë shtëpit të ti.
28 Pas kësaj Jisuj tuke diturë, se ndashti u mbaruanë të gjitha, që të mbaronetë shkronja, thotë:
29 “Kam et.” Edhe ishte atie një enë plot me uthullë; edhe ata mbushnë një sfungar me uthullë, edhe e vunë mbë një hyssop, e ia prunë ndë gojë.
30 Jisuj pra kur mori uthullënë, tha: “U mbarua”, edhe ungji kryetë, e dha frymënë.
31 Judhenjtë pra, për të mos mbeturë trupetë mbë kryqt për të shëtunë, sepse ishte e premte (sepse ajo dit’ e shëtunë ishte e madhe), iu lutnë Pillatit t’u thyhenë kërcinjt’ e këmbëvet , edhe të ngrihen’ ateje .
32 Erthnë pra ushtëtorëtë, edhe thyenë kërcinjt’ e të parit, edhe ati tietërit që u kryqëzua bashkë me atë.
33 Po kur erthnë te Jisuj, edhe e panë, se tashti kishte vdekurë, nuk’ i thyenë kërcinjtë;
34 Po një nga ushtëtorët’ i shpoj brinjënë me shtijzë, edhe përnjëherë i dolli gjak edhe ujë.
35 Edhe ay që pa martirisi, edhe martiria e ati ësht’ e vërtetë, edhe ay e di se thotë të vërtetënë, që të besoni ju.
36 Sepse këto u bënë që të mbushetë shkronja: “Eshtër nukë do t’i thyhetë.”
37 Edhe përsëri një tiatërë shkronjë: “Do të vështronjën’ atë që shpuanë.”
38 Edhe pastaj Josifi që ishte nga Arimathea (i cili ishte nxënës i Jisujt, po i fshehurë nga frik’ e Judhenjet), iu lut Pillatit që të ngrerë trupin’ e Jisujt, edhe Pillati e la. Erdhi pra edhe ngriti trupin’ e Jisujt.
39 Erdhi edhe Nikodhimi (ay që pat ardhurë përpara te Jisuj natënë), edhe pruri të përzierë mire edhe alloe, sindonja një qint litra.
40 Muarnë pra trupin’ e Jisujt, edhe e pështuallnë me pëlhura bashkë me erërat, sikundrë e kanë zakon Judhenjtë të kllasënë ndë varr.
41 Edhe nd’atë vënt që u kryqëzua ishte një kopësht, edhe ndë kopësht një varr i ri, që nd’ atë nuk’ ishte vënë kurrë asndonjë njeri .
42 Atie pra vunë Jisunë, për të premten’ e Judhenjet, sepse varri ishte afërë.
KAPTINA XIX.
1 Atëherë pra Pilati muer Iesunë, edhe e rrafi ndë fallake.
2 Edhe ushtëtorëtë gërshetuenë nji kunorë prei ferrash, e ia vunë mbi krye t’ati, edhe e veshnë me nji petk të kuq,
3 edhe thoshinë: Falemi, Mbëreti i Iudevet! Edhe i bijshinë me shuplaka.
4 Pilati pra duel prap jashtë, edhe u thot atyneve: Qe te po u bije juve ate jashtë, qi ta dini se nukë gjej as ndonji faj tek ai.
5 Iesui pra duel jashtë, veshunë me kunorën’ e ferrësë, edhe me petkun’ e kuq. Edhe Pilati u thot’ atyne: Shif nieriu!
6 Kur pan’ ate Krye-priftënit’ edhe shërbëtorëtë, gërthitnë tue thanë: Kryqëzoje, kryqëzoje. Pilati u thot’ atyne: Merrnia ju, edhe kryqëzonia, sepse unë nukë gjej faj tek ai.
7 Iudeit’ iu përgjeqnë: Na kemi ligjë, edhe mbas ligjësë t’onë ai duhetë me vdekunë, sepse bani vetëvetëhenë të Birin’ e Perëndisë.
8 Atëherë Pilati kur ndëgjoi këte fjalë, ma tepër’ u frikue,
9 edhe hyni prap ndë vend të gjukatësë, edhe i thotë Iesuit: Prei kah je ti? Por Iesui nuk’ i dha të përgjegjunë.
10 Pilati pra i thotë: Nukë më flet mue? Nukë di ti se unë kam pushtet me të kryqëzuem, edhe kam pushtet me të lishuem?
11 Iesui u përgjeq: Nukë ke as ndonji pushtet mbi mue, ndë mos t’u kishte dhanë prei së nalti; përandai ai qi më dha ndër duer të tua, ka ma tepërë faj.
12 Çë mb’atëherë Pilati kërkonte me e lishuem, por Iudeitë thërritshinë, tue thanë: Ndë lishofsh këte, nukë je miku i Kaisarit; kushdo qi ban vetëvetëhenë mbëret, flet kundrë Kaisarit.
13 Pilati pra kur ndëgjoi këte fjalë, nxuer jashtë Iesunë, edhe ndejti mbi tribunal, mbë nji vend qi thohetë Gur-shtruem, edhe Hebraisht Gabbatha.
14 Edhe ishte e prendeja pashkësë, edhe afër gjashtë ora; edhe u thotë Iudevet: Qe mbëreti juei!
15 Por ata gërthitnë: Ngreje, ngreje, kryqëzoje. Pilati u thot’ atyne: Mbëretinë tuei të kryqëzoj? Krye-priftënit’ u përgjeqnë: S’kemi tietër mbëret veç Kaisarit.
16 Atëherë pra ua dha atyne ndër duer, për me u kryqëzuem. Edhe ata muernë Iesunë, edhe e shpijinë.
17 Edhe tue bartunë kryqin’ e vet, duel ku thohetë Vend i kresë, qi thohetë Hebraisht Golgotha,
18 atie ku kryqëzuen’ ate, edhe dy të tierë bashkë me ate, andej e këndej, edhe Iesunë ndë miedis.
19 Pilati shkroi edhe nji titullë, edhe e vuni mbi kryqt. Edhe ishte shkruem: IESU NAZOREASI MBËRETI I IUDEVET.
20 Edhe këte titull’ e kënduenë shumë vetë prei Iudevet, sepse ishte ngjat qytetit vendi ku u kryqëzue Iesui, edhe ishte shkruem Hebraisht, Greqisht, Romanisht.
21 Krye-priftënit’ e Iudevet pra i thoshinë Pilatit: Mos shkruei Mbëreti i Iudevet; por se ai tha: Jam mbëret i Iudevet.
22 Pilati u përgjeq, ate qi shkrova, e shkrova.
23 Ushtëtorëtë pra mbassi kryqëzuenë Iesunë, muernë petkat, e ati, edhe i banë katër piesa, për gjithë-se-cillinë ushtëtuer nji piesë; edhe gunënë; edhe guna ishte e pa-qepëme, endunë gjithë prei së nalti qysh poshtë .
24 Thanë pra ndërmiet atyne: Le të mos e shqerrimë, por të shtiemë shortë për ate, kuit t’i bierë, për me u mbushunë shkronja qi thotë: “Danë petkat’ e mia ndërmiet atyne, edhe shtinë shortë mbë petkunë t’em”. Ushtëtorëtë pra banë këto.
25 Edhe ndaj kryqin’ e Iesuit kishinë ndenjun’ e ama, edhe e motëra s’amësë, Maria grueja e Klopait, edhe Maria Magdalena.
26 Iesui pra kur pa t’amën’ edhe ate dishepullinë qi donte tue ndenjunë për-anë, i thotë s’amësë vet: Grue, qe yt bir!
27 Mbasandai i thotë dishepullit: Qe jot amë! Edhe ai dishepulli çë mb’ate orë e muer ndë shtëpi të vet.
28 Mbas kësai Iesui tue ditunë, se tashti u mbaruenë të gjitha, qi të mbarohetë shkronja, thotë: Kam et.
29 Edhe ishte atie nji anë plot me uthullë; edhe ata mbushnë nji shpuzë me uthullë, edhe e vunë mbi nji hyssop, e ia prunë ngjat ndë gojë.
30 Iesui pra kur muer uthullënë, tha: U mbarue; edhe uli kryetë, e dha frymënë.
31 Iudeitë pra, qi të mos mbesinë trupënatë ndë kryqt për të shëtunë, sepse ishte e prende, (sepse ajo dit’ e shëtunë ishte e madhe), iu lutnë Pilatit qi t’u dërrmohenë kërsit’ e kambëvet , edhe të ngrihen’ andyj .
32 Erthnë pra ushtëtorëtë, edhe dërrmuenë kërsit’ e të parit, edhe të tretit qi ishte kryqëzuem bashkë me ate.
33 Por kur erthnë te Iesui, edhe e panë se tashti kishte vdekunë, nuk’ i dërrmuenë kërsitë,
34 por nji prei ushtëtorësh i shpoi brininë me shtizë, edhe përnjiherë i duel gjak edhe ujë.
35 Edhe ai qi pa deshmoi, edhe deshmia e ati asht’ e vërtetë, edhe ai e di se thotë të vërtetënë, qi të besoni ju.
36 Sepse këto u banë për me u mbushunë shkronja: “Eshtënë s’ka me iu thyem”.
37 Edhe prap tietër shkronjë thotë: “Kanë me vum’ ore mb’ate qi shpuenë”.
38 Edhe mbasandai Iosefi qi ishte prei Arimathesë (i cilli ishte dishepull i Iesuit, por i mbëshefëtë për frikën’ e Iudevet), iu lut Pilatit për me ngritunë korpin’ e Iesuit, edhe Pilati e la. Erdhi pra, edhe ngriti korpin’ e Iesuit.
39 Erdhi edhe Nikodemi (ai qi pat ardhunë përpara te Iesui natënë), edhe pruni të përziem myrre e alloje, afër nji qind litra.
40 Muernë pra korpin’ e Iesuit, edhe e mpështuellnë me pëlhura bashkë me erënat, sikurse e kanë zakon Iudeitë me vorruem.
41 Edhe nd’ate vend qi u kryqëzue ishte nji kopshtë; edhe ndë kopshtë nji vorr i ri, qi s’ishte vumë ma nd’ate askushi.
42 Atie pra e vunë Iesunë për të prenden’ e Iudevet; sepse ishte ngjat vorri.