1 Jisuj passi tha këto, dolli bashkë me nxënësit’ e ti përtej përrojt të Qedhronit, atie ku ishte një kopësht, ndë atë hyri ay edhe nxënësit’ e ati.
2 Edhe e dinte vëndinë edhe Judha, ay që e tradhtoj; sepse Jisuj shumë herë u mbloth atie bashkë me nxënësit’ e ti.
3 Judha pra, passi mori tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë nga kryepriftërit’ edhe nga Farisenjtë, vien atie me fanarë e me pishtarë e me armë.
4 Jisuj pra tuke diturë gjithë ç’do të bëninë mbi atë, dolli, e u tha atyre: “Cilinë kërkoni?”
5 Iu përgjeqnë: “Jisu Nazoreasinë.”
6 Jisuj u thot’ atyre: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Judha, ay që e trathtoj.
7 Kur u tha atyre pra, se: “Unë jam”, hoqnë prapa, edhe ranë përdhe.
8 Përsëri pra i pyeti: “Cilinë kërkoni?” Edhe ata thanë: “Jisu Nazoreasinë.”
9 Jisuj u përgjeq: “U thashë juve, se unë jam. Ndë më kërkoni mua pra, lini këta të venë;
10 Që të mbushetë fiala që tha, se: “Prej atyre që më dhe nukë humba asnjë.”
11 Atëhere Simon Pietri kishte një thikë, edhe e hoqi, e i ra shërbëtorit kryepriftit, edhe i preu veshin’ e diathtë; edhe shërbëtori e kishte emërinë Mallho.
12 Jisuj pra i tha Pietrit: “Vëre thikënë tënde ndë millt. Atë kupënë që më dha Ati të mos e pi?”
13 Tufa e ushtëtorëvet pra edhe urdhërmijësi edhe shërbëtorët’ e Judhenjet zunë Jisunë, edhe e lithnë; edhe e shpunë më përpara te Anna, sepse ish i viehërri i Kajafësë, i cili ishte kryeprift i ati viti.
14 Edhe Kajafa ishte ay që mësoj Judhenjtë, se është mirë të humbasë një njeri për llauzinë.
15 Edhe Simon Pietri i vinte prapa Jisujt, edhe ay nxënësi tiatërë; edhe ay nxënësi ishte i njohurë te kryeprifti, edhe hyri bashkë me Jisunë ndë avllit të kryepriftit.
16 Po Pietri rrinte jashtë përanë derësë. Dolli pra ay nxënësi tiatërë, që ishte i njohurë te kryeprifti, edhe i tha portaresë, edhe kalli brënda Pietrinë.
17 Atëhere shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: “Mos je edhe ti një prej nxënëset këti njeriu?”
18 Ay i thotë: “Nukë jam.” Edhe punëtorët’ edhe shërbëtorëtë kishin bërë ziarr, sepse ishte ftohëtë, edhe po rrinin’ e po ngroheshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tuke ndenjur’ e tuke u ngrohurë.
19 Kryeprifti pra pyeti Jisunë për nxënësit’ e ati, edhe për mësimin’ e ati.
20 Jisuj iu përgjeq: “Unë fola ndër sy te bota; unë mësova përherë ndë sinagogjit edhe ndë hieroret, atie ku mbëlidhenë përherë Judhenjtë, edhe fshehurazi nukë fola asgjë.
21 Ç’më pyet? Pyet ata që kanë dëgjuarë ç’u fola atyre; na këta te dinë sa thash’ unë.”
22 Edhe ay kur tha këto, një nga shërbëtorëtë që ishte ndenjurë afër i ra një shuplakë Jisujt, tuke thënë: “Kështu i përgjigje kryepriftit?” Jisuj iu përgjeq:
23 “Ndë fola keq, martiris për të keqenë; po ndë qoftë se mirë, përse më rreh?”
24 Edhe Anna e dërgoj lidhurë te Kajafa kryeprifti.
25 Edhe Simon Pietri ishte tuke ndenjurë edhe tuke ngrohurë; i thanë pra: “Mos je edhe ti nga nxënësit’ e ati?” Ay e mohoj, e tha: “Nukë jam.”
26 Një nga shërbëtorët’ e kryepriftit, që ishte fisi ati, që i preu veshnë Pietri, thotë: “Nukë të pash’ unë ndë kopështt bashkë me atë?”
27 Pietri pra e mohoj përsëri, edhe përnjëherë gjeli këndoj.
28 Bienë pra Jisunë prej Kajafësë ndë vënt të gjyqit; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vënt të gjyqit, që të mos ndyrenë, po të hanë pashkënë.
29 Pillati pra dolli tek ata, edhe tha: “Çfarë përfolëje bini kundrë këti njeriu?”
30 U përgjeqnë e i thanë: “Kyj ndë mos ishte keqbërës, nukë do ta kishim dhënë tyj ndër duar.”
31 Pillati pra u tha atyre: “Merreni ju edhe gjykoneni pas nomit tuaj.” Judhenjtë pra i thanë: “S’ësht’ e udhësë të vrasëmë neve asnndonjë.”
32 — Që të mbushetë fial’ e Jisujt që tha, tuke shënuarë me çfarë vdekëje kishte për të vdekurë.
33 Pillati pra hyri përsëri ndë vënt të gjyqit, edhe thërriti Jisunë, e i tha: “Ti je mbëreti Judhenjet?”
34 Jisuj u përgjeq: “Prej vetiu thua këtë ti, apo të tierë të thanë për mua?”
35 Pillati u përgjeq: “Mos jam Judhe unë? Kombi yt edhe kryepriftëritë të dhanë ndër duar tek unë; ç’ke bërë?”
36 Jisuj u përgjeq: “Mbëretëria ime nuk’ është prej kësaj bote, mbëretëria ime ndë qoftë se ishte prej kësaj bote, shërbëtorët’ e mi do të përpiqeshinë, që të mos epem ndër duar të Judhenjet. Po tashi mbëretëria ime nuk’ është këtejë.”
37 Pillati pra i tha: “Mbëret je ti pra?” Jisuj u përgjeq: “Ti po thua, se unë jam mbëret. Unë përandaj linda, edhe përandaj erdha ndë botët, që të martiris për të vërtetënë. Kushdo që është prej së vërtetësë, dëgjon zënë tim.”
38 Pillati i thotë: “Ç’ësht’ e vërteta?” Edhe si tha këtë, dolli përsëri te Judhenjtë, e u thot’ atyreve: “Unë nukë gjenj asndonjë faj tek ay.
39 Po është zakon mbë ju, që t’u lëshonj juve një për pashkë; doni pra t’u lëshonj juve mbëretin’ e Judhenjet?”
40 Atëhere të gjithë bërtitnë përsëri, tuke thënë: “Mos këtë, po Varavvanë. – Edhe Varavvaj ishte kursar.
KAPTINA XVIII.
1 Iesui mbassi tha këto, duel bashkë me dishepujt’ e vet përtej purroit Kedronvet, atie ku ishte nji kopësht, nd’ate hyni ai edhe dishepujt’ e ati.
2 Edhe e dinte vendin’ edhe Iuda, ai qi e trathtoi, sepse Iesui shumë herë u mbëloth atie bashkë me dishepujt’ e vet.
3 Iuda pra, mbassi muer tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë prei Krye-priftënavet e prei Farisevet, vien atie me fënerë e me pishtarë e me armë.
4 Iesui pra, tue ditunë gjithë qish do të vijshinë mbi ate, duel, e u tha atyne: Cillinë kërkoni?
5 Iu përgjeqnë: Iesu Nazoreasinë. Iesui u thot’ atyne: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Iuda, ai qi e trathtoi.
6 Kur u tha atyne pra, se: Unë jam, u tërhoqnë mbrapa, edhe ranë për dhe.
7 Prap pra i pyeti: Cillinë kërkoni? Edhe ata thanë: Iesu Nazoreasinë.
8 Iesui u përgjeq: U thashë juve se unë jam; ndë më kërkoni pra, leni këta me votunë,
9 për me u mbushunë fjala qi tha, se - Prei atyneve qi më dhe, nukë hupa askend.
10 Atëherë Simon Pietri kishte nji thikë, edhe e tërhoq’ e i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë. Edhe shërbëtori e kishte emninë Malh.
11 Iesui pra i tha Pietrit: Ve thikënë tande ndë millt; ate potirinë qi më dha Ati, të mos e pij?
12 Tufa e ushtëtorëvet pra edhe kapidani edhe shërbëtorët’ e Iudevet zunë Iesunë, edhe e lithnë,
13 edhe e shpunë ma para tek Anna; sepse ishte i vieherri Kaiafësë, i cilli ishte Krye-prifti i ati viti.
14 Edhe Kaiafa ishte ai qi mësoi Iudeitë, se ashtë mirë me hupunë nji nieri për popullinë.
15 Edhe Simon Pietri merrte mbrapa Iesunë, edhe dishepulli tietër; edhe ai dishepulli ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe hyni bashkë me Iesunë ndë oborr të Krye-priftit.
16 Por Pietri rrinte jashtë për-anë derësë. Duel pra ai dishepulli tietër, qi ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe i tha portaresë, edhe shtiu përmbrenda Pietrinë.
17 Atëherë shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: Mos je edhe ti prei dishepujvet këti nieriut? Ai thotë: Nukë jam.
18 Edhe punëtorët’ e shërbëtorëtë kishinë bamë ziarrm, e po rrijshinë; sepse ishte ftofëtë, edhe po ngrofeshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tue ndenjunë, e tue u ngrofunë.
19 Krye-prifti pra pyeti Iesunë për dishepujt’ e ati, edhe për mësimin’ e ati.
20 Iesui i u përgjeq: Unë fola mballa-faqe te bota; unë mësova përherë ndë synagogë, edhe ndë tempull, atie ku mblidhenë përherë Iudeitë; edhe pshefas nukë fola asgja.
21 Qish më pyet? Pyet ata qi më kanë ndëgjuem, qish u fola atyne; qe këta të dinë se qish thash’ unë.
22 Edhe ai kur tha këto, nji prei shërbëtorësh qi ishte ndenjunë ngjat i ra nji shuplakë Iesuit, tue thanë: Kështu i përgjegje Krye-priftit?
23 Iesui i u përgjeq: Ndë fola keq, deshmo për të keqenë, por ndë qoftë se mirë, përse më rref?
24 Edhe Anna e dërgoi lidhunë te Kaiafa Krye-prifti.
25 Edhe Simon Pietri ishte tue ndenjunë, e tue u ngrofunë. I thanë pra: Mos je edhe ti prei dishepujvet ati? Ai e mohoi, e tha: Nukë jam.
26 Nji prei shërbëtorëvet Krye-priftit, qi ishte fisi i ati qi i preu veshinë Pietri thotë: Nukë të pash’ unë ndë kopësht bashkë me ate?
27 Pietri pra e mohoi për-së-ri; edhe përnjiherë gjeli këndoi.
28 Bijenë pra Iesunë prei Kaiafësë ndë vend të gjukatësë; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vend të gjukatësë, qi të mos ndyhenë; por të hanë pashkënë.
29 Pilati pra duel tek ata, edhe tha: Çfarë të përfoluni bini kundrë këtij nieriu?
30 U përgjeqnë e i thanë: Kyi ndë mos ishte keq-bamës, nukë do ta kishim dhanë tyi ndë duer.
31 Pilati pra u tha atyneve: Merrnia ju, edhe gjukonia mbas ligjësë tuei. Iudeitë pra i thanë: S’asht’ e udhësë me vramë na askend,
32 për me u mbushunë fjala e Iesuit, qi tha, tue shënuem me çfarë vdeke kishte me vdekunë.
33 Pilati pra hyni prap ndë vend të gjukatësë, edhe thërriti Iesunë, e i tha: Ti je Mbëreti i Iudevet?
34 Iesui iu përgjeq: Prei vetiut thue këte ti, apor të tierë të thanë për mue?
35 Pilati u përgjeq: Mos jam Iude unë? Kombi yt, edhe Krye-priftënitë të dhanë ndë duer tek unë; qish ke bamë?
36 Iesui u përgjeq: Mbëretënia eme nuk ashtë prei kësai bote; mbëretënia eme ndë ishte prei kësai bote shërbëtorët’ e mi kishinë me u munduem, qi të mos ipem ndër duer te Iudevet, por tashti mbëretënia eme nuk’ ashtë prei këndyj.
37 Pilati pra i tha: Mbëret je ti pra? Iesui u pergjeq: Ti po thue, se unë jam mbëret. Unë përandai leva, edhe përandai erdha te bota, qi të deshmoj për të vërtetënë. Kushdo qi ashtë prei së vërtetësë, ndëgjon zaninë t’em.
38 Pilati i thotë: Qish asht’ e vërteta? Edhe si tha këte, duel prap te Iudeit, edhe u thot’ atyneve: Unë nukë gjej as ndonji faj tek ai,
39 por ashtë zakon mbë ju, qi t’u lishoj juve nji për pashkë; doni pra t’u lishoj juve Mbëretin’ e Iudevet?
40 Atëherë të gjithë gërthitnë prap, tue thanë: Mos këte, por Barabbanë. - Edhe Barabbai ishte kursar.