1 Mos bëhi shumë mësonjësa, o vëllezërit’ e mi, tuke diturë se do të marrëmë gjykim më të math;
2 Sepse të gjithë fëjejmë mbë shumë punëra . Ndë qoftë se nukë fëjen ndonjë me fialë, kyj është burr’ i sosurë, i fuqishim t’i vërë fre edhe gjithë trupit.
3 - Na tek u vëmë freratë n’ gojë kuajvet, që të bindenë ndër ne, edhe heqëmë gjithë trupin’ e atyreve.
4 - Na edhe lundratë që janë kaqë të mëdha edhe që shtyhenë prej erërash të forta, hiqenë prej një timoni të vogëlë, atje ku të dojë qivernitari.
5 Kështu edhe gjuha ështënjë copë e vogëlë, po mbahetë mbë të math. Na pak ziarr tek diek kaqë lëndë të madhe.
6 Edhe gjjuhaështë ziarr, bota e së shtrembëtësë. Kështu gjjuha ndër anët të mishit tënë ësht’ ajo që fëlliq gjithë trupinë, edhe i ep ziarr rrotësë jetësë, edhe ndizetë prej gjehenësë.
7 – Sepse çdo farë bishash e shpesësh, e shtërpinjsh e gjësh të gjalla ndë det, sbutetë, edhe është sbuturë nga fisi njeriut;
8 Po gjjuhën’ asnjeri s’munt ta sbusë; është një gjë e keqe që nukë pushtonetë, plot me vërer që bie vdekëje.
9 Me atë bekojmë Perëndinë edhe Atinë, edhe me atë mallëkojmë njerëzitë që janë bërë pas shëmbëllimit Perëndisë.
10 Nga ajo gojë vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhetë, o vëllezërit’ e mi, të bënenë këto kështu.
11 Mos kroj buron ujë t’ëmbëlë edhe të hidhurë nga ajo vërë vetëmë?
12 Mos munt, o vëllezërit’ e mi, druri i fikut të bënjë ulli, a hardhiatë bënjë fiq? Kështu asndonjë krua s’munt të bënjë ujë të kripurë edhe t’ëmbëlë.
13 Kush është i mënçim e i diturë ndër ju? Le të dëftonjë punërat’ e tia me butësirë diturie prej shkuarëjesë mirë.
14 Po ndë paçi cmir të hidhurë edhe qartë ndë zemërë tuaj, mos mbahi mbë të math edhe mos gënjeni kundrë së vërtetësë.
15 Ajo dituri nukë sbret prej së larti, po është prej dheu, prej shtëse, prej dialli;
16 Sepse ku është cmir e qartë, atie është trazyrë e çdo pun’ e ligë.
17 Po dituria që është prej së larti, përpara ësht’ e këthiellëtë, pastaj paqtore, e butë, e bindurë, plot me përdëllim e me pemë të mira, e pambajtur’ anë edhe pa ipokrisi.
18 Edhe pema e drejtërisë mbilletë ndë paqtim nga ata që bënjënë paqtim.
KAPTINA III.
1 Mos bahi shumë mieshtra, o vëllazënit’ e mi, tue ditunë se kemi me marrë gjukim ma të math,
2 sepse të gjithë fëjeimë mbë shumë punë . Ndë mos fëjeftë kushi me fjalë, kyi ashtë nieri i kullutë, i fuqishim me i vumë fre edhe gjithë korpit.
3 Qe tek u vemë frenatë n’gojë të kualvet, qi të bindenë mbë ne, edhe tërhiekimë gjithë korpin’ e atyne.
4 Qe edhe barkatë qi janë kaqi të mëdha, edhe shtyhenë prei erënash forta, edhe tërhiqenë prei nji temoni të vogëlë, atie ku të detë guvernori.
5 Kështu edhe gjuha ashtë nji cop’ e vogëlë, por mbahetë mbë të math shumë. Qe pak ziarrm te diek kaqi landë të madhe.
6 Edhe gjuha ashtë ziarrm, bota e të shtrembëtësë. Kështu gjuha ndër copat të mishit t’ynë asht ’ ajo qi shgryen gjithë korpinë, edhe i ep ziarrm çikrikut jetësë, edhe merr ziarrm prei xhehenemit.
7 Sepse qish-do far’ egërsinash, e shpendësh, e shtërpinjsh, e gjash gjalla ndë det, sbutetë, edhe ashtë sbutunë prei natyrësë nieriut,
8 por gjuhën’ as ndonji nieri s’mundetë me e sbutunë; ashtë nji gja e keqe qi s’pushtohetë, plot me vëner qi bije vdekë.
9 Me ate bekoimë Perëndinë edhe Atënë, edhe me ate mallëkoimë nierëzitë qi janë bamë mbas shëmbëllimit Perëndisë.
10 Prei nji goje vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhet’, o vëllazënit’ e mi, me u bamë këto kështu.
11 Mos kroi vrijon ujë t’ambël’ edhe t’idhëtë prei nji bire vetëmë?
12 Mos mundet’, o vëllazënit’ e mi, druja e fikut me bam’ ullij, a hardhia me bamë fiq? Kështu as ndonji krue s’mundetë me bamë ujë të shëllishim edhe t’ambëlë.
13 Kush asht’ i mentshim edhe i ditshim ndër ju? Le të diftojë vepërat’ e veta me butësinë ditunie prei jetësë mirë qi shkon.
14 Por ndë paçi zmir të idhët’ edhe qartë ndë zemërët tuei, mos mburri edhe mos rreni kundrë të vërtetësë.
15 Ajo dituni nukë sdrip së nalti, por ashtë prei dheu, prei fryme, prei dialli,
16 sepse ku ashtë zmir e qartë, atie ashtë të përziem e qish-do pun’ e keqe.
17 Por ditunia qi ashtë prei së nalti, përpara asht’ e këthiellëtë, mbasandai paqtimore, e butë, e bindëshime, plot me përdëllim e me pemë të mira, e pambaitëme anë, edhe pa hipokrisi.
18 Edhe pema e dreitënisë mbilletë ndë paqtim prei atyneve qi bajënë paqtim.