1 Andaj, o vëllezër shënjtorë, piesëtarët’ e aë thërriturësë qiellore, vështroni apostolin’ edhe kryepriftin’ e rrëfyerjësë tonë, Jisu Krishtinë;
2 I cili është besëtar tek ay që e bëri, sikundrë edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati.
3 Sepse kyj u lavdua kaqë më tepërë se Mojsiu, sa është më i nderëshim se shtëpia ay që e ka ndërtuarë.
4 Sepse çdo shtëpi ndërtonetë prej ndonjërit; edhe ay që ka ndërtuarë të gjitha është Perëndia.
5 Edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuar, për martiri t’atyre punrëravet që do të fliteshinë;
6 Po Krishti, si bir ndë shtëpi të ti; shtëpia e ati jemi neve, ndë mbajçim shtrënguarë kuximin’ edhe të mburrurit’ e shpëresësë gjer ndë funt.
7 Përandaj, (sikundrë thotë Frym’ e Shëjtëruarë: “Sot ndë dëgjofshi zën’ e ati,
8 Mos ashpëroni zemratë tuaja posi ndë pikëllimt t’asaj ditësë të gëciturit ndë shkretërirët;
9 Atie ku atëritë tuaj më nganë, më provuanë, edhe panë punërat’ e mia, dyzet vjet.
10 Përandaj u zemëruashë me atë bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërë të tyre ; edhe ata s’njohnë udhët’ e mia. B
11 Përandaj bëra be ndë zemëratët time: Nukë do të hynjënë ndë të prëjturit tim”.)
12 Vështroni, o vëllezër, që të mos ketë ndonjë prej jush zemërë të ligë pabesërie, që të ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë;
13 Po mësoni njëri jatërinë përditë, gjersa qjuhetë dita “sot”; që të mos ashpëronetë ndonjë prej jush me gënjimin e fajit.
14 Sepse jemi bërë piesëtarët’ e Krishtit, ndë mbajçim shtrënguarë të nisurit’ e shpëresësë gjer ndë funt;
15 Kur thuhetë: “Sot, ndë ndëgjofshi zërin’ e ati, mos ashpëroni zemratë tuaja, si ndë pikëllimt.”
16 Sepse ca vetë , kur dëgjuanë, e pikëlluanë atë ; po jo gjith’ ata që duallë nga Egjypti me anë të Mojsiut.
17 Edhe më cilët’ u zemërua dyzet vjet, a jo me ata që fëjyenë, të cilëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretëtirët? Edhe për cilëtë bëri be të mos hynjënë ndë të prëjturit të ti, veç për ata që s’bindeshinë?
19 Edhe shohëmnë se nukë muntnë të hynjënë prej pabesërisë.
KAPTINA III.
1 Andai, o vëllazën shenjtëna, piesëtarët’ e së thërritëmesë prei qielli, kupëtoni apostullin’ edhe krye-priftin’ e së rrëfyemesë t’onë, Iesu Krishtinë,
2 i cilli qe besëtar mb’ate qi e bani apostull edhe krye-prift , sikurse edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati.
3 Sepse kyi u lavdue ma tepërë se Moiseu, sa ashtë ma i nderëshim se shtëpia, ai qi e ka ndërtuem,
4 sepse qish do shtëpi ndërtohetë prei ndonjianit, edhe ai qi ka ndërtuem të gjitha ashtë Perëndia.
5 Edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuer, për deshmi t’atyne punëvet qi do të fliteshinë,
6 por Krishti, si bir mbë shtëpit të vet; shtëpia e ati jemi na, ndë mbaitshim shtrëngueshim kucimin’ edhe të mburrunit e shpëresësë deri së mbrapëni.
7 Përandai, sikurse thotë Shpirti Shenjt: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati,
8 mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt, ndë ditë të ngasëjesë ndë shkretinët,
9 atie ku atënitë tuei më nganë, më provuenë, edhe panë punët’ e mia katër-dhetë viet;
10 përandai u zemërueshë me ate bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërët t’atyne , edhe ata s’ngjofnë udhët’ e mia.
11 Kështu bana be ndë zemërimt t’em: S’kanë me hymë ndë të prajtunit t’em”.
12 Këqyrni, o vëllazën, druese ndonji prei jush ka zemërë të keqe pabesënie, qi të ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë,
13 por mësoni njiani tietërinë përditë deri sa qjuhetë dita “sot”, qi të mos ashpërohetë me gënjimin’ e fajit asndonji prei jush,
14 sepse jemi bamë piesëtarët’ e Krishtit ndë mbaiçim shtrëngutë të filluemen’ e së qenëmesë deri së mbrapëni,
15 kur thohetë: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt”.
16 Sepse disa kur ndëgjuen’ e piklluenë, por jo gjith’ ata qi duelnë prei Egjyptit me anë të Moiseut.
17 Edhe me cillët’ u zemërue katër-dhetë viet? A jo me ata qi fëjyenë, të cillëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretinët?
18 Edhe për cillëtë bani be të mos hyjënë ndë të prajtunit e vet, veç për ata qi s’bindeshinë?
19 Edhe shofimë se s’muftnë me hymë prei pabesënisë.