1 Pavli edhe Silluani edhe Timotheu te qisha e Thessallonikasvet, mbë Perëndinë, Atinë tënë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht;
2 Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.
3 Duhetët’i falemi ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllexër, sikundrë se vëjen, sepse besa juaj po shtonetë fort, edhe dashuria e kujdo prej jush mbë njëri tiatrinë po tepron;
4 Kaqë sa ne vetë mburremi për ju ndë qishat të Perëndisë, për durimnë tuaj edhe për besënë ndër gjithë të ndiekurat tuaja e ndër shtrëngimet që hiqni;
5 Që ajo është një dëftim i gjyqit drejtë të Perëndisë, që të bëhi ju të zotërit e mbëretërisë Perëndisë, që pësoni për atë.
6 Sepse ësht’ e udhësë përpara Perëndisë’ t’u apë shtrëngim atyreve që u shtrëngonjënë juve;
7 Po juve që shtrëngohi, të prëjturë bashkë me ne, kur të sbulonetë Zoti Jisu nga qielli bashke me ëngjëjt’ e fuqisë ti,
8 Me flakë ziarri, tuke ua shpaguar’ atyreve që nukë njohënë Perëndi, edhe atyreve që nuk’ i dëgjonjën ungjillit Zotit tënë Jisu Krishtit;
9 Të cilëtë do të mundonenë me të prishurë të pasosurë nga faqeja e Zotit, edhe nga lavdia e fuqis’ s’ati,
10 Kur të vinjë të lavdëronetë ndër shënjtorët të ti, edhe të bënet’ i çudiçim ndër gjith’ ata që besonjënë (sepse ju i zutë besë martirisë tonë), nd’atë ditë.
11 Përandaj edhe ne falemi përherë për ju, që t’u bënjë juve Perëndia ynë të zotërit’ e të thërriturit’ti, edhe të mbushë çdo pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën e besësë me fuqi;
12 Që të lavdonetë emëri i Zotit tënë Jisu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’ atë, pas hirit të Perëndisë tënë edhe Zotit Jisu Krisht.
KAPTINA I.
1 Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet, mbë Perëndin’ Atinë t’anë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht:
2 hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
3 Kemi detyrë me iu falunë ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllazën, sikurse vëjen, sepse po shtohetë fort besa juei, edhe po shumohetë dashunia e kuit-do prei gjithë jush mbë njiani tietërinë.
4 Kaqi sa na vetë mburremi për ju ndë kishat të Perëndisë, për duriminë tuei edhe për besënë ndër gjithë të ndiekunat tuaja, e ndër shtrëngimet qi hiqni,
5 qi ajo ashtë diftim i gjyqit dreitë të Perëndisë, për me u bamë ju të zotënit’ e mbëretënisë Perëndisë, qi pësoni për ate.
6 Sepse asht’ e udhësë përpara Perëndisë me u dhanë shtrëngim atyneve qi u shtrëngojnë juve,
7 por juve qi shtrëngohi të prajtunë bashkë me ju, kur të diftohetë Zoti Iesu prei qiellit bashkë me engjujt e fuqisë vet,
8 me ziarrm flake, tue ua shpaguem atyneve qi s’ngjofinë Perëndi, edhe atyneve qi nuk’ i ndëgjojn’ ungjillit Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
9 të cillëtë kanë me u munduem me të vdierrë të pasosunë prei faqesë Zotit, edhe prei laftit fuqisë ati,
10 kur të vijë të lavdohetë ndër shenjtënit e vet, edhe të mërekullohetë ndër gjith’ ata qi besojnë (sepse ju i zutë besë deshmisë t’onë), nd’ate ditë.
11 Përandai edhe na lutemi përherë për ju, qi t’u bajë Perëndia juei të zotënit’ e së thërritëmesë vet, edhe të mbushi gjithë pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën’ e besësë me fuqi,
12 qi të lavdohet’ emëni i Zotit t’ynë Iesu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’atë, mbas hirit Perëndisë t’onë, edhe Zotit Iesu Krisht.