1 Po u shkruanj juve, o të dashurë, këtë kartë të dytë, me ato çonj mendiminë tuaj të këthiellëtinë me të përmendurë;
2 Që të kujtoni fialëtë që u folnë përpara nga profitërit’ e shënjtëruarë, edhe porosinë tonë apostojvet Zotit edhe Shpëtimtarit.
3 Këtë më përpara ta dini, se mbë dit të pastajme do të vinjënë përqeshësa, tuke ecurë pas dëshërimesh tyre,
4 E tuke thënë: Ky është të zotuarët’ e të ardhurit ati? Sepse që mb’atë ditë që fjetnë atëritë, të gjitha mbesënë kështu që kur se u nis kriesa.
5 Sepse ata vetë duanë të mos e dinë këtë, se më fialën’ e Perëndisë u bënë qiejetë njëherë moti, edhe dheu që është bërë prej ujit edhe me ujë;
6 Që me anë t’atyreve ajo bota atëhere si u mbulua me ujë humbi.
7 Edhe qiejet’ edhe dheu që janë tashti, nga ajo fjalë janë vënë mbënjanë, ruajturë për ziarr mbë ditë të gjyqit e të humbëjesë njërezet të pabesë.
8 Edhe këtë vetëmë mos e harroni, o të dashurë, se përanë Zotit një ditë është si një mijë viet, edhe një mijë viet si një ditë.
9 Zoti nukë mënon të zotuarët’ e ti , sikundrë dica e kujtonjënë për të mënuarë, po na duron, sepse nukë do të humbasënë dica vetë, po të gjithë të vinjënë ndë pendim.
10 Edhe dita e Zotit do të vinjë posi viedhësi natënë; mb’ atë ditë qiejetë do të shkonjënë me krismë, e stiqiatë do të tretenë nga të ndezuritë, edhe dheu edhe punëratë që janë nd’ atë do të digjenë.
11 Kur tretenë pra këto të gjitha, çfarë njerëzish gjan të jeni ju ndë jetë të shënjtëruar’ e ndë besë të mirë,
12 Tuke pritur’ e tuke nxituarë për t’ardhurit’ e ditësë Perëndisë, që mb’ atë ditë qiejetë diegurë ndë ziarr do të tretenë, edhe stiqiatë do të tretenë nga të nxehuritë?
13 Edhe pas të zotuarit ati presëmë qieje të rij, edhe dhe të ri, që rri drejtëri nd’ ata.
14 Përandaj, o të dashurë, tuke priturë këto, nxitoni të gjëndeni përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa faj.
15 Edhe kujtoni zemrën’ e gjërë të Zotit tënë për shpëtim, sikundrë Pavli edhe vëllaj ynë i dashuri u shkroj juve pas diturisë që iu dha ati,
16 Sikundrë edhe ndë gjithë kartërat e tia , tuke folurë nd’ ato për këto punëra ; ndër ato janë ca punëra që s’kupëtonenë, të cilatë të paditurit’ e të paqëndruarshëmit i shtrëmbëronjënë, sikundrë edhe shkronjat’ e tiera, për humbëjen’ e tyre.
17 Ju pra, o të dashurë, tuke diturë që përpara këto, ruhi, që të mos hiqeni me kobimin’ e të panomvet, e të bini poshtë nga qëndrimi juaj.
18 Edhe shtohi ndë hir e ndë të njohurë të Zotit tënë edhe Shpëtimtarit Jisu Krisht. Mb’atë qoftë lavdia edhe tashti edhe ndë ditë të jetësë pasosurë. Amin.
KAPTINA III.
1 U shkruej juve tashi, o të dashunë, këte letërë të dytë; me ato çoj mendiminë tuei të këthiellëtinë me të prumë ndër mend,
2 qi të kujtoni fjalëtë qi u folnë përpara prei shenjtënavet profetën, edhe porosinë t’onë apostujvet Zotit edhe Shëlbuesit;
3 këte ma përpara ta dini, se mbë ditt të mbrapëna kanë me ardhunë përqeshës, tue ecunë mbas dëshërimesh vet,
4 e tue thanë: Ku ashtë të zotuemit’ e të ardhëmes’ ati? Sepse çë mb’ate ditë qi fjetnë atënitë, të gjitha mbesinë kështu çë kur se u fillue krijesa.
5 Sepse ata vetë duenë të mos e dinë këte, se me fjalën’ e Perëndisë u banë qijetë njiherë moti, edhe dheu ashtë bamë prei ujit edhe me ujë,
6 qi me anë t’atyneve ajo bota atëherë si u mbëlue me ujë, hupi.
7 Edhe qijet’ edhe dheu qi janë tashi, prei asai fjale janë vumë mbë-nj-anë, rueitunë për ziarrm mbë ditë të gjyqit, e të hupëmesë nierëzëvet pa-besë.
8 Edhe këjo vetëmë mos u gënjejë juve, o të dashunë, se për-anë Zotit nji ditë ashtë si nji mijë viet, edhe një mijë viet si nji ditë.
9 Zoti nuk’ e vonon të zotuemen’ e vet , sikurse disa e kuitojënë për të vonë, por na duron, sepse nukë don me u vdierrë disa vetë , por të gjithë me ardhunë ndë pendesë.
10 Edhe dita e Zotit ka me ardhunë porsi viedhësi natënë; mb’ate ditë qijetë kanë me shkuem me gjimim, edhe elementatë kanë me u tretunë prei të nxetit, edhe dheu edhe punëtë qi janë nd’ate kanë me u diegunë.
11 Kur tretenë pra këto të gjitha, qish farë nierëzish duhetë me qenunë ju ndë jetët shenjte e ndë besët,
12 tue pritun’ e tue nxituem për t’ardhëmen’ e ditësë Perëndisë, qi mb’ate ditë qijetë diegunë ndë ziarrm kanë me u tretunë, edhe elementatë kamë me u tretunë prei të nxetit?
13 Edhe mbas së zotuemes’ ati presimë qije të ri edhe dhe të ri, qi rri dreitëni nd’ata.
14 Përandai, o të dashunë, tue pritunë këto, nxitoni me u gjetunë përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa faj;
15 edhe kujtonia zemërën’ e gjanë të Zotit për shpëtim, sikurse edhe Pauli i dashuni vëllai ynë u shkroi juve mbas ditunisë qi iu dha ati,
16 sikurse edhe ndë gjithë letërat’ e ati , tue folunë nd’ato për këto punë; ndër ato janë disa punë qi s’mirrenë vesht, të cillat’ ata të paditunit’ edhe të paforcueshimit’ i shtrembënojënë, sikurse edhe shkronjat’ e tiera për të hupunit’ e vet.
17 Ju pra, o të dashunë, tue ditunë, çë përpara këto, ruhi, qi të mos tërhiqi me gënjimin’ e të paligjëvet, e të bini poshtë prei qindrimit tuei.
18 Edhe shtohi ndë hir e ndë të ngjofëme të Zotit t’ynë edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit. Mb’ate qoftë lafti edhe tashi, edhe ndë ditë të jetësë pasosëme. Amen.