1 Të mburrem me të vërtetë s’më bën mirë, sepse do të vinj ndë të para e ndë sbulesa të Zotit.
2 Di një njeri mbë Krishtinë përpara katërmbëdhietë vieç, (a se me trup, s’e di; a se jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di;) se i tilli njeri u rrëmbye gjer mbë të tretinë qiell.
3 Edhe e di të tillinë njeri (a se me trup a se jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di;),
4 Se u rrëmbye ndë paradhis, edhe dëgjoj fialë të pafolura me gojë , të cilatë s’munt t’i flasë njeri.
5 Për të tillinë njeri do të mburrem; po për vetëhenë time nukë do të mburrem, veç për dobësirat’ e mia.
6 Sepse ndë daça të mburrem, nukë do të jem i marrë; sepse do të them të vërtetënë; po druanj, semos kujtonjë ndonjë për mua më tepërë nga ajo që më sheh, a më tepërë nga ajo që dëgjon prej meje.
7 Edhe që të mos mbahem mbë të math për sbulesat’ e tepëra, m’u dha një hell ndë trupt, ëngjëlli Satan, që të më bierë me shuplaka, që të mos mbahem mbë të math.
8 Për këtë tri herë iu luçë Zotit, që të mërgonetë prej meje.
9 Edhe më tha: Mjaft të është hiri im; sepse fuqia ime mbaronetëndë dobësirë. Me gëzim të math pra do të mburrem më tepërë për dobësirat’ e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.
10 Përandaj më pëlqenjënë dobësira, të shara, nevoja, të ndiekura, shtrëngime për Krishtinë; sepse, kur jam i dobë, atëhere jam i fuqishim.
11 U bëç’ i marrë (tuke mburrurë); ju më shtrënguatë; sepse duhej unë të ndorëzoneshe prej jush; sepse as mbë një gjë s’jeta prapa nga me të mëdhenjt’ apostojtë, ndonëse s’jam gjë.
12 Shenjat’ e apostolit u punuanë ndër ju me çdo durim, me shenje e me çudia, e me fuqia.
13 Sepse mbë ç’punë mbettë prapa nga qishat’ e tiera, përveç se unë vetë nuk’ u rëndova juve? Ma falni këtë punë të paudhë.
14 Ja e treta herë që jam gati për t’ ardhurë te ju, e nukë dua t’u rëndonj juve; sepse s’kërkonj tuajatë, po juve; sepse bijtë s’kanë detyrë të mbëledhënë gjë për përint, po përint për bijt.
15 Po unë do të prish me gëzim të math, edhe do të prishem për shpirtërat tuaj, ndonëse tuke u duashurë juve më tepërë, duhem më pak.
16 Po le të jetë kështu , unë nuk’ u bëçë barrë juve; po si dinak që qeshë, u zura juve me kobim.
17 Mos lakëmova gjë prej jush me anë të ndonjëri nga ata që dërgova te ju?
18 Iu luçë Titosë, edhe bashkë me atë dërgova vëllanë; mos lakëmoj gjë prej jush Titua? Nuk’ ecëm neve me atë frymë? Nuk’ ecëm nd’ ato gjurma?
19 Përsëri u duketë juve se u apëmë fjalë juve? Flasëmë përpara Perëndisë mbë Krishtinë; edhe të gjitha i bëmë, o të dashurë, për të ndërtuaritë tuaj.
20 Sepse kam frikë, mbase kur të vinj, nuk’ u gjenj juve asish që dua, edhe ju s’më gjeni asish që doni; druanj se janë ndër ju qarta, zëlia, zemërata, të zëna, të përfolura keq, pishtëllime, të mbajtura me të math, trazime.
21 Druanj se përsëri kur të vinj te ju, do të më unjë Perëndia im, edhe do të bënj vajë për shumë vetë nga ata që kanë fëjyerë që përpara, edhe s’u penduanë për pëgërsirën’ e për kurvërin’ e për ndyrësirënë që punuanë.
KAPTINA XII.
1 Të mburrem për të vërtetë s’më bije mirë, sepse kam me ardhunë ndë të pame andërrash e ndë të sbulueme të Zotit.
2 Dij nji nieri mbë Krishtinë para dy-mbë-dhetë vieç (a se me korp, s’e dij; a se jashtë korpit, s’e dij, Perëndia e di), se kyi nieri u rrëmbye deri mbë të tretinë qiell,
3 edhe e dij të tillinë nieri (a se me korp, a se jashtë korpit, s’e dij, Perëndia e di),
4 se u rrëmbye ndë paradis, edhe ndëgjoi fjalë të pafoluna me gojë , të cillatë s’mundetë me ia folunë nieriut.
5 Për këte nieri kam me u mburrunë, por për vetëhenë t’eme s’kam me u mburrunë, veç për dobësinat e mia.
6 Sepse ndë paça me u mburrunë, s’do të jemi i marrë, sepse kam me thanë të vërtetënë, por rrudhem, mos kuitojë kushi për mue ma tepërë prei asai qi më shef, a ma tepërë prei asai qi ndëgjon prei meje.
7 Edhe qi të mbahem mbë të math për të sbuluemët, m’u dha nji hell ndë misht, engjulli Satan qi të më binte me shuplaka, qi të mos mbahem mbë të math.
8 Për këte tri herë iu luta Zotit, qi të largohetë prei meje,
9 edhe më tha: Mëjaft ashtë hiri em për tyi, sepse fuqia eme mbarohetë ndë dobësinë. Me gëzim të math pra kam me u mburrunë ma tepërë për dobësinat e mia, qi të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.
10 Përandai më ka anda dobësina, të shame, nevoja, të ndiekuna, shtrëngime për Krishtinë, sepse kur jam i dobë, atëherë jam i fortë.
11 U bash i marrë tue u mburrunë; ju më shtrënguetë, sepse duhei unë me u rakumanduem prei jush, sepse mbë nji gja s’mbeta mbrapa prei ma të mëdhejvet apostuj, ndonëse s’jam gja.
12 Shenjet’ e apostullit u punuenë ndër ju me qish do durim, me shenje e me mërekullia e me fuqia.
13 Sepse mbë qish punë mbetët poshtë prei kishavet tiera, përveç se unë vetë nuk’ u bashë barrë juve; ma falni këte punë pa udhë.
14 Qe e treta herë te jam gati për me ardhunë te ju, e nukë due me u bamë barrë juve, sepse s’kërkoj të tuejatë, por juve, sepse dielmtë s’kanë detyrë me mbëledhunë gja për përint, por përintë për dielmt.
15 Por unë kam me prishunë me gëzim të math, edhe kam me u prishunë për shpirtënat tuei, ndonëse tue u dashunë juve ma tepërë, duhem ma pak.
16 Por le të jetë kështu , unë s’u bashë barrë juve, por si dinak qi qeshë, u zuna juve me gënjim.
17 Mos lakëmova gja prei jush me anë të ndonjianit prei atyneve qi dërgova te ju?
18 Iu luta Titosë, edhe bashkë me ate dërgova vëllanë, mos lakëmoi gja prei jush Titua? Nuk’ ecëm na me ate shpirt? Nuk’ ecëm na me ato gjurma?
19 Për-së-ri u duketë se u apimë fjalë juve? Flasimë përpara Perëndisë mbë Krishtinë, edhe të gjitha i baim’ , o të dashunë, për të ndërtuemit tuei.
20 Sepse kam frikë, druese kur të vij, nuk’ u gjej juve asish qi due, edhe ju s’më gjeni asi qi doni; druese janë ndër ju qarta, zmire, zemërime, të zana, të përfoluna keq, pishtëllime, të mbaituna me të math, të përzieme.
21 Druese për-së-ri kur të vij te ju, ka me më përvumë Perëndia, edhe kam me bamë vajë për shumë vetë prei atyneve qi kanë fëjyem përpara, edhe s’u penduenë për puganësinën’ e për kurvënin’ e për ndynësinënë qi punuenë.