1 Makar të duroni pakëzë marrësinë time; po edhe më duroni.
2 Sepse u kam zëli juve me zëli Perëndie; sepse u mbëlova juve me një burr, që t’u nxier përpara Krishtit vërgjireshë të pastrët
3 Po kam frikë mbase, sikundrë gjarpëri gënjeu Evënë me dinakërin’ e ti, kështu do të prishetë mëndëja juaj nga mituria që keni mbë Krishtinë.
4 Sepse ay që vien ndë u leçittë një tiatërë Jisu, që s’e kemi leçiturë, a merrni një tiatërë frymë, që s’e keni marrë, a një tiatër’ ungjill, që s’e keni priturë, mirë do t’e duronit’ atë .
5 Po mendonem, se s’mbes prapa mbë ndonjë punë nga apostojt’ e mëdhenj.
6 Edhe ndonëse jam njeriu i trashë mbë fialët, po jo edhe mbë mënt; po më çdo farë pune u shpërfaqëm mbë të gjitha te ju.
7 Apo bëra faj, tuke unjurë vetëhenë time, që të lartoneni ju, sepse u ngjillëzuam juve ungjillin’e Perëndisë dhurëti?
8 Të tiera qisha i ropa, sepse mora pagë që të bënj punënë tuaj.
9 Edhe kur qesh’ afërë jush e pata të shterë, s’u rëndova asndonjë; sepse të shterëtë tim e mbushnë vëllezëritë që erthnë nga Maqedhonia; edhe mbë çdo punë ruajta vetëhenë time, edhe do ta ruanj, që të mos bënem barrë te ju.
10 E vërteta e Krishtit është tek unë, se sd’do të më mbylletë goja për këta të mburrurë mbë vëndet t’ Ahaise.
11 Përse? Sepse s’u dua juve? Perëndia e di.
12 Po atë që bënj, edhe gjithënjë do ta bënj, që të pres shkakun’e atyreve që duanë shkak, që të gjëndenë sikundër neve mb’atë punë që mburrenë.
13 Sepse të tillëtë njerës jan’ apostoj të rrem, punëtorë kobimtarë, ndërruarë formënë mbë apostoj të Krishtit.
14 Edhe s’është për të çuditurë; sepse ay Satanaj vetë ndërron formënë mbë ëngjëll drite.
15 S’është pun’ e madhe pra, ndë ndërrofshinë formën’ edhe punëtorët’ e ati mbë punëtorë drejtërie; të cilëvet e pastajmeja do të jetë pas punëvet atyre.
16 Përsëri them: Asndonjë le të mos më kujtonjë se jam i marrë; po ndë mos, pak së paku më prisni si të marrë, që të mburrem edhe unë pakëzë.
17 Atë që flas, nuk’ e flas pas Zotit, po si i marrë mbë këtë punë të mburrurit.
18 Sepse shumë vetë mburrenë pas mishit, do të mburrem edhe unë.
19 Sepse tuke qënë ju të mënçim, duroni me t’ëmbëlë të marrëtë;
20 Sepse duroni, ndë u bëftë juve shërbëtorë ndonjë, ndë u hangërtë ndonjë, ndë u marrtë juve ndonjë tuajatë , ndë u mbajtë mbë të math ndonjë, ndë u rrahtë juve faqenë ndonjë.
21 E them këtë për turpëri, sikurse neve ishim të dobë; po mbë çdo punë ndë kuxoftë ndonjë (po kuvëndonj si i marrë), kuxonj edhe unë.
22 Evrej janë? Edhe unë; Israilitë janë? Edhe unë. Far’e Avramit janë?
23 Edhe unë; shërbëtorë të Krishtit janë? (flas jashtë mënç), më tepër’ unë; mbë më tepërë mundime, mbë plagë fort më shumë, ndë burgje më tepërë, shumë herë ndë vdekëje.
24 Prej Judhenjsh pesë herë mora dyzet plagë pa një.
25 Tri herë u rrahçë me shkop, një herë kodiçë me gurë, tri herë u mbyçë ndë det, një natë e një ditë kam bërë ndë funtt të detit ;
26 shumë herë ndë udhë, ndë rrëziqe lumërash, ndë rrëziqe viedhësash, ndë rrëziqe prej farësë sime, ndë rrëziqe nga kombetë, ndë rrëziqe ndë qytet, ndë rrëziqe ndë shkretëtirë, ndë rrëziqe ndë det, ndë rrëziqe ndër vëllezër të rrem.
27 Ndë mundim e ndë të vuarë, shumë herë ndë të pafjetura, ndë uri e ndë et, shumë herë ndë agjërime, ndë të ftohët’ e ndë të sveshurë.
28 Përveç të përjashtëmëvet, ajo që është vënë përmbi mua përditë, kujdesi i qishavet.
29 Kush ësht’ i dobë, e unë s’jam i dobë? Kush skandhalisetë, e unë s’digjem?
30 Ndë gjan të mburrem, do të mburrem për ato punët’ e dobësirësë sime.
31 Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, i cili ësht’ i bekuarë ndë jetët të jetëvet , e di se nukë gënjenj.
32 Ndë Dhamaskë i pari kombit i mbëretit Aretë ruante rrotullë qytetin’ e Dhamasqinëvet, sepse donte të më zinte.
33 Edhe u varçë ndë shportë nga një parathirë prej murit, edhe shpëtova nga duart’ e ati.
KAPTINA XI.
1 Makarë të duroni pakëzë marrinë t’eme, por edhe më duroni.
2 Sepse kam zmir mbë ju me zmir Perëndie, sepse u fejova juve me nji burr qi të u nxier përpara Krishtit virgjineshë të pastrë.
3 Por kam frikë druese, sikurse gjarpëni gënjeu Evënë me dinakërin’ e vet, kështu ka me u prishunë mendia juei prei zemërësë mitunë qi keni mbë Krishtinë.
4 Sepse ai qi vien, ndë u predikoftë nji tietër Krisht, qi s’e kemi predikuem, a merrni nji tietër shpirt, qi s’e keni marrë, a nji tietër ungjill qi s’e keni pritunë, mirë do t’e duroishit’ ate .
5 Por mendohem se s’mbes nbrapa mbë ndonji punë prei apostujsh mëdhej.
6 Edhe ndonëse jam nieri i trashë mbë fjalët, por jo edhe mbë mend, por mbë qish do farë pune u shpërfaqem mbë ju.
7 Apor bana faj tue ulunë vetëhenë t’eme qi të naltohi ju, sepse ungjillëzuem ungjillin’ e Perëndisë dhunëti te ju?
8 Të tiera kisha i ropa, sepse mora pagë për me bamë punënë tuei;
9 edhe kur qeshë ngjat jush, e pata të mangunë, s’randova askend, sepse të mangunitë t’em e mbushnë vëllazënitë qi erthnë prei Makedonisë; edhe mbë qish do punë e rueita vetëhenë t’eme, edhe kam me e rueitunë, për mos me u bamë barrë te ju.
10 E vërteta e Krishtit ashtë tek unë, se s’ka me m’u mbyllunë goja për këte të mburrunë mbë vendet të Ahaisë.
11 Përse? Sepse s’u due juve? Perëndia e di.
12 Por ate qi baj, edhe gjithë-nji kam me e bamë, për me premë shkakun’ e atyneve qi duenë shkak, qi të gjindenë sikurse na mb’ate punë qi mburrenë.
13 Sepse të tillëtë nierës jan’ apostuj rrenësa, punëtorë gënjeshtarë, ndërruem formënë mb’apostuj të Krishtit.
14 Edhe s’ashtë për me u mërekulluem, sepse ai Satanai ndërron formënë mb’engjullë drite.
15 S’ashtë pun’ e madhe pra, ndë ndërrofshinë formën’ edhe punëtorët’ e ati mbë punëtorë dreitënie, të cillëvet e mbrapëna ka me qenunë mbas vepërash atyne.
16 Prap thom: Askushi mos më marri për të marrë, por ndë mos, pak së paku më pritni si të marrë, për me u mburrun’ edhe unë nji grimë.
17 Ate qi flas, nuk’ e flas mbas Zotit, por si i marrë, ndë këte punë të mburrunit.
18 Sepse shumë vetë mburrenë mbas mishit, kam me u mburrun’ edhe unë.
19 Sepse tue qenunë ju të mentshim, duroni me t’amblë të marrëtë,
20 sepse duroni, ndë u baftë juve kushi shërbëtorë, ndë u hangërt kushi, ndë u marrtë kushi të tuejatë , ndë u mbaitë me të math kushi, ndë u rraftë juve faqenë kushi.
21 Për panderëni thom këte , sikurse ishim të dobë, por mbë qish do punë ndë kucoftë kushi (ligjëroj si i marrë), kucoj edhe unë.
22 Hebrej janë? Edhe unë. Israelitë janë? Edhe unë. Far’ e Abrahamit janë? Edhe unë.
23 Shërbëtorët’ e Krishtit janë? (Flas jashtë menç) ma tepër’ unë; mbë ma tepërë mundime, mbë plagë fort ma shumë, ndë burgje ma tepërë, shumë herë mbë vdekë;
24 prei Iudejsh pesë herë mora katër-dhetë plagë pa nji;
25 tri herë u rrafa me shkop, nji herë u rrafa me gurë, tri herë u mbyta ndë det, nji nat’ e nji ditë kam bamë ndë fund të detit ;
26 shumë herë nd’udhë, ndë rreziqe lumnash, ndë rreziqe viedhësash, ndë rreziqe prei fisit t’em, ndë rreziqe prei kombesh, ndë rreziqe ndë qytet, ndë rreziqe ndë shkretinë, ndë rreziqe ndë det, ndë rreziqe ndër vëllazën rrenësa;
27 ndë mundim e ndë fëdigë, shumë herë ndë të pafjetuna, ndë uni e ndë het, shumë herë ndë agjinime, ndë të ftofët’ e ndë të sveshunë.
28 Përveç të përjashtëmevet, ajo qi ashtë vumë përmbi mue përditë, kujdesi i kishavet.
29 Kush asht’ i dobë, e unë s’jam i dobë? Kush shkandalizohetë, e unë s’digjem?
30 Ndë duhetë me u mburrunë, kam me u mburrunë për ato punët’ e dobësinësë s’eme.
31 Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli asht’ i bekuem ndë jetët të jetëvet , e di se s’rrej.
32 Ndë Damaskë i pari kombit i mbëretit Aretë ruente rreth qytetin’ e Damaskanëvet, sepse donte me më zanë,
33 edhe u varshë ndë shportë prei nji parathiri prei murit, edhe shpëtova prei duersh ati.