1 Pasandaj zu përsëri të mësojë ndaj detit; edhe shumë gjëndëje u mbëlothnë tek ay, kaqë sa ay hyri ndë lundrët, edhe rrinte ndë det; edhe gjithë gjëndëja ishte mbë dhet përanë detit.
2 Edhe mësonte ata me shumë paravolia, edhe u thosh atyre ndë mësim të ti:
3 “Dëgjoni; Na tek dolli mbiellësi të mbiellë; edhe mbë të mbiellurit, një piesë ra mb’ udhë,
4 Edhe shpesët’ [e qiellit] erthnë, edhe e hangrrë.
5 Edhe tiatëra ra mbë vënt gurishtë, ku s’kish dhe shumë, edhe biu përnjëherë, sepse s’kish dhe të thellë.
6 Po kur leu dielli, u doq, edhe sepse s’kish rrënjë, u tha.
7 Edhe tiatra ra ndë drizat; edhe drizatë hipnë edhe e mbytnë, edhe s’dha pemë.
8 Edhe tiatra ra ndë dhe të mirë, edhe epte pemë tuke hipur’ e tuke rriturë, edhe pruri pemë njëra tri-dhietë, e njëra gjashtë-dhietë, e njëra një qint.”
9 – Pasandaj u thoshte atyre: “Ay që ka veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.”
10 Edhe kur mbeti vetëmë, ata që ishinë rreth ati bashkë me të dy-mbë-dhietët e pyetnë për paravolinë.
11 Edhe ay u thoshte atyre: “Mbë ju është dhënë të njihni fshehësirën’e mbëretërisë Perëndisë; po mb’ ata që janë jashtë, të gjitha bënenë me paravolia;
12 Që tuke parë të vështrojënë, edhe të mos shohënë; edhe tuke dëgjuarë të dëgjojënë, edhe të mos kupëtojënë, që të mos këthenenë ndonjëherë, e t’u falenë faletë.”
13 Pasandaj u thotë atyre: “Nuk’e dini këtë paravoli? Edhe si do të kupëtoni gjithë paravoliatë?
14 Mbiellësi ësht ’ ay që mbiell fialënë.
15 Edhe këta përan’ udhësë jan’ ata, që mbilletë fiala mb’ ata; po kur dëgjojënë, vien Satanaj përnjëherë, e u merr fialënë që është mbiellë ndë zemërat t’atyreve.
16 Edhe këta kështu jan’ ata që janë mbiellurë ndë vënde gurishta, të cilëtë kur dëgjojënë fialënë, përnjëherë e marrënë me gëzim;
17 Po s’kanë rrënjë ndë vetëhe të tyre, po janë për pak kohë; pasandaj, kur bënetë shtrëngim a të ndiekurë për fialënë, përnjëherë skandhalisenë.
18 Edhe këta që janë mbiellurë ndër drizat jan’ ata, të cilëtë dëgjojënë fialënë;
19 Po kujdeset’ e kësaj jete, edhe të gënjyerët’ e gjësë, edhe dëshërimetë për të tiera punë , ryjënë e mbytjënë fialënë, edhe bënetë pa pemë.
20 Po këta janë ata që u mbollnë ndë dhe të mirë, të cilëtë dëgjojënë fialënë, edhe e presënë, edhe bienë pemë, për një tri-dhietë, edhe për një gjashtë-dhietë, edhe për një një qint.”
21 Edhe u thoshte atyre: “Sos vien kandili, që të vihetë ndënë shinikt, a ndënë shtratt, e jo që të vihetë mbi kandiler?
22 Sepse s’është gjë e fshehurë, që të mos shpalletë; as nuk’ është bërë ndonjë gjë e fshehurë, që të mos dalë për faqe.
23 Ndë pastë ndonjë veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.”
24 Edhe u thoshte atyre: “Vëni re ç’dëgjoni. Me ç’matës matni, do t’ua masënë juve, edhe do të shtonetë mbë ju që dëgjoni.
25 Sëpse ati që ka do t’i epet edhe tiatërë ; edhe ati që s’ka edhe ç’të ketë do të mirretë prej ati.”
26 Edhe thoshte: “Kështu është mbëretëria e Perëndisë, posi një njeri që heth farënë mbë dhet,
27 Edhe fle e ngrihetë nat’e ditë, edhe fara bin, edhe rritetë, kështu që s’e di se qysh.
28 Sepse dheu bie pemë prej vetiu, përpara barë, pastaj kalli, pastaj plot me grurë ndë kallit.
29 Edhe pema kur piqetë, përnjëherë dërgon drapërinë, sepse harriu të korrëtë.”
30 Edhe thoshte: “Me se ta përgjajmë mbëretërin’ e Perëndisë? A me çfarë paravolie ta mbarasojmë?
31 Është posi një koqe sinapi, e cila kur mbilletë mbë dhet, është më e vogëlë se gjithë faratë që janë mbë dhet.
32 Po si mbilletë, rritet’ e bënetë më e madhe se gjithë lakëratë, edhe bën dega të mëdha, kaqë sa shpesët’ e qiellit munt të rrinë ndënë hiet t’asaj.”
33 Edhe me shumë këso paravoliash u fliste fialën’ atyre, sikundrë muntninë të dëgjoninë.
34 Edhe pa paravolia nuk’ u fliste atyre; po nxënëset ti ua sgjithte të gjitha veçanë.
35 Edhe mb’atë ditë, si u ngrys, u thot’ atyre: “Le të hidhemi përtej.”
36 Edhe nxënësitë, si lanë gjëndëjenë, e marrënë pas vetëhesë sikundrë ishte ndë lundrët; edhe ishinë bashkë me atë të tiera lundrëza.
37 Edhe bënetë një thëllim ere i math; edhe valëtë bininë brenda ndë lundrët, kaqë sa ajo tani po mbushej.
38 Edhe ay ishte ndë bisht të lundrësë tuke fjeturë mbi krenaret; edhe ata e sgjuanë, e i thonë: “Mësonjës, s’do me ditë se po humbasëmë?”
39 Edhe ay u ngre, e qërtoj erënë, edhe i tha detit: “Pusho, mbëçilu!” Edhe era pushoj, edhe u bë bunac’ e madhe.
40 Pastaj u tha atyre: “Ç’frikacarë jeni kështu? Si s’keni besë?”
41 Edhe ata u frikësuanë me frikë të mathe, edhe i thoshinë njëri tiatrit: “Vallë kush është kyj, që i dëgjojën’ edhe era edhe deti?