1 Atëherë gjithë shumica e atyreve u ngrenë, edhe e prunë te Pillati.
2 Edhe zunë t’e përflasënë, tuke thënë, se: Këtë e gjetëm tuke këthyerë prapë kombinë, edhe tuke përmbajturë t’i apënë Qesarit paga, tuke thënë për vetëhen’ e ti se është Krishti mbëret.”
3 Edhe Pillati e pyeti, tuke thënë: “Ti je mbëreti i Judhenjet?” Edhe ay u përgjeq e i tha: “Ti po thua.”
4 Edhe Pillati u tha kryepriftëret edhe gjëndëjesë: “Nukë gjenj ndonjë faj te kyj njeri.”
5 Po ata qëndroninë mbë fialët, tuke thënë, se: “Trazon llauzinë, tuke mësuarë ndëpër gjithë Judhenë, tuke zënë që nga Galilea gjer këtu.”
6 Edhe Pillati kur ndigjoj Galilenë, pyeti ndë ësht’ ay njeri Galileas.
7 Edhe kur e mori vesh se ishte prej vëndit pushtetit Irodhit, e dërgoj te Irodhi, sepse edhe ay ishte ndë Jerusalim ato dit.
8 Edhe Irodhi kur pa Jisunë, u gëzua fort, se kish mjaft kohë që doj t’e shihte, sepse kishte ndigjuarë shumë punë për atë; edhe shpërente të shihte ndonjë shenjë të bënej prej ati.
9 Edhe e pyeste me shumë fialë; po ay nuk’ i përgjigjej asgjë.
10 Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë rrininë tuke përfolur’ atë fort shumë.
11 Edhe Irodhi bashkë me ushtëtorët’ e ti e bëri për asgjë, edhe e përqeshi; edhe i veshi një rrobe të ndriçime, edhe e dërgoj përsëri te Pillati.
12 Edhe nd’ atë ditë Pillati edhe Irodhi u bënë miq njëri me jatrinë; sepse përpara ishinë nd’arëmiqësi njëri me jatrinë.
13 Edhe Pillati si thirri bashkë kryepriftërit’ edhe të parët’ e llauzit, u tha atyre:
14 “Prutë këtë njeri tek unë, se trazon llauzë; edhe na unë tek e gjykova përpara jush, edhe nukë gjeta ndonjë faj te kyj njeri për sa të përfolura thoni kundrë ati.
15 Po as Irodhi; sepse u dërgova juve tek ay, edhe na te s’ka bërë ndonjë punë me udhë për vdekëje.
16 Passi ta mundonj pra, do t’e lëshonj.”
17 Edhe ishte nevojë për të lëshuarë një një njeri prej burgut për të kremte.
18 Edhe gjithë shumica bërtitnë, tuke thënë: “Ngreje këtë, edhe na lësho Varavanë”;
19 I cili ishte hedhurë ndë burk për një trazim që kishte bërë ndë qytet, edhe për vrasëje.
20 Përsëri pra Pilati u foli atyre , sepse donte t’e lëshonte Jisunë.
21 Po ata thërritinë, tuke thënë:
22 “Kryqëzoje, kryqëzoje!” Edhe ay për së treti u tha atyre: “Përse, ç’të keqe bëri kyj? Nukë gjeta asndonjë faj tek ay për vdekëje; passi ta mundonj pra, do t’e lëshonj.”
23 Po ata qëndroninë me zë të math, tuke kërkuarë të kryqëzonetë; edhe zëret’ e atyreve edhe të kryepriftëret zijnë vënt.
24 Edhe Pillati e gjykoj me udhë të bënej ç’kërkonin ata.
25 Edhe u lëshoj atyre atë që ishte hedhurë ndë burk për trazim e për vrasëje, të cilin’ e kërkoninë, edhe u dha atyre ndër duar Jisunë t’i bëninë si të dojnë.
26 Edhe si u nxuarnë jashtë, zunë një farë Simon Qirineas, tuke ardhë nga ara, edhe i vunë kryqnë mbë krahë, që t’e sillte prapa Jisujt.
27 Edhe i vininë prapa shumë shumicë llauzi, e grash, të cilatë edhe ndukeshin’ e qjaninë për atë.
28 Po Jisuj u këthye e u tha atyre: “Bijat e Jerusalimit, mos qjani për mua, po qjani për vetëhenë tuaj edhe për djemt tuaj.
29 Sepse na te po vinjënë dit, që të thoni: Lum shterpatë, edhe ata barqe që nukë puallnë, edhe ata gjij që nukë dhanë sisë.
30 Atëherë do të zënë t’u thonë malevet: Biri mbi ne; edhe kodravet: Na mbuloni.
31 Sepse ndë qoftë se mbë drun’ e njomë bënjënë këto, mbë të thatënë ç’do të bënetë?”
32 Po silleshin’ edhe dy të tierë keq-bërës, të vriteshinë bashkë me atë.
33 Edhe kur erdhë ndë vënt që qjuhet’ i Kresë, atie kryqëzuan’ atë, edhe ata keqbërësitë, njërinë mbë të diathtë, edhe tiatrinë mbë të mëngjërë. Edhe Jisuj thoshte:
34 “O Atë, ndëjei ata; sepse nukë dinë se ç’bënjënë.” Edhe ata si ndanë rrobet’ e ati, shtynë shortë.
35 Edhe llauzi rrij e po vështronte. Edhe të parët’ e përqeshinë bashkë me ata, tuke thënë: “Të tierë shpëtoj; le të shpëtonjë veten’ e ti, ndë qoftë kyj Krishti, i sgjedhuri i Perëndisë.”
36 Edhe e përqeshin’ atë edhe ushtëtorëtë, edhe afroneshin’ e i bijnë uthullë, edhe thoshinë:
37 “Ndë je ti mbëreti i Judhenjet, shpëto vetenë tënde.”
38 Edhe ishte shkruarë mbi atë edhe një përmbishkronjë me shkronja greqishte e Romanishte e Evraishte: K y j ë s h t ë m b ë r e t i i J u d h e n j e t.
39 Edhe një nga ata keqbërësitë që ishinë varë, vllasfimiste atë, tuke thënë: “Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe neve.”
40 Po tiatri u përgjeq, edhe qërtoj atë, tuke thënë: “As po s’i ke frikë Perëndisë ti, se je ndë një mundim me atë?
41 Edhe nave me udhëvuajmë ; sepse marrmë shpagim sikundrë na vëjen për sa punuam; po kyj nukë punoj ndonjë gjë pa vënt.”
42 Pastaj i thoshte Jisujt: “Kujtomë, o Zot, kur të vinç ndë mbëretërit tënde.”
43 Edhe Jisuj i tha: “Me të vërtetë po të them, Sot do të jesh bashkë me mua ndë paradhis.”
44 Edhe ishte sindonja gjashtë orë, edhe u bë errësirë mbë gjithë dhenë gjer mbë nëntë orë.
45 Edhe dielli u err; edhe kurtina e tempullit u çqye për mesi.
46 Edhe Jisuj thirri me zë të math, e tha: “O Atë, ndër duar të tua ap shpirtinë tim.” Edhe si tha këto, dha shpirtinë.
47 Edhe kryeqindësi, kur pa se ç’u bë, lavduroj Perëndinë, tuke thënë: “Me të vërtetë kyj njeri pasëka qënë i drejtë.”
48 Edhe gjithë gjëndëja që kishin’ ardhurë bashkë për të vënë re, kur panë se ç’u bë, këtheheshinë tuke rrahurë krahërorët’ e tyre.
49 Edhe gjith’ ata që e njihin’ atë kishinë ndënjurë për së largu, edhe ato gra që kishin’ ardhurë bashkë pas ati nga Galilea, tuke vështruarë këto punë.
50 Edhe navoka një burrë që qjuhej Josif, i cili ishte gjykatës, njeri i mirë e i drejtë,
51 (Kyj nukë pat ndenjurë bashkë ndë këshillët e ndë punët t’atyreve) nga Arimathea, qyteti i Judhenjet, edhe priste mbëretërin’ e Perëndisë edhe ay,
52 Kyj erdhi përanë Pillatit, edhe lypi trupin’e Jisujt.
53 Edhe si e sbriti, e pshtolli me pëlhurë, edhe e vuri ndë një varr të gdhëndurë, që aty asnjë s’ishte vënë kurrë ndonjë herë.
54 Edhe ishte dit’ e prëmte, edhe gdhihej e shëtunë.
55 E i vanë prapa edhe gra, të cilatë kishin’ ardhurë bashkë me atë nga Galilea, e panë varrinë, edhe se si u vu trupi ati atie .
56 Edhe u këthyen’ e bënë gati erëra të mira e vajëra ere; edhe të shëtunë u prëjtnë pas porosisënomit.