1 Edhe nd’atë kohë ishin’ atie përpara disa vetë tuke i dëftyer’ ati për Galileanët, se Pillati u trazoi atyre gjaknë bashkë me kurbanet’ e atyreve.
2 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Kujtoni se këta Galileanë ishinë më fajtorë se gjithë Galileanëtë, sepse pësuanë të tilla punë ?
3 Jo, po u them juve; po ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu do të humpni.
4 Apo ata të tetë-mbë-dhietë, mbi të cilët ra pirgu ndë Silloam, edhe i vrau, kujtoni se këta ishinë fajtorë me teprë se gjithë njerëzitë që rrinë ndë Jerusalim?
5 Jo, po u them juve; po ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu do të humpni.”
6 Edhe thoshte këtë paravoli: “Një njeri kishte mbiellë një dru fiku ndë veshtë të ti; edhe erdhi të marrë pemë prej ati, po nukë gjeti.
7 Edhe i tha vëreshtarit: “Na tek po vinj tre viet të marr pemë prej këti drurit fikut, edhe nukë gjenj; preje; përse të zërë vëndinë kot?”
8 Po ay u përgjeq e i tha: “Zot, lere edhe këtë vit, gjersa të rëmih rrotull’ ati, e t’i shtie plehë.
9 Edhe ndë bëftë pemë, mirë ; po ndë mos bëftë, do t’e preç pastaj.”
10 Edhe ay tuke mësuarë për të shëtunë mbë një sinagogji;
11 Edhe na një grua që kishte frymë sëmundëje tetë-mbë-dhietë viet, edhe ishte kurrusurë, e nukë munte fare të ngrihej përpietë.
12 Edhe Jisuj kur pa atë, e thirri afërë, edhe i tha: “Grua, shpëtove prej sëmundëjesë sate.”
13 Edhe vuri duartë mbi atë; edhe ajo përnjëherë u drejtua, edhe lavduronte Perëndinë.
14 Po i pari sinagogjisë u përgjeq me zemërim, sepse Jisuj shëroj për të shëtunë, e i tha gjëndëjesë: “Gjashtë dit janë që duhetë të punoni ndër ato, ndër këto pra vini e shërohi, e jo për ditë të shëtunë.”
15 Zoti u përgjeq e i tha: “Ipokrit, gjithësecili prej jush të shëtunë nukë sgith kan’ e ti, a gomarin’ e ti nga grashti, edhe e siell e i ep ujë?
S 16 Edhe këjo që ësht’ e bij e Avraamit, të cilënë na tek e pat lidhurë Satanaj tetë-mbë-dhietë viet, nukë duhej të sgjidhej prej këti të lidhuri për ditë të shëtunë?”
17 Edhe ay kur thoshte këto, gjith’ ata që i delinë kundrë turpëroneshinë; edhe gjithë gjëndëja gëzonej për gjithë punët’ e lavduruarshime që bëneshinë prej ati.
18 Edhe ay thoshte: “Me se përgjan mbëretëri’ e Perëndisë? Edhe me se ta përgjanj?
19 Përgjan me një koqe sinapi, të cilën’ e mori një njeri, edhe e hodhi ndë kopështë të ti; edhe u rrit, e u bë dru i math, edhe shpesët’ e qiellit erdhë e ndenjnë ndë degat t’ati.”
20 Edhe përsëri tha: “Me se ta përgjanj mbëretërin’ e Perëndisë?
21 Përgjan me brumë, të cilin’ e mori një grua, edhe e fshehu ndë tri masa mielli, gjersa u mbrujt gjithë.”
22 Edhe shkonte ndëpër qytete e ndëpër fshatëra tuke mësuarë, edhe tuke bërë udhë për Jerusalim.
23 Edhe një njeri i tha: “Zot, vallë të pakë jan’ ata që shpëtonjënë?”
24 Edhe ay u tha atyre: “Mundohi të hyni ndëpër derët të ngushtë; sepse shumë vetë , po u them juve, do të kërkonjënë të hynjënë, edhe nukë do të muntnjënë.
25 Passi të ngrihet’ i zoti shtëpisë, e të mbyllnjë derënë, atëherë do të ziri të rrini jashtë, e të trokëllini ndë derët, tuke thënë: Zot, Zot, hap-na; edhe ay do të përgjigjet’ e do t’u thotë juve:
26 Nuk’ u di juve se nga jeni. Atëhere do të ziri të thoni: Hëngrëm e pim përpara teje, edhe mësove ndëpër rrugat tona.
27 Po ay do të thotë: Po u them juve, nuk’ u di juve se nga jeni; ikëni prej meje gjithë ju punëtorët’ e paudhërisë.
28 Atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet, kur të shihni Avraamin’ e Isaakun’ e Jakovin’ e gjithë profitëtë ndë mbëretërit të Perëndisë, edhe juve nxierrë jashtë.
29 Edhe do të vinjënë nga të lindurit’ e nga të perënduarët’ e diellit , edhe nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe do të ungjenë të rrinë ndë mbëretërit të Perëndisë.
30 Edhe na te janë të prapsëmë që do të jenë të parë, edhe të parë që do të jenë të prapsëmë.”
31 Atë ditë erdhë disa Farisenj, tuke thënë ati: “Dil e ikë së këtejmi, sepse Irodhi do të të vrasë.”
32 Edhe ay u tha atyre: “Hiqni e i thoni kësaj dhelpëre: Na tek nxier diaj, edhe shëronj sot edhe nesërë, edhe të tretënë ditë mbaronem.
33 Po më duhetë të vete sot edhe nesërë edhe tiatrënë ditë që vien; sepse nukë munt të prishetë profit jashtë Jerusalimit.
34 Jerusalim, Jerusalim, që vret profitëtë, edhe rreh me gurë ata që janë dërguarë te ti, sa herë desha të mbëleth dielmt’ e tu, posi pula zoqt’ e saj ndënë krahët, edhe nukë deshtë!
35 Na shtëpia juaj te po u lihetë (e shkretë). Edhe vërtet po u them juve, se nukë do të më shihni gjersa të vinjë koha , kur të thoni: I bekuar’ ësht’ ay që vien mb’ emërit të Zotit.”