1 Jisuj passi tha këto, dolli bashkë me nxënësit’ e ti përtej përrojt të Qedhronit, atie ku ishte një kopësht, ndë atë hyri ay edhe nxënësit’ e ati.
2 Edhe e dinte vëndinë edhe Judha, ay që e tradhtoj; sepse Jisuj shumë herë u mbloth atie bashkë me nxënësit’ e ti.
3 Judha pra, passi mori tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë nga kryepriftërit’ edhe nga Farisenjtë, vien atie me fanarë e me pishtarë e me armë.
4 Jisuj pra tuke diturë gjithë ç’do të bëninë mbi atë, dolli, e u tha atyre: “Cilinë kërkoni?”
5 Iu përgjeqnë: “Jisu Nazoreasinë.”
6 Jisuj u thot’ atyre: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Judha, ay që e trathtoj.
7 Kur u tha atyre pra, se: “Unë jam”, hoqnë prapa, edhe ranë përdhe.
8 Përsëri pra i pyeti: “Cilinë kërkoni?” Edhe ata thanë: “Jisu Nazoreasinë.”
9 Jisuj u përgjeq: “U thashë juve, se unë jam. Ndë më kërkoni mua pra, lini këta të venë;
10 Që të mbushetë fiala që tha, se: “Prej atyre që më dhe nukë humba asnjë.”
11 Atëhere Simon Pietri kishte një thikë, edhe e hoqi, e i ra shërbëtorit kryepriftit, edhe i preu veshin’ e diathtë; edhe shërbëtori e kishte emërinë Mallho.
12 Jisuj pra i tha Pietrit: “Vëre thikënë tënde ndë millt. Atë kupënë që më dha Ati të mos e pi?”
13 Tufa e ushtëtorëvet pra edhe urdhërmijësi edhe shërbëtorët’ e Judhenjet zunë Jisunë, edhe e lithnë; edhe e shpunë më përpara te Anna, sepse ish i viehërri i Kajafësë, i cili ishte kryeprift i ati viti.
14 Edhe Kajafa ishte ay që mësoj Judhenjtë, se është mirë të humbasë një njeri për llauzinë.
15 Edhe Simon Pietri i vinte prapa Jisujt, edhe ay nxënësi tiatërë; edhe ay nxënësi ishte i njohurë te kryeprifti, edhe hyri bashkë me Jisunë ndë avllit të kryepriftit.
16 Po Pietri rrinte jashtë përanë derësë. Dolli pra ay nxënësi tiatërë, që ishte i njohurë te kryeprifti, edhe i tha portaresë, edhe kalli brënda Pietrinë.
17 Atëhere shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: “Mos je edhe ti një prej nxënëset këti njeriu?”
18 Ay i thotë: “Nukë jam.” Edhe punëtorët’ edhe shërbëtorëtë kishin bërë ziarr, sepse ishte ftohëtë, edhe po rrinin’ e po ngroheshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tuke ndenjur’ e tuke u ngrohurë.
19 Kryeprifti pra pyeti Jisunë për nxënësit’ e ati, edhe për mësimin’ e ati.
20 Jisuj iu përgjeq: “Unë fola ndër sy te bota; unë mësova përherë ndë sinagogjit edhe ndë hieroret, atie ku mbëlidhenë përherë Judhenjtë, edhe fshehurazi nukë fola asgjë.
21 Ç’më pyet? Pyet ata që kanë dëgjuarë ç’u fola atyre; na këta te dinë sa thash’ unë.”
22 Edhe ay kur tha këto, një nga shërbëtorëtë që ishte ndenjurë afër i ra një shuplakë Jisujt, tuke thënë: “Kështu i përgjigje kryepriftit?” Jisuj iu përgjeq:
23 “Ndë fola keq, martiris për të keqenë; po ndë qoftë se mirë, përse më rreh?”
24 Edhe Anna e dërgoj lidhurë te Kajafa kryeprifti.
25 Edhe Simon Pietri ishte tuke ndenjurë edhe tuke ngrohurë; i thanë pra: “Mos je edhe ti nga nxënësit’ e ati?” Ay e mohoj, e tha: “Nukë jam.”
26 Një nga shërbëtorët’ e kryepriftit, që ishte fisi ati, që i preu veshnë Pietri, thotë: “Nukë të pash’ unë ndë kopështt bashkë me atë?”
27 Pietri pra e mohoj përsëri, edhe përnjëherë gjeli këndoj.
28 Bienë pra Jisunë prej Kajafësë ndë vënt të gjyqit; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vënt të gjyqit, që të mos ndyrenë, po të hanë pashkënë.
29 Pillati pra dolli tek ata, edhe tha: “Çfarë përfolëje bini kundrë këti njeriu?”
30 U përgjeqnë e i thanë: “Kyj ndë mos ishte keqbërës, nukë do ta kishim dhënë tyj ndër duar.”
31 Pillati pra u tha atyre: “Merreni ju edhe gjykoneni pas nomit tuaj.” Judhenjtë pra i thanë: “S’ësht’ e udhësë të vrasëmë neve asnndonjë.”
32 — Që të mbushetë fial’ e Jisujt që tha, tuke shënuarë me çfarë vdekëje kishte për të vdekurë.
33 Pillati pra hyri përsëri ndë vënt të gjyqit, edhe thërriti Jisunë, e i tha: “Ti je mbëreti Judhenjet?”
34 Jisuj u përgjeq: “Prej vetiu thua këtë ti, apo të tierë të thanë për mua?”
35 Pillati u përgjeq: “Mos jam Judhe unë? Kombi yt edhe kryepriftëritë të dhanë ndër duar tek unë; ç’ke bërë?”
36 Jisuj u përgjeq: “Mbëretëria ime nuk’ është prej kësaj bote, mbëretëria ime ndë qoftë se ishte prej kësaj bote, shërbëtorët’ e mi do të përpiqeshinë, që të mos epem ndër duar të Judhenjet. Po tashi mbëretëria ime nuk’ është këtejë.”
37 Pillati pra i tha: “Mbëret je ti pra?” Jisuj u përgjeq: “Ti po thua, se unë jam mbëret. Unë përandaj linda, edhe përandaj erdha ndë botët, që të martiris për të vërtetënë. Kushdo që është prej së vërtetësë, dëgjon zënë tim.”
38 Pillati i thotë: “Ç’ësht’ e vërteta?” Edhe si tha këtë, dolli përsëri te Judhenjtë, e u thot’ atyreve: “Unë nukë gjenj asndonjë faj tek ay.
39 Po është zakon mbë ju, që t’u lëshonj juve një për pashkë; doni pra t’u lëshonj juve mbëretin’ e Judhenjet?”
40 Atëhere të gjithë bërtitnë përsëri, tuke thënë: “Mos këtë, po Varavvanë. – Edhe Varavvaj ishte kursar.