1 Së pastajmi pra, o vëllezër, u lutemi juve edhe u porosisëmë për Zotinë Jisu, sikundrë i muartë prej nesh se si duhetë të ecëni edhe t’i pëlqeni Perëndisë, kështu të teproni më tepërë.
2 Sepse e dini çfarë porosiash u lam juve me anë të Zotit Jisu.
3 Sepse kyj është dashurimi i Perëndisë, shënjtërimi juaj, të hiqni dorë nga kurvëria;
4 Gjithësecili prej jush të dijë të mbanjë enën’ e ti me shënjtërim e me nder;
5 Jo ndë pësim dëshërimi, sikundrë ata kombetë që s’njohënë Perëndinë.
6 Të mos kapërxenjëndonjë e t’i bënjë keq të vëllat mbë këtë punë; sepse Zoti është shpagimtar për gjithë këto, edhe sikundrë u tham juve që përpara, edhe e vërtetuam me martiri.
7 Sepse Perëndia nukë na thirri ndë ndyrësirë, po ndë shënjtërim.
8 Përandaj ay që shkel këto, nukë shkel njerinë, po Perëndinë, që na dha Frymën’ e ti të Shënjtëruarënë.
9 Edhe për dashurimin’ e vëllazërisë s’keni nevojë t’u shkruajmë juve; sepse jeni të mësuarë nga Perëndia që të doni njëri tiatrinë;
10 Sepse ju e bëni këtë mbë gjithë vëllezëritë që janë ndë Maqedhoni. Po u lutemi juve, o vëllezër, të teproni më shumëmbë këtë ;
11 Edhe të nxitoni të rrini urtë, edhe të shikoni punëratë tuaja, sikundrë u porositëm juve,
12 Që të ecëni ndër të jashtëmit sikundrë ka hije, edhe të mos keni nevojë as për ndonjë gjë.
13 Edhe nukë dua të jeni të paditurë, o vëllezër, për ata që kanë fjeturë, që të mos u vinjë keq juve, sikundrë edhe atyre të tierëvet që s’kanë shpëresë.
14 Sepse ndë besojmë se Jisuj vdiq edhe u ngjall, kështu edhe Perëndia do t’i bierë bashkë me atë ata që kanë fjeturë me anë të Jisujt.
15 Sepse këtë ua themi juve nga fiala e Zotit, se ne të gjallëtë që kemi mbeturë mbë t’ardhurit të Zotit, nukë do t’ ua harrijm’ atyreve që kanë fjeturë;
16 Sepse Zoti vetë do të sbresë nga qielli me urdhërë, me zë ëngjëlli të parë, edhe me trumbetë Perëndie, edhe ata të vdekuritë që vdiqnë mbë Krishtinë do të ngjallenë më përpara;
17 Pastaj ne të gjallëtë që kemi mbeturë, do të rrëmbenemi bashkë me ata ndë ret, për të dalë përpara Zotit nd’ erët, edhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotinë.
18 Përandaj ngushulloni njëri tiatrinë me këto fialë.