1 Pas këtyreve ishte e kremteja e Judhenjet; edhe Jisuj hipi ndë Jerusalim.
2 Edhe ndë Jerusalim afër derësë dhënet është një banjë që qjuhetë Evraisht Vithesdha, e cila ka pesë kamare.
3 Ndër këto dirgjej shumë shumicë të sëmurësh, të verburish, çalash, të thatësh, që pritinë të luajturit’ e ujit.
4 Sepse kohë mbë kohë sbriste një ëngjëll mbë banjët, edhe trazonte ujëtë; cili të hynte pra më përpara, pas të trazuarit ujit, bënej i shëndoshë prej çdo farë sëmundëje që të kishte.
5 Edhe atie ishte një njeri, që ishte i sëmurë tri-dhiet’e tetë viet.
6 Jisuj kur pa këtë se po dirgjej, edhe mori vesh se kishte shumë mot ndashti, i thotë:
7 “Do të bënesh i shëndoshë?” I sëmuri iu përgjeq: “Zot, s’kam njeri të më vërë ndë banjët, kur të trazonet’ ujëtë; sepse kur vinj unë, sbret përpara meje një tietrë.”
8 Jisuj i thotë: “Çohu, ngri shtratinë tënt, edhe ecë.”
9 Edhe përnjëherë njeriu u bë i shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e ti, edhe ecënte. Edhe atë ditë ishte e shëtunë.
10 Judhenjtë pra i thoshin’ ati që ishte shëruarë: “Ësht’ e shëtunë; nuk’ ësht’ e udhësë të ngresh shtratinë.”
11 Ay u përgjeq atyre: “Ay që më shëroj më tha:
12 Ngri shtratinë tënt, edhe ecë.” E pyetnë pra: “Cili ësht’ ay njeri që të tha: Ngri shtratinë tënt, edhe ecë?”
13 Po ay që u shërua nuk dinte cili është, sepse Jisuj u shtëmënk prej gjëndëjesë që ishte nd’ atë vënt.
14 Pastaj Jisuj e gjen atë ndë hieroret, edhe i tha: “Na tek u bëre i shëndoshë; mos bëj më faj, që të mos të bënetë ndonjë gjë më e keqe.”
15 Njeriu pra vate, edhe u dha zë Judhenjet, se ay që e bëri të shëndoshë është Jisuj.
16 Edhe përandaj Judhenjtë ndiqninë Jisunë, dhe kërkoninë ta vrasënë, sepse bënte këto për ditë të shëtunë.
17 Po Jisuj u përgjeq atyre: “Im Atë punon gjer ndashti, edhe unë punonj.”
18 Përandaj Judhenjtë më tepërë kërkoninë ta vrasënë, sepse jo vetëmë të shëtunënë prishte, po edhe thoshte, se Perëndia ësht’ i ati, edhe bënte vetëhen’ e ti sinjënjë me Perëndinë.
19 Jisuj pra u përgjeq e u tha atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Biri s’munt të bënjë asgjë prej vetiu, ndë mos paftë Atinë tuke bërë ndonjë gjë; sepse ato që bën ay, edhe Biri i bën këto po kështu.
20 Sepse Ati do Birinë, edhe i dëften gjith’ato që bën ay; edhe do t’i dëftenjë punëra më të mëdha se këto, që të çuditeni ju.
21 Sepse sikundrë Ati ngjall të vdekuritë edhe ep jetë, kështu edhe Biri u ep jetë atyreve që do.
22 Sepse Ati nukë gjykon asndonjë, po gjithë gjyqinë ia dha Birit,
23 Që të gjithë të nderonjënë Birinë, sikundrë nderonjën’ Atinë. Ay që nukë nderon Birinë, nukë nderon Atinë që e ka dërguarë.
24 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se ay që dëgjon fialënë time, edhe i beson ati që më ka dërguarë, ka jetë të pasosurë, edhe nukë vien mbë gjyq, po shkon prej vdekëjesë ndë jetët.
25 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se vien një orë, edhe ndashti është, që të vdekuritë kanë për të dëgjuarë zërin’ e të Birit Perëndisë, edhe ata që dëgjonjënë do të rronjënë.
26 Sepse sikundrë Ati ka jetë ndë vetëhet të ti, kështu i dha edhe të Birit të ketë jetë ndë vetëhet të ti.
27 Edhe i dha pushtet të bënjë edhe gjyq, sepse është bir njeriu.
28 Mos u çuditni për këtë; se vien një orë, që nd’ atë gjith’ ata që janë ndëpër varret do të dëgjonjënë zërin’ e ati;
29 Edhe do të dalënë jashtë ata që kanë bërë të mira mbë të ngjallurë jete; edhe ata që kanë punuarë të liga, mbë të ngjallurë gjyqi.
30 Unë s’munt të bënj asgjë prej vetëhesë sime. Sikundrë dëgjonj, kështu gjykonj; edhe gjyqi im ësht’ i drejtë, sepse s’kërkonj dashuriminë tim, po dashurimin’ e ati (Atit) që më ka dërguarë.
31 Unë ndë martirisça për vetëhenë time, martiria ime nuk’ është e vërtetë.
32 Tietërë ësht’ ay që martiris për mua; edhe e di, se martiria e ati që martiris për mua ësht’ e vërtetë.
33 Ju dërguatë te Joanni, edhe ay martirisi të vërtetënë.
34 Edhe unë nuk’ e marr martirinë prej njeriu; po them këto, që të shpëtoni ju.
35 Ay ishte kandili që digjet’ e bën dritë; edhe ju deshtë të gëzoneni për pak kohë ndë dritët t’ati.
36 Po un’ e kam martirinë më të madhe se të Joannit, sepse ato punëra që më dha Ati që t’i mbaronj, ato punëra që bënj unë, martirisnjënë për mua, se Ati më ka dërguarë.
37 Edhe ay Ati që më dërgoj, ay martirisi për mua. As zërin’ e ati s’e keni dëgjuarë kurrë, as faqen’ e ati s’e keni parë.
38 Edhe fiala e ati s’ka ndenjurë ndër ju, sepse ju nuk’ i besoni ati që dërgoj ay.
39 Vëshgoni shkronjatë, sepse ju kujtoni se keni jetë të pasosurë ndër ato; edhe ato janë që martirisnjënë për mua.
40 Po s’doni të vini tek unë, që të keni jetë.
41 Nukë marr lavdi prej njerëzish,
42 Po u njoha juve, se s’keni dashurin’ e Perëndisë ndër vetëhenë tuaj.
43 Unë kam ardhurë mb’ emërit të tim eti, e nukë më prisni; nd’ ardhtë ndonjë tiatrë mb’ emërit të ti, do të prisni atë.
44 Qysh munt të besoni ju që të merrni lavdi njëri prej tiatrit, edhe nukë kërkoni lavdinë që është prej të vetëmit Perëndi?
45 Mos kujtoni, se unë do t’u përflas juve tek Ati; ka kush u përflet juve, Mojsiu, që ju shpëryetë mb’ atë.
46 Sepse ndë i besonit Mojsiut, do të më besonit’ edhe mua; sepse ay shkroj për mua.
47 Po ndë qoftë se nuk’ u besoni shkronjavet ati, qysh do t’u besoni fialëvet mia?”