1 Përandaj, vëllezërit’ e mi të dashur edhe të mallëngjyerë, gëzimi edhe kurora ime, kështu qëndroni mbë Zotinë, o të dashurë.
2 I lutem Evodhisë, i lutem edhe Syntyqësë, kështu të keni ndër mënt mbë Zotinë.
3 Edhe të lutem edhe tyj, o shoku i thieshtë, ndihu atyreve, të cilat u munduanë bashkë me mua ndë ungjillt, edhe bashkë me Klimentin’ edhe me të tierëtë punëtorëtë shokët’ e mi, të cilëvet emëratë janë ndë vivli të jetësë.
4 Gëzohi përherë mbë Zotinë; përsëri do të them: Gëzohi.
5 Butësira juaj le të njihetë prej gjithë njerëzish.
6 Zoti ësht’ afërë. Mos kini kujdes as për ndonjë gjë; po kurdo le të njihenë kërkuarëjetë tuaja te Perëndia me të falurë ndersë nga të falurit’ e nga të luturitë.
7 Edhe paqtimi i Perëndisë që kapërxen çdo mëndëje, do të ruanjë zemëratë tuaja edhe mendimetë tuaj me anë të Jisu Krishtit.
8 Përandaj, o vëllezër, sa janë të vërteta, sa janë të hijeshime, sa janë të drejta, sa janë të qëruara, sa janë të dashura, sa janë me zë të mirë, ndë qoftë ndonjë punë e mirë, edhe ndë qoftë ndonjë lavdurim, mendoni këto.
9 Edhe gjith’ ato që nxutë, edhe muartë, edhe dëgjuatë, edhe patë tek unë, këto punoni; edhe Perëndia i paqtimit do të jetë bashkë me ju.
10 Edhe u gëzuashë me të madhet mbë Zotinë, se ndashti përsëri dëftyetë të lulëzuarë kujdesinë që keni për mua; edhe për atë kishitë kujdes, po s’kishitë nge.
11 Jo se them këtë nga të mbeturitë; sepse unë jam mësuarë të kem paq, ato që kam.
12 Di të përunjem, di edhe të tepronj; gjithëkudo e mbë të gjitha jam mësuarë, edhe të nginjem edhe të kem uri, edhe të më tepronjën’ edhe të më shterënë.
13 Të gjitha munt t’i bënj me anë ati [Krishtit] që më ep fuqi.
14 Po bëtë mirë që m’u bëtë shokë ndë shtrëngim tim.
15 Edhe ju e dini, o Filippianë, se kur u zu fill ungjilli, kur dolla nga Maqedhonia, asndonjë qishë nukë m’u bë shoqe për dhënëje e për marrje, veç ju vetëmë;
16 Sepse edhe ndë Thessalonikë një herë edhe dy herë më dërguatë për nevojënë t’iue.
17 Jo se kërkonj të dhënëtë; po kërkonj pemënë që është shumuarë për llogari tuaj.
18 Po i kam të gjitha, edhe më tepronjënë; jam mbushurë, se prita prej Epafrodhitit ato që më kishitë dërguarë ju, erë të mirë, kurban të priturë, të pëlqyerë te Perëndia.
19 Edhe Perëndia im ka për të mbushurë gjithë nevojënë tuaj pas pasëjesë ti ndë lavdi, me anë të Jisu Krishtit.
20 Edhe mbë Perëndinë edhe Atinë tënë qoftë lavdi ndë jetët të jetëvet. Amin.
21 Falni me shëndet çdo shënjti mbë Jisu Krishtinë. U falenë me shëndet vëllezëritë që janë bashkë me mua.
22 U falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë, po më fort ata që janë nga shtëpia e Qesarit.
23 Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju gjithë ju. Amin.
Kapitulli IV
1 E përkaqë, vëllazënitë e mij e të dashunë e të dëshëruom, gazëmendi e kunora eme, e ashtu itëni m’Tenëzonë, të dashunë! 2 U lus, Eukodia e Sintiko , e ata të jenë bashkë me Tenëzonë. 3 Edhe tyy, sinçero shoqi em , të lus, ndimo atyne qi lëftonjënë me predikuom Ungjillë me muo, e bashkë me Klemendnë e gjithë ndimëtarëtë e mij, qi emënitë e tyne anshtë shkruom ndë letërët të gjellëssë glatë . 4 Gëzonii përherë m’Tenëzonë; edhe u u thom, ju të gëzonii. 5 Kloftë ditunë t’eccunitë e mirë tajtë gjithë nierëzet; Zotynë anshtë afërë. 6 Mos soliçitoni për ndonjë kafshë të këtij shekulli; por ndë gjithë oratë e të lutunë bani qi me vepërat të hirit të jenë ditunë të lipunatë tuoj ndaj Tenëzonë. 7 E paqja e Tinëzot, qi avancon o qi mundën gjithë mende, ruojtëtë zemëratë tuoj e të ditunitë tuoj, m’Krishtnë Zotnë tanë.