1 Edhe u dha jetë juve, që ishitë të vdekurë për kapërximin’e porosiavet e për fajet.
2 Mbë të cilat ecët njëherë, pas jetësë kësaj bote, pas urdhërtarit pushtetit erësë, asaj frymësë që vepëron sot te të bijt’ e të së pabindurësë.
3 Ndër ata edhe neve të gjith’ u përziem njëherë pas dëshërimevet mishit tënë, tuke bërë dashurimin’ e mishit edhe mendimevet; edhe ishim nga fisi dielmt’ e zemëratësë, sikundrë edhe të tierëtë.
S 4 Po Perëndia që ësht’ i pasurë ndë përdëllim, për dashurin’ e ti të shumënë që na deshi,
S 5 Edhe tuke qenë neve të vdekurë për fajetë, na dha jetë bashkë me Krishtinë; (me hirë jeni shpëtuarë).
S 6 Edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuri të rrimë bashkë ndë qielloret me anë të Jisu Krishtit;
S 7 Që të dëftenjë ndë jetët që vinjënë pasëjen’ e tepërë të hirit ti me të mirë të neve me anë të Jisu Krishtit.
S 8 Sepse me hirë jeni shpëtuarë me anë të besësë; edhe këjo nuk’ është prej jush, po është dhurata e Perëndisë;
S 9 Jo prej punërash, që të mos mburretë ndonjë.
10 Sepse jemi kriesa e ati, kriuarë mbë Jisu Krishtinë për punë të mira, të cilat’ i bëri gati Perëndia që përpara, që të ecëmë pas atyreve.
11 Përandaj kineni ndër mënt, se ju që ishitë njëherë gjëndarë pas mishit, që thuhenë të parrethprerë prej atyre që thuhenë të rrethprerë bërë me dorë ndë misht,
12 Se ishitë nd’ atë kohë pa Krisht, ndarë veç nga qytetëria e Israilit, edhe të huajë nga dhiatat’ e të zotuarësë, pa pasurë shpëresë, edhe të paperëndi ndë botët;
13 Po ndashti me anë të Jisu Krishtit, ju që ishitë njëherë lark, jeni afëruarë me anë të gjakut Krishtit.
14 Sepse ay është paqtimi ynë, që bëri të dyjatë një, edhe rrëzoj murin’ e mesëm të mbuluarit,
15 Kur prishi arëmiqësinë ndë mish të ti, do me thënë nomin’ e porosivet që ishinë ndë urdhëra, që të ndërtonjë ndë vetëhet të ti të dyja mbë një njeri të ri, tuke bërë paqtim;
16 Edhe të paqtonjë me Perëndinë të dy mbë një trup me anë të kryqit, passi vrau arëmiqësinë nd’ atë.
17 Edhe erdhi e ungjillëzoj paqtim mbë ju që ishitë lark, edhe mb’ ata që ishin ’ afërë;
18 Sepse me anë t’ati të dy kemi të hyrëtë tek Ati prej një Fryme.
19 Përandaj s’jeni më të huajë e të përjashtëm, po qytetarët e shënjtorëvet, e shtëpiarët’ e Perëndisë;
20 Ndërtuaë mbi themelin’ e apostojvet e të profitërvet, që është gur i cepit vetë Jisu Krishti;
21 Mb’ atë gjithë ndërtesa përmbëledhurë bashkë rritetë ndë tempullë të shënjtëruarë mbë Zotinë;
22 Mb’ atë edhe ju jeni ndërtuarë bashkë që të rrijë Perëndia me anë të Frymësë.
Kapitulli II
19 Ju nukë ini maa t’ardhunë as të uoj; por ini vendas bashkë me shenjtit, e të njohunitë e Tinëzot, 20 fabrikuom përmbii fondament të apostojet e të profetëvet, nd’ate të madh e të naltë guur n’katër kodrësh, të Krishtit Jezu, 21 qi gjithë të fabrikuom anshtë fabrikuom tue u shumuom m’Tenëzonë ndë klishët shenjtë, 22 qi përmbii te edhe ju të fabrikonii ndë e mbetunë të Tinëzot n’Shpirtit Shenjt.