1 Edhe ishte një njeri ndë Qesari që qjuhej Kornill, krye-qindës prej tufës’ ushtëtorëvet që qjuhej Italiane;
2 Besëtar edhe që kishte frikë Perëndinë bashkë me gjithë shtëpin’ e ti, edhe tuke bërë shumë elejmosina ndë llaust, edhe tuke luturë Perëndisë gjithënjë.
3 Kyj pa këthiellëtë nd’ ëndërrë, afro mbë të nënttën orë të ditësë, ëngjëllin’ e Perëndisë, se hyri tek ay, e i tha: “O Kornill.”
4 Edhe ay kur shtyri sytë mb’ atë, e mori frika, e tha: “Ç’ësht’, o Zot?” Edhe ay i tha: “Të falurat’ e tua e elejmosinat’ e tua hipnë për kujtim përpara Perëndisë.
5 Edhe ndashti dërgo njerës ndë Joppë, edhe thirrë Simoninë që qjuhetë përmbiemërë Pietër;
6 Kyj ka rënë ndë shtëpi të një farë Simoni lëkurëregjësi, që e ka shtëpinë përanë detit; (kyj do të të flasë ç’duhetë të bënjç.)”
7 Edhe si iku ëngjëlli që ishte tuke folurë (me Kornillinë), thërriti dy vetë nga shërbëtorët’ e ti, edhe një ushtëtuar besëtar nga ata që rrininë përherë përan’ ati.
8 Edhe si u dëfteu atyre të gjitha, i dërgoj ndë Joppë.
9 Edhe mbë të nesërmet, tek ishinë tuke bërë udhë, edhe po afroneshinë ndë qytet, Pietri hipi ndë dhomët të faletë, afëro mbë gjasht’orë.
10 Edhe e mori uria, e deshi të hajë; po kur ishinë tuke bërë ati gati bukënë , i erdhi një të habiturë.
11 Edhe sheh qiellinë hapurë, edhe një enë tuke sbriturë mbi atë posi një pëlhur’ e madhe, lidhurë nga të katrë anëtë, edhe tuke rënë mbi dhet.
12 Nd’ atë ishinë gjithë shtësët’ e dheut me katër këmbë, e bishatë, e shtërpinjtë, e shpesët’ e qiellit.
13 Edhe erdhi një zë tek ay: “Ngreu, Pietër, ther e ha.”
14 Po Pietri tha: “Qoftë lark, o Zot! Sepse kurrë s’kam ngrënë çdo farë gjëje të ndyrë a të pëgërë.”
15 Edhe përsëri për së dyti erdhi një zë tek ay: “Ato që i ka qëruarë Perëndia, ti mos i qjuaj të ndyra.”
16 Edhe këjo u bë tri herë; edhe përseri ena u muar lart ndë qiell.
17 Edhe Pietri kur ishte tuke vrarë mëndëjenë me vetëhen’ e ti, vallë ç’do të jetë këta të parë që pa, ja ata burratë, që ishinë dërguarë nga Kornilli, passi pyetnë për shtëpin’ e Simonit, harrinë ndë portët.
18 Edhe tuke thirrurë pyesninë, ndë qoftë se kish rënë këtu Simoni që qjuhetë përmbiemërë Pietër.
19 Edhe Pietri atie ku ishte duke menduarë për të parëtë që pa , Fryma i tha: “Ja te po të kërkonjënë tre burra.
20 Ngreu pra e sbrit, e shko bashkë me ata, pa mos pasurë ndonjë farë mendimi; sepse un’ i kam dërguarë.”
21 Edhe Pietri passi sbriti tek ata njerëzitë që ishinë dërguarë tek ay nga Kornilli, tha: “Ja, unë jam ay që kërkoni; për ç’punë keni ardhurë?”
22 Edhe ata thanë: “Kornilli, krye-qindësi që është njeri i drejtë, edhe që ka frikë Perëndinë, edhe që ka dhënë martiri për atë gjithë kombi Judhenjet, u urdhërua nga Perëndia prej ëngjëllit shënjtëruarë, të të thërresë ndë shtëpi të ti, edhe të dëgjonjë fialënë nga ti.”
23 Ay pra i thërriti ata brënda, e i gostiti. Edhe mbë të nesërmenë dolli Pietri bashkë me ata, edhe ca nga ata vëllezëritë që ishinë nga Joppa erthnë bashkë me atë.
24 Edhe mbë të nesërmenë hynë ndë Qesari; edhe Kornilli ishte tuke pritur’ ata, edhe kishte thërriturë fisin’ e ti e miqt’ e ti të nevojëshimitë.
25 Edhe Pietri posa hyri brënda, Kornilli i dolli përpara, e i ra ndë këmbë, edhe i u fal.
26 Po Pietri e ngriti, tuke thënë: “Ngreu; sepse edhe unë jam njeri.”
27 Edhe tuke folurë bashkë me atë hyri brënda, edhe gjen mbëledhurë shumë vetë .
28 Edhe u tha atyre: “Ju e dini se s’ësht’ e ndëjerë për një njeri Judhe të piqetë a të afronetë me tiatër komp, po Perëndia më dëfteu të mos them as për ndonjë njeri se është i ndyrë a i pëgërë.
29 Përandaj kur u thërriç erdha pa bërë fialë; pyes pra, për ç’fialë dërguat’ e më prutë?”
30 Edhe Kornilli tha: “Janë katrë dit gjer mbë këtë orë që ishnjam tuke agjëruarë, edhe mbë të nënttën’ orë ishnjam tuke falurë ndë shtëpi time; edhe ja një njeri me rroba të ndritura te ndenji përpara meje.
31 Edhe thotë: “Kornill, u dëgjua të faluritë tat, edhe elejmosinat’ e tua u përmëntnë përpara Perëndisë.
32 Dërgo pra ndë Joppë, e thirrë Simoninë, që qjuhetë përmbiemërë Pietër; kyj ka rënë ndë shtëpi të Simonit lëkurë-regjësit përanë detit; edhe ay kur të vinjë do të të flasë.
33 Përnjëherë pra dërgova te ti; edhe ti bëre mirë që erdhe. Ndashti pra neve të gjithë jemi përpara Perëndisë, që të dëgjojmë gjithë ç’jan’ urdhëruarë te ti prej Perëndisë.”
34 Edhe Pietri hapi gojën’ e tha: “Me të vërtetë po e marr vesh, se Perëndia s’mban anë;
35 Po mbë çdo komp që e ka frikë, edhe punon të drejtënë, ësht’ i priturë tek ay.
36 Atë fialënë që dërgoj te të bijt’ e Israilit, tuke ungjillëzuarë paqtim me anë të Jisu Krishtit (kyj është Zoti të gjithëve),
37 Këtë fialë ju e dini, që u përhap ndëpër gjithë Judhenë, zënë që nga Galilea, pas pagëzimit që leçiti Joanni;
38 Perëndia qysh leu Jisunë nga Nazareti me Frymë të Shënjtëruar’ e me fuqi, i cili shkoj vënt mbë vënt tuke bërë mirë e tuke shëruarë gjith’ ata që mundonëshinë prej diallit; sepse Perëndia ishte bashkë me atë.
39 Edhe neve jemi martirë për gjith’ ato që bëri edhe ndë vënt të Judhenjet edhe ndë Jerusalim; të cilin’ e vranë edhe e varnë mbë dru.
40 Këtë Perëndia e ngjalli mbë të trettënë ditë, edhe e bëri të duketë,
41 Jo mbë gjithë llausnë, po mbë martirët’ e sgjedhurë që përpara prej Perëndisë, do me thënë mbë neve që hëngrëm e pim bashkë me atë, passi u ngjall prej së vdekurish.
42 Edhe na porositi të leçisëmë te llauzi, edhe të martirisëmë, se ay ësht’ ay që qe urdhëruarë prej Perëndise gjyqtar të gjallësh e të vdekurish.
43 Gjithë profitëritë martirisnjënë për këtë, se me anë t’ emërit ati do të marrë ndëjesë fajesh kushdo që i beson.
44 Edhe Pietri po tuke folurë këto fialë, ra Frym’ e Shënjtëruarë mbi gjith’ ata që dëgjoninë fialënë.
45 Edhe u manitnë ata besëtarëtë që ishinë nga rrethpresëja, sa kishin’ ardhurë bashkë me Pietrinë, se u derthka dhurëtia e Frymësë Shënjtëruarë edhe mbë kombet.
46 Sepse dëgjonin’ ata tuke folurë gjjuhëra, e tuke madhëruarë Perëndinë.
47 Atëhere Pietri u përgjeq: “Mos munt të ndalonjë ujtë ndonjë që të mos pagëzonenë këta që muarnë Frymën’ e Shënjtëruarë, sikundrë edhe neve?”
48 Edhe i urdhëroj të pagëzonenë mb’ emërit të Zotit. Atëhere iu lutnë të mbesë ca dit tek ata.