1 Edhe pashë, kur hapi Qëngji njërënë vulë, edhe dëgjova një nga të katrë shtësëtë që thoshte, posi zë bumbullime:
2 “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal’ i bardhë; edhe ay që kishte ndenjurë mbi atë kishte një hark; edhe iu dha një kurorë, edhe dolli mundës, edhe që të muntnjë.
3 Edhe kur hapi vulën’ e dytë, dëgjova shtësën’ e dytë, që thoshte: “Eja (edhe shih).”
4 Edhe dolli një tiatërë kal i kuq; edhe ati që ishte ndenjurë mbi atë iu dha të ngrerë paqtimnë nga dheu, edhe të therënë njëri tiatrinë, edhe iu dha një thikë e madhe.
5 Edhe kur hapi vulën’ e tretë, dëgjova të tretënë shtësë që thoshte: “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i zi, edhe ay që ishte ndenjurë mbi atë kishte një zigare ndë dorë të ti.
6 Edhe dëgjova një zë ndë mes të katrë shtësëvet që thoshte: “Një shënik gruri për një dinar; edhe tre shënikë elbi për një dinar; edhe mos i bëj dëm valit edhe verësë.”
7 Edhe kur hapi vulën’ e katrëtë, dëgjova zën’ e të katrësë shtësë që thoshte:
8 “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i gjelbëtë, edhe ay që ishte ndenjurë sipër ati e kishte emërinë Mortje, edhe Hadhi i vinte prapa bashkë, edhe u dha atyreve pushtet përmbi të katrën’ e dheut të vrasënë me shpatë e me zi buke e me vdekëje, edhe me bishat’ e dheut.
9 Edhe kur hapi vulën’ e pestë, pashë përposh theroresë shpirtërat’ e atyreve që janë therurë për fialën’ e Perëndisë, edhe për martirinë që kishinë.
10 Edhe thërrisninë me zë të math, tuke thënë: “Gjer kurë, o Zotëria i shënjtëruar’ e i vërtetë, nukë gjukon edhe nukë merr shpagiminë për gjakunë tënë nga ata që rrinë mbi dhet?”
11 Edhe iu dha gjithësecilit stolia të bardha, edhe u tha atyreve të prëhen’ edhe për pak kohë, gjersa të mbushen’ edhe shërbëtorëtë shokët’ e atyreve, edhe vëllezërit’ e atyreve, që janë për të vrarë sikundrë edhe ata.
12 Edhe pashë, kur hapi vulën’ e gjashttë; edhe ja tek u bë një tërmet i math, edhe dielli u bë i zi posi thes i leshtë, edhe hëna u bë posi gjak.
13 Edhe yjet’ e qiellit ranë përdhe, posi druri fikut që heth fiqt’ e papiekurë, kur tundetë nga er’ e madhe.
14 Edhe qielli u t-hoq “posi karta kur pështilletë”, edhe çdo mal e ujdhësë luajtnë nga vëndet’ e tyre.
15 Edhe mbëretërit’ e dheut, e njerëzit’ e mëdhenj, e të pasuritë, e urdhëmilësatë, e të fortëtë, edhe çdo shërbëtuar, e çdo i lirë, fshehnë vetëhen’ e tyre ndëpër shpellat’ e ndëpër shkrepat’ e malevet.
16 Edhe u thoshinë malevet e shkrepavet: “Bini mbi ne, edhe na fshihni nga faqeja e ati që është ndenjurë mbi front, edhe nga zemërata e Qëngjit;
17 Sepse erdhi dit’ e madhe e zemëratës’ati; edhe cili munt t’i qëndronjë?”
Vulat
1 Pastaj pashë Qengjin që theu një nga shtatë vulat dhe dëgjova një nga katër gjallesat që më tha me një zë që gjëmonte: «Eja !». 2 Pashë një kalë të bardhë dhe kalorësin që mbante një hark. Atij iu dha një kurorë. Ai u nis si fitimtar dhe për të fituar.
3 Kur Qengji theu vulën e dytë, dëgjova zërin e gjallesës së dytë që më tha: «Eja!». 4 Pastaj doli një kalë tjetër, një kalë i kuq, dhe kalorësit iu dha pushteti të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të vrisnin njëri-tjetrin. Atij iu dha një shpatë e madhe.
5 Kur theu vulën e tretë, dëgjova zërin e gjallesës së tretë që më tha: «Eja!». Pashë një kalë të zi dhe kalorësin që mbante një peshore në dorë. 6 Dëgjova edhe një si zë që dilte nga mesi i katër gjallesave që tha: «Një kilogram grurë për një denar dhe tre kilogramë elb për një denar. Vajin e verën mos i prek!».
7 Kur theu vulën e katërt, dëgjova zërin e gjallesës së katërt që më tha: «Eja!». 8 Pashë një kalë të zbehtë dhe kalorësin që e kishte emrin Vdekja. Pas tij vinte skëterra. Atyre u ishte dhënë pushteti për të vrarë një të katërtën e tokës me shpatë, me zi buke, me epidemi dhe me bishat e tokës.
9 Kur theu vulën e pestë, pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin vrarë për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë që kishin dhënë. 10 Ata thirrën me zë të lartë: «Deri kur, o Sundues i shenjtë dhe i vërtetë, do të presësh për të gjykuar e për të marrë shpagim për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi tokë?».
11 Secilit prej tyre iu dha nga një rrobë e bardhë dhe iu tha të presin edhe pak kohë, derisa të plotësohej numri i bashkëshërbëtorëve dhe i vëllezërve që do të vriteshin si ata.
12 Kur pashë Qengjin të thyejë vulën e gjashtë, ra një tërmet i madh. Dielli u errësua si rrobë vajtimi dhe hëna u bë e tëra si gjak. 13 Yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si bien kokrrat e papjekura nga fiku kur e tund era e fortë. 14 Qielli u zhduk si një pergamenë që mblidhet, ndërsa malet dhe ishujt lëvizën nga vendi.
15 Mbretërit e tokës, të mëdhenjtë, kryemijësit, të pasurit, të fortët, të gjithë, skllevër e të lirë, u fshehën nëpër shpella e nëpër shkëmbinjtë e maleve 16 dhe u thoshin maleve e shkëmbinjve: «Bini mbi ne e na fshihni nga sytë e atij që rri ulur në fron dhe nga zemërimi i Qengjit, 17 sepse erdhi dita e madhe e zemërimit të tyre; e kush mund t'i bëjë ballë asaj?».