1 Lutem pra përpara nga të gjitha të bënenë të lutura, të falura, të folura, të falura ndersë, për gjithë njerëzit,
2 Për mbëretër, për gjithë sa janë mbë shkallë të lartë, që të shkojmë jetë të patrazuarë e të butë me çdo farë bese të mirë e të hieshime.
3 Sepse këjo ësht’ e mirë edhe e pëlqyerë përpara Perëndisëm shpëtimtarit tënë,
4 I cili do që të shpëtonjënë gjithë njerëzitë, edhe të vinjënë të njohënë mirë të vërtetësë.
5 Sepse një është Perëndia, një ësht’ edhe mestari i Perëndisë edhe i njerëzëvet, njeriu Jisu Krisht,
6 Që dha vetëhen’ e ti shpërblimn për të gjithë, për martiri ndë kohëra të urdhëruara,
7 Për të cilënë martiri u vuç’ unë leçitës edhe apostol, (them të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë gënjenj), mësonjës i kombevet ndë besët edhe ndë të vërtetët.
8 Dua pra të falenë burratë mbë çdo vënt, tuke ngriturë duar të pastra, pa zemërim e pa mendim.
9 Po kështu edhe gratë, le të stolisënë vetëhen’ e tyre me rrobe që u ka hie, me turp e me urtësi, jo me gërshetëra, a me ar, a me margaritarë, a me rrobe shumë të vëjyera;
10 Po (ç’duhetë mb’ato gra që dëftenjënë vetëhen’ e tyre se druanjënë Perëndinë) me punë të mira.
11 Gruaja le të mësonetë ndë pushim me çdo farë të binduri;
12 Edhe gruanë nuk’ e lë të mësonjë, as të urdhëronjë burrinë, po të pushonjë.
13 Sepse përpara u gatua Adhami, pastaj Eva.
14 Edhe Adhami nuk’ u gënjye, po gruaja u gënjye e dolli jasht’ udhësë;
15 Po do të shpëtonjë për dielmt që piell, ndë mbetçin ndë besë e ndë dashuri e ndë shënjtërim me urtësi.
Mësime për lutjen
1 Para së gjithash, të bëj thirrje që të bëhen përgjërime, lutje, ndërmjetësime dhe falënderime për të gjithë njerëzit, 2 për mbretërit dhe për të gjithë ata që kanë pushtet, që të mund të bëjmë një jetë me paqe e qetësi, plot përkushtim ndaj Perëndisë dhe dinjitet. 3 Kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme para Perëndisë, shpëtimtarit tonë. 4 Ai dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen e të arrijnë ta njohin të vërtetën plotësisht,
5 sepse një është Perëndia
dhe një është ndërmjetësi
mes Perëndisë e njerëzve:
njeriu Jezu Krisht.
6 Ai e dha veten
si shpengim për të gjithë
dhe këtë dëshmi
e dha në kohën e duhur.
7 Për këtë u caktova predikues e apostull, për t'u mësuar kombeve besimin dhe të vërtetën. Po them të vërtetën, nuk gënjej.
8 Prandaj dëshiroj që burrat në çdo vend të luten duke ngritur lart duar të shenjta, pa mëri e pa grindje. 9 Po ashtu gratë të vishen me rroba të hijshme, me thjeshtësi e maturi, jo me gërsheta e ar, as me margaritarë e rroba të kushtueshme, 10 por me vepra të mira, siç u ka hije grave që i druhen Perëndisë. 11 Gruaja le të mësojë në heshtje e me nënshtrim të plotë. 12 Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët dhe as të ushtrojë pushtet mbi burrin, por të rrijë urtë. 13 Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva. 14 Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe shkeli urdhrin e Perëndisë. 15 Gruaja do të shpëtohet përmes lindjes së fëmijëve, nëse qëndron në besim, në dashuri dhe në shenjtëri me maturi.