1 Përandaj nukë muntmë të durojmë më, po na pëlqeu të mbesëmë vetëmë ndë Athinë,
2 edhe dërguam Timothenë, vëllanë tënë, edhe shërbëtorin’ e Perëndisë, edhe shokunë tënë ndë punët të ungjillit Krishtit, që t’u forconjë juve e t’u ngushullonjë për besënë tuaj;
3 Që të mos tundet’ asndonjë ndë këto shtrëngime; sepse ju e dini se neve jemi vënë për këtë.
4 Sepse, kur ishim përanë jush, u thoshim juve që përpara, se kemi për të hequrë shtrëngime, sikundrë edhe u bë, edhe e dini.
5 Përandaj edhe unë, passi s’duronjam, dërgova që të marr vesh për besënë tuaj, mbase mos u ngau ay që nget, edhe shkon mundimi ynë kot.
6 Po ndashti që erdhi Timotheu nga ju ndër ne, edhe na pruri zën’ e mirë për besën’ e për dashurinë tuaj, edhe se na kujtoni për të mirë përherë, edhe keni mallë të na shihni, sikundrë edhe ne juve,
7 Përandaj u ngushulluamë, o vëllezër, për ju ndër gjithë shtrëngimin’ edhe nevojënë tonë, prej besësë suaj;
8 Sepse ndashti rrojmë, ndë qëndrofshi ju mbë Zotinë,
9 Sepse çfarë të faluri ndersë munt t’i apënë Perëndisë për ju, për gjith’ atë gëziminë që gëzonemi për ju përpara Perëndisë tënë,
10 Nat’ e ditë tuke luturë tepërë që të shohëmë faqenë tuaj, edhe të mbushëmë të mbeturat’ e besësë suaj?
11 Po ay Perëndia edhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Jisu Krishti, na drejtoftë udhënë te ju.
12 Edhe Zoti shtoftë edhe teproftë dashurinë tuaj njëri mbë tiatrinë, edhe mbë të gjithë, sikundrë edhe ne kemi mbë ju;
13 Për të forcuarë zemratë tuaja pa pallavi ndë shënjtëri, përpara Perëndisë edhe Atit tënë, ndë t’ardhurit të Zotit tënë Jisu Krishtit bashkë me gjithë shënjtorët’e ati.
1 Ne nuk po duronim dot më, prandaj vendosëm të qëndronim vetë në Athinë 2 dhe te ju të dërgonim Timoteun, vëllanë tonë, që i shërben Perëndisë bashkë me ne për predikimin e ungjillit të Krishtit, që t'ju forcojë dhe t'ju këshillojë për besimin tuaj, 3 që asnjëri të mos lëkundet nga vuajtjet që po kaloni. Ju vetë e dini se këto gjëra na presin. 4 Kur ishim me ju, ne ju paralajmëruam se do të përndiqeshim, dhe siç e dini kjo ndodhi. 5 Prandaj edhe unë nuk durova dot më dhe e dërgova Timoteun, që të marr vesh për besimin tuaj, se mos tunduesi ju kishte tunduar dhe mundi ynë kishte shkuar dëm.
6 Por Timoteu është kthyer tashmë prej jush dhe ka sjellë lajme të mira për besimin dhe për dashurinë tuaj, dhe se ju ruani kujtime të mira për ne dhe keni mall të na shihni, sikurse kemi edhe ne mall t'ju shohim.
7 Prandaj, o vëllezër, mes gjithë mundimeve e vuajtjeve që po kalojmë, gjetëm ngushëllim falë besimit tuaj. 8 Sepse tani që morëm vesh se ju qëndroni të fortë në Zotin, ne jetojmë me të vërtetë. 9 Me çfarë fjalësh mund ta falënderojmë Perëndinë pas gjithë atij gëzimi që na dhatë para tij? 10 Ne i lutemi me gjithë zemër Perëndisë, natë e ditë, që t'ju shohim nga afër dhe të plotësojmë ato që ende i mungojnë besimit tuaj.
11 Vetë Perëndia, Ati ynë dhe Zoti ynë Jezu na drejtofshin udhën për te ju! 12 Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju! 13 Ai i forcoftë zemrat tuaja, që ju të jeni të shenjtë dhe të paqortueshëm para Perëndisë dhe Atit tonë kur Zoti ynë Jezu të vijë bashkë me të gjithë të shenjtët e tij! Amen!