1 U lutem juve pra, o vëllezër, për përdëllim të Perëndisë, të nxirni përpara trupratë tuaj kurban të gjallë të shënjtëruarë, të pëlqyerë te Perëndia, që është lutëja juaj me mëndëje.
2 Edhe mos bëhi me një formë me këtë jetë; po ndërroni formënë tuaj me anë të përtëriturit mëndëjesë tuaj, që të provoni cili ësht’ i miri, i pëlqyeri edhe i sosuri dashurim i Perëndisë.
3 Sepse them, me anë t’ ati hirit që më është dhënë, mbë gjithësecilinë prej jush, të mos mendonjë më tepërë se sa gjan të mendonjë, po të mendonjë, që të bënet’ i urtë, pas masësë besësë që i ndau Perëndia gjithësecilit.
4 Sepse sikundrë ndë një trup kemi shum’ anë, edhe gjith’ anëtë nukë kanë vetëmë një punë;
5 Kështu edhe neve të shumëtë jemi një trup mbi Krishtinë, edhe gjithësecili prej nesh jemi anët’ e njërit tiatrit.
6 Edhe kemi gjithë çfarë dhurëtiash pas hirit që na u dha; kush ka profiti, le të profitepsnjë pas piesësë besësë.
7 Kush ka shërbesë, le t’i bierë prapa shërbesësë; kush të ketë për të mësuarë, le t’i bierë prapa mësimit.
8 Kush ka për të dhënë ngushëllim, le t’ apë ngushëllim; ay që ep nga e tia, le t’ apë me zemërë të miturë; ay që ësht’ i parë, le të jetë me kujdes; ay që përdëllen, le ta bënjë me buzë tuke qeshurë.
9 Dashuria mos jetë me dy faqe; kini mëri së ligësë, e iu ngjitni së mirësë.
10 Doni fort njëri tiatrinë me dashuri vëllazërie; ja shkoni me nderë njëri tiatrit.
11 Mos ini të përtuarshim mbë nxitim të punëvet ; bëhi të nxehëtë ndë shpirt; i shërbeni Zotit.
12 Gëzohi ndë shpëresët; duroni ndë shtrëngimt; prisni ndë të falurit.
13 Epni nga të tuajatë ndë nevojat të shënjtorëvet; ndiqni miqësin’ e të huajit.
14 Bekoni ata që u ndiekënë juve; bekoni e mos mallëkoni.
15 Gëzohi me ata që gëzonenë, edhe qjani me ata që qjanjënë.
16 Kini një mëndëje njëri mbë tiatrinë; mos mendoni të lartatë, po unji bashkë me të përunjuritë; mos kujtoni vetëhenë tuaj për të mënçim.
17 Asnjeriu mos i shpaguani të keqe ndë vënt të keqesë; vështroni për punë të mira përpara gjithë njerëzish.
18 Ndë muntni, sa prej anësë tuaj, të keni paqtim me gjithë njerëzit.
19 Mos merrni shpagim për vetëhenë tuaj, o të dashurë, po bëni udhë zemëratësë; sepse është shkruarë: “Unë kam për të marrë shpagim, unë kam për të paguarë, thotë Zoti.”
20 Ndë i arthtë uri pra arëmikut tënt, epi bukë të hajë; ndë i arthtë et, epi ujë të pijë; sepse kur të bënç këtë, do të grumbullonjç thëngjij të ndezurë mbi kryet t’ ati.
21 Mos u munt prej së ligësë, po munt të ligënë me të mirënë.